Notre dame, drama jonë!

Opinione

Notre dame, drama jonë!

Nga: Bajram Sefaj Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:42
Bajram Sefaj

Shpërtheu zjarri në Notre dame de Paris. Shpërthyen lajmet e rrufeshme në të katër anët e botës. Si në shtypin e shkruar, ashtu edhe  në atë elektronik. Krejt e natyrshme.  Dame e Parisit, nuk ishte zonjë vetëm e këtij qyteti. Ishte e adhuruar nga mbarë bota. Kjo katedrale, e pashoqe kund në botë, ishte monument kulti më i vizituari. Numri i vizitorëve matët me shifra të mëdha dhe ndalet, në mijëra në ditë, e në shumë miliona në vit.

Të gjitha gazetat, pa përjashtim, (midis të cilave edhe gazeta  jonë), i benë jehonë dhe i dhanë publicitet të meritua kësaj ngjarje, kësaj flake të verdhë, të kobshme dhe të frikshme njëkohësisht. S’do mend se në këtë punë prinin mjetet ne informimit publik francez. Në nesër të dramës, në zemër të Parisit, pamjet nga kjo ngjarje tragjike, zunë (mbuluan) faqet e para. M saktësisht, faqen ballore të emrit të gazetave. Pa quar gjatë, pa e dramatizuar, më për ketë ngjarje edhe ashtu, dramatike, titulli më i mirë, më i qëlluar, më efikas dhe më madhështor  (magnifique) që zbardhi të nesërmen e dramës në gazetat ditore të Parisit, ishte ai i gazetës prestigjioze  Libération : Notre drame, ishte ai titull. Pra, në vend Notre dame, Nodre drame.  Me një shkronjë “r”  të futur mes “d” dhe “a”, ishte fituar ky titull  më shumë se fantastik, më shumë se gjenia. Autori (kreatori) i këtij titull në gazetën ditore të Parist Libération-it ia, meriton të gjitha shpërblimet ekzistuese për këtë lloj kreativiteti.

Nga gjithë ajo rrëmujë e furtunë masmediatike që krijua me rastin e flakës në Notre dame, unë ndava e veçova këtë detaj, të imtë në shikim të parë, por nuk del ashtu në shikim të dytë  e... Krahaso: Notre dame (Zonja jonë) me Notre drame (Drama jonë).Mrekulli, apo jo!

Unë u impresionova shumë, ti (lexues i nderuar) ndoshta do të impresionohesh edhe më shumë!

Legjenda: Për ta ruajtur bukurinë e Notre dame dhe të shumë e shumë monumenteve të tjera kësodore, me vlerë arkitektonike dhe historike e kulturore, autoritet franceze të kohës, nënshkruan kapitullimin para vërshimës dhe furtunës verbuese nazifashiste. Ke parasysh!   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat