Moska e Pekini kundër Kosovsës - Bota Sot
Moska e Pekini kundër Kosovsës

Opinione

Moska e Pekini kundër Kosovsës

Nga: Rexhep Torte Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:34
Rexhep Torte

Serbia edhe pse agresore dhe gjenocidale e p[ërbëtuar për shqiptarët dhe tërë Ballkanin, me çdo kusht po përpiqet të gjejë mbështetës për vazhdimin e realizimit të qëllimeve të saj luftënxitëse dhe ekspansioniste.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë më 25 prill 2019, deklaroi për mediat se gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin në Pekin, është takuar privatisht me Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, nga i cili ka marë mbështetjen për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOLL, UNESKO dhe në organizatat e tjera ndërkombetare.

Aleksandër Vuçiq gjithashtu deklaroi se, president i Kinës ka dhënë dritë jeshile edhe për bashkëpunimin tekniko-ushtarak ndërmjet Serbisë dhe Kinës, për furnizim me armatim ushtarak, pajisje radarësh për avionët dhe helikopterët që ka Serbia, avionë pa pilot, dhe raketa tokë-ajër, me çka do ta shhtojë fuqinë e saj ushtarake.

Aleksandër Vuçqi kokëkrisur as që mendon se fuqizimi i Serbisë me armatim ushtarak do të jetë vetëbrasje për vetë Serbinë.

Ky nervozizëm i Serbisë dhe ky insisistim për të kërkuar ndihmë paraprakisht nga Moska e tani edhe nga Pekini, e vërteton bindjen, se Serbia nuk e ka fare në plan anëtarësimin në NATO dhe BE, dhe se lojërat e saj diplomatike po i bën me qëllim për të shkëputur edhe ndonjë copë toke nga Kosova në bisedimet që insistohet të vazhdojnë në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Është për të ardhur keq që Serbia edhe pas tre luftërave të përgjakshme e gjenocidale që i nisi në fundshekullin e kaluar në Kosovë, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë, nuk është mbushur me mend edhe përkundër viktimave që i shkaktoi dhe disfatave që i pësoi.

Lidershipi aktual i Serbisë me politikën që po ndjek po tregohet sa naiv po aqë edhe agresiv, politikë e cila është konfliktuoze dhe që është shumë larg paqes.

Kësaj politike duhet ti thotë stop vetë populli serb, por gjithashtu stop duhet ti thonë edhe SHBA-të dhe BE-ja.

Është e padikutueshme se aktualisht fuqia më e madhe ushtarake, paqedashëse e paqeruajtëse në botë është NATO.

Të largohesh nga NATO dhe BE e të kërkosh ndihmë nga Moska e Pekini, siç po vepron Serbia, është marrëzi e vërtetë.dhe e kobshme për vetë Serbinë.

Lidershipi i Serbisë nuk mendon aspak në mënyrë të arsyeshme e racionale, se gadi tërë Ballkani tashmë është NATO dhe se gjersa Serbisë ti arrijë ndihma nga MOska apo Pekini, e ka hangër dreqi i mallkuar.

Lidershipi i Serbisë duhet ta dijë se as NATO dhe as shqiptarët nuk rrijnë duarkryq. Shqiptarët sot në Ballkan për nga numri ua kalojnë serbëve, e para, dhe e dyta shqiptarët edhe pse paqedashës e kanë një mllef të madh ndaj serbëve sepse serbët shqiptarëve u kanë bërë aqë shkatërrime, masakra e krime, dhe se shqiptarët kanë një motiv të papërshruar edhe që tu hakmeren serbëve për të gjitha ato të zeza që ua kanë bërë shqiptarëve, tani e shekuj më parë.

Shqipëria e Enver Hoxhas e ka provuar në lëkurën e saj tradhëtinë politike, ekonomike e ushtarake të Moskës me Stalinin dhe Hrushovin, por edhe tradhëtinë politike, ekonomike e ushtarake të Pekinit me Mao Ce Dunin.

Kjo duhet ti shërbejë si shembull dhe udhërëfyes edhe Serbisë, se vetëm po qe se është në krahun e SHBA-ve dhe të Be-së, që don të thotë se vetëm NATO është garancë e paqes, ndërsa Mosoka e Pekini janë vetëm shfrytëzues e mashtrues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...