Mjaft, qe tri dekada ia shurdhuam VESHËT Evropës dhe Amerikës, Enveri, Enveri, azil, azil, dhe, vetëm azil!

Opinione

Mjaft, qe tri dekada ia shurdhuam VESHËT Evropës dhe Amerikës, Enveri, Enveri, azil, azil, dhe, vetëm azil!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:07
Prof. Dr. Mehdi HyseniProf. Dr. Mehdi Hyseni

Sot “ Shqipëria e dyta në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil”.( http://shekulli.com.al/shqiperia-e-dyta-ne-bote-per-numrin-me-te-larte-te-aplikimeve-per-azil/ ).

-Ky është shpëtimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë?- Jo, në asnjë mënyrë jo! Ky është fatalizmi i Shqipërisë, sepse bredna 30 vitesh të shkuara nga Shqipëria kanë ikur mbi 1 milion shqiptarë (1990-2019).- Shkaku: Varfëria, papunësia, shfrytëzimi, hajnia, korrupsioni, plaçka, dhuna, pasiguria dhe mohimi i të drejtave dhe lirive më elementare të njeriut.

Historia, shteti dhe Shqipëria Etnike nuk ndërtohen me  vetëm me eksod (duke përzënë sa më shumë shqiptarë në vende të ndrsyhme të botës), me korrupsion, meme krim, me dhunë, me rrena, me hajni, me shpifje dhe me falsifikime  të kulakëve të pashpirtë-sundimtarë të sotëm (1990-2019)!

Dorën në zemër, nuk janë fajtorë azilantët shqiptarë, por udhëheqësit politikë të shtetit-milionerët e miliarderët, që po e kullosin pasurinë e tyre qe 30 vjet, duke u fsheur  nën  emrin e Enver Hoxhës!?

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 30 vjet, populli i varfër, i papunë dhe i degëdisur nëpër vende të ndryshme të botës për një kordhe bukë, ende nuk është në gjendje ta kupptojë drejt  perfidinë  më të rafinuar politike të oligarkëve nepotistë hajdutë borgjezë,  të cilët qe 30 vjet e vjedhin, e plaçkisin dhe e shfrytëzojnë egërisht pasurinë e popullit e të shtetit, duke u “justifikuar” me emrin e Enver Hoxhës.

-Po të mos ishte kjo parullë politiko-propagandistike mashtruese dhe gënjeshtare për t’u mbuluar nën të, sigurisht se pushtetarët milionerë dhe miliarderë nuk do të kishin pasur asnjë gjasë që të mashtronin, të shfrytëzonin, të vidhnin, të plaçkisnin dhe të  shpërngulnin mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria.

Pikërisht, kapitalizimi i kësaj parulle propagandistike 30-vjeçare ishte mbrojtja më e mire dhe më e sigurt vendore dhe ndërkombëtare e milionerëve dhe e miliarderëve nga populli, nga Evropa Perëndimore dhe nga Amerika. Ndryshe, populli, Evropa dhe Amerika, qysh para 30 vitesh do t’ua zinin në fyt milionat dhe miliardat e paligjshme të pushtetarëve dështakë  të korruptuar deri  në skajshmëri.

Korrupsioni, dhuna, plaçka, krimi i organizuar dhe mafia politike përzuri mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria (1990-2019)!

Pra, duhet të jemi realistë se mbi 1 milion shqiptarë, të cilët brenda 30 viteve të shkuara kanë braktisur Shqipërinë, duke marrë azil në Greqi, në vendet ee Evropës, në Amerikë dhe në Australi e gjetkë nuk janë aspak fajtorë, sepse gjithë pasurinë që kanë pasur ua ka uzurpuar dhe plaçkitur shteti i ri “demokratik” me kryehajnat-udhëheqësit e tij në krye, të cilët, duke vjedhur dhe shfrytëzuar egërsisht popullin, tanimë qe 30 vjet janë bërë milionerë dhe miliarderë. Këta janë fajtorët, të cilët me dhunën dhe me plaçkën e tyre  i kanë detyruar mbi 1 milions shqiptarë, që ta braktisin atdheun, duke kërkuar azil në vendet e huaja.

Pra, nuk kanë faj emigrantët shqiptarë, të cilët mbi 1 milion sish kanë fituar azilin në shtete të huaja (1990-2019), sepse si thotë një proverb popullor “skamja të çon në derë të hasmit”. Ndaj si Evropa, ashtu edhe Amerika duhet të kenë mirëkuptim ndaj tyre, sepse regjimi i sotëm shfrytëzues, oligarkik, burokratik, nepotist, korrupcionist, autokratik antipopullor i ka detyruar që të marrin udhën e mërgimit për të kërkuar bukë, strehë dhe mirëqenie në shtetet e Evropës dhe në Amerikë.

Ndaj, për mbështetjen e emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria (1990-2019) u jemi mirënjohjës edhe Greqisë, edhe Evropës Perëndimore, edhe Amerikës, edhe Kanadasë, edhe Australisë…,etj.

Mirëpo, problemet ekonomike, sociale, të papunësisë, të varfërisë dhe të moszhvillimit në Shqipëri nuk mund të zgjidhen, duke shpërngulur me  qindra,  me mijëra  dhe me milionë shqiptarë nga Shqipëria, vetëm për t’u pasuruar dhe sunduar   udhëheqjet e korruptuara dhe të dështuara.

 Kjo është politika më fataliste e drejtuesve të falimentuar të Shqipërisë (1990-2019).

Një politikë të këtillë favoriuzuese për klasën politike në pushtet, e cila duke vjedhur dhe plaçkitur popullin është pasuruar në mënyrë të paligjshme, duhet ta sanksionojnë me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike edhe BE-ja, edhe NATO-ja, edhe Amerika, edhe Kombet e Bashkuara.

Ta ndjekim shembullin e Gjermanisë së Re (1949-2019), jo shembullin e industrisë së korrupsionit, të krimit dhe të azilit  të udhëheqësve oligarkikë shqiptarë!

Sespe boshatisja e  Shqipërisë për t’i lënë të qetë udhëheqësit milonerë dhe miliarderë në krye të shtetit, nuk është shpëtimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë, por plaga e vjetër më e madhe dhe më e pashërueshme për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Pse ashtu, krejt gabimisht dhe naivisht,  qe 30 vjet nuk e kemi ndjekur shembullin e Gjermanisë së pasluftës, të cilën gjermanët e mençur, punëtorë, të disiplinuar dhe të përgjegjshëm ndaj kombit dhe shtetit të vet  me skarificën, me djersën dhe me punën e tyre të madhe bashkërisht ia arritën, që  nga gërmadhat dhe nga rrënojat e një shteti paraprak fashist, ta ndërtojnë një shtet të ri modern, të zhvilluar, të civilizuar, demokratik dhe ekonomikisht më të fuqshimin në Evropë dhe në botë.

*Duke “vajtuar” të kaluarën (Enverin), nuk ndërtohet e sotmja e as nuk mund të projektohet e ardhmja e lumtur e Shqipërisë.

-Udhëheqësit gjermanët (41 vjet) nuk   e plaçkitën dhe nuk e vodhën shtetin e vet, duke u fshehur nën emerin e Hitlerit, sikurse po veprojnë qe 30 vjet udhëheqësit e Shqipërisë, duke e vjedhur dhe shkretuar popullin dhe shtetin, duke   u “jusitifkuar” me gabimet e politikës së Enver Hoxhës. Kjo është e papranueshme për drejtësinë dhe për sistemin e deklaruar demokratik në Shqipëri.  –Si ishte e mundur që 1 milion shqiptarë të iknin nga demokracia (1990-2019)? !

Pra, si theksuam më sipër, duhet të bindemi  dhe të mësojmë nga  shembulli  karakteristik pozitiv i Gjermanisë Federale Perëndimore të pasluftës së dytë botërore (1949-1990), e cila me Konrad Adenaurin në krye pati filluar ndërtimin e një Gjermanie të Re-Antitetezë të Gjermanisë pushtuese të Hitlerit.

Siç e dimë të gjithë, gjatë LDB-së se  për fajin dhe krime të luftës së Hitlerit, Aleanca e Koalicionit Antifashist triumfoi mbi nazifashizmin dhe Gjermaninë e pati shndërruar në gërmadha, duke e bërë shkrum e hi-rrafsh me tokë. Mirëpo, gjermanët e mençur, patriotë atdhedashës, të vyer, të zellshëm, të disiplinuar dhe të përgjegjshëm  ia arritën që për 41 vite ta ndërtojnë shtetin më të fuqishëm ekonomikisht dhe më modern në Evropë. Ndryshe, po ta kishin vjedhur dhe plaçlitur shtetin, ashtu sikurse pushtetarët shqiptarë (1990-2019), duke  u jusitifikuar me  krimet e luftës së Hitlerit, sigurisht se nuk do të ekzistonte kjo Gjermani e sotme, e zhvilluar, demokratike dhe e lulëzuar ekonomikisht dhe në aspektin social dhe të mirëqenies.

Shqipërinë-perlën e bukur  shqiptare të Adriatikut e shkretoi korrupsioni, krimi dhe hajnia e oligarkëve shtetërorë

Sepse pas përmbysjes së sistemit politik të Shqipërisë socailiste, klasa politike e oligarkëve dolën mbi historinë, mbi shtetin, mbi popullin, mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi demokracinë, të cilët për vete, për familjet, për miqtë dhe për partitëe e tyre (në fromat më brutale antiligjore) grabitën, vodhën dhe përvetësuan tërë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme të shtetit komunist. Si rrjedhim shumica dërrmuese e popullsisë ngeli me “gishta në gojë” pa bukë, pa strehë, pa pasuri, pa mjetet elementare të ekzistencës. Kështu që, kjo padrejtësi, pabarazi dhe diferencim i egër klasor legalizoi ekzodin sistematik të mbi 1 milion shqiptarëve, të cilët  ikën jashtë Shqipërisë në Greqi, në Evropë, në Amerikë, në Kanada dhe në Australi etj.

Secili le të  japë llogari dhe, le  të përgjigjet për gabimet dhe për krimet e veta, pavarësisht se në cilën kohë kanë  ndodhur ato (1945-2019)

-Kaluan 30 vjet, shumë janë, asgjë nuk u ndërtua, asgjë nuk u përmirësua në planin ekonomink, zhvillimor dhe social për mbarë popullin. Për këtë periudhë, duhet të përgjigjen këta që i kanë hipur "kalit" qe 30 vjet dhe, edhe sot nuk duan t’i zbresin, sepse para Evropës dhe para Amerikës demokratike po hiqen si “demokratë” dhe si “reformatorë” të shoqërisë shqiptare të shekullit XXI.

Mirëpo, fatkeqësisht koha 30-vjeçare dëshmoi të kundërtën se udhëheqësit shqiptarë nuk janë “demokratë” e as “reformatorë”, por hajna, plaçkitës, korrupcionistë dhe mafiozë, që popullin dhe shtetin e kanë rrjepur në mënyrë që vetë të bëhen milionerë, miliarderë me vila, me hotele, me motele, me kompani dhe me firma të ndryshme, në emër të privatizimit dhe të reformave të rreme politike, ekonomike, ligjore dhe demokratike, duke u hedhur “pluhur syve” Evropës Perëndimore dhe Amerikës Demokratike, se këta “janë të pazëvendësueshëm, “miq të besueshëm” dhe “partnerë lojalë” të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore.

Mirëpo, ipso facto nuk janë asnjërën e as tjetrën, sepse derisa ta vjedhin, ta shfrytëzojnë, ta  plaçkisin dhe ta vrafërojnë POPULLIN dhe SHTETIN (me ligjet e tyre për mbrojtjen dhe për legalizimin e krimit të organizuar, të nepotizimit, të korrupsionit, të plaçkitjes dhe të burokracisë etj.), nuk mund të jenë as aleatë, as miq lojalë dhe të dobishëm as për EVROPËN  e as për Amerikën.

Askush mbi ligjin dhe mbi sistemin demokratik

Edhe pse është  ndërruar sistemi (1990-2019), askush nuk ka të drejtë të jetë mbi sistemin , mbi ligjin, mbi kushtetutën dhe mbi drejtësinë, askush nuk mund të jetë mbi shtetin, ta vjedhë shtetin, ta vjedhë popullin, ta varfërfojë dhe ta hedhë 1 mbi milion jashtë, duke e shkretuar Shqiperinë. Më duket se u teprua, qe 30 vjedhin dhe u pasuruan në milionerë dhe në miliarderë, duke u fshehur nën vellon e E. Hoxhës e dreqit e të birit. Këtë farë idiot strategjie nuk e ha me pazari, sepse është bërë bajate, dëmshme dhe e monotone  jo vetëm për mbi 40% të papunëve dhe të varfërve shqiptarë, por edhe për Evropën edhe për Amerikën. Mjaft më me sharje qe 30 vjet, duhet punë, djersë, disiplinë, përgjegjësi, ligj, drejtësi, barazi dhe mirëqenie.

Fundja, ata udhëheqës grabitçarë le të mësojnë nga shembulli historik i Gjermanisë, të cilën gjermanët (nga hiri dhe nga gërmadhat) e ndërtuan, e zhvilluan, e përparuan, e modernizuan dhe e bënë një nga vendet më të fuqishme ekonomike në Evropë dhe në botë. Ndryshe, po të kishin vepruar gjermanët me Konrad Adenauri, me Wili Brantin…, etj. në krye, duke u marrë  40 vjet me Hitlerin e vdekur dhe me mbeturinat e tij, sigurisht se, edhe Gjermania, do të ngelte sikurse Shqipëria e sotme më e varfëra dhe më e pazhvilluara në Evropë dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat