Hashim Thaçi sherri i sherrave, duhet të shkarkohet apo të izolohet

Opinione

Hashim Thaçi sherri i sherrave, duhet të shkarkohet apo të izolohet

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:25
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Nuk thonë kot, ai që e ka mizën pas veshi frikësohet edhe nga vetvetja nga hija e vet. Kjo i ndodhi Presidentit Hashim Thaçi, i cili jo me deshirën e vet, por me insistimin e ndërkombëtarëve, u detyrua të marrë pjesë në Komisionin hetimor të Parlamentit, për skandalin që e krijoi dhe e zbatoi vet, për deportimin me dhunë të shtetasve turq.

Ai u paraqit në komision i tronditur, i hutuar, me skenar të përkatitur më parë se si të bëjë show mediatik për t'i ikur të vërtetës. Sjellja e tij në Komision më tepër i gjasonte një rrugaçi se sa një Presidenti, i cili nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të komisionit, i ofendonte anëtarët e komisionit duke u kacafytur me çdonjërin për t'i ikur të vërtetës se ai dhe vetem ai qëndron prapa skenarit për deportimin e qytetarëve turq për në Turqi, i cili ishte skandali i dytë i tij pas tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Më këto tentime dhe me këtë pafytyrësi të turpshme të tij, si çdohërë u tregua si një njeri arrogant, i paedukatë, i pakulturuar dhe më kulturë shumë të ulët.

Ky njeri është shumë i rrezikshëm për sigurinë nacionale të vendit, sepse vetem ky i lejoi sigurimsat e Turqisë të vijnë dhe për dritën me diell t'i rrëmbejnë qytetarët e vetë para syve të publikut. Kuptohët se kjo ishte bërë nga policia dha AKI e Kosovës, me urdhërin e tij, bile edhe pa dijen e Kryeministrit Haradinaj, çfarë e ka rrezikuar sigurinë e vendit. Për këtë akt makabër të tij e falënderoi publikisht edhe Presidenti i Turqisë Erdogan, që do te thotë se ka egzistuar një koordinim i mirë midis tij dhe Presidentit të Turqisë.

Hashim Thaçi si i pa fytyrë që është, si një gënjeshtar, si një ngatërrestar në skenën politike në Kosovë, si një President përçarës që askush nuk i shkon pas por të gjithë e injorojnë, ka mbetur si një qyqe në folenë e vet, është qartë, por thuhet se ujkut të qartur duhet më ju tutë më së shumti. Së këndejmi duhet të bëhet çdo gjë që është e mundshme që ky njeri të largohet nga skena politike, të izolohet sa nuk i ka sjellë edhe ndonjë dëm të pariparueshëm vendit. Duhet të niset procedura për shkarkimin e tij sa më parë, sepse ky njeri është sherri i sherrave, është shumë i rrezikshëm për vendin.

Është çështje urgjente që Ambasadorët e QUINt-it të merren me të, tanimë kur e njohin se çfarë njeriu është dhe ta detyrojnë që të përgjigjet para komisionit hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat