Pasojat e kriminalizimit të privatizimit në Kosovë!

Opinione

Pasojat e kriminalizimit të privatizimit në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:46
Ismail Muçiqi

E keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovës që nga paslufta,pa asnjë dyshim është privatizimi dhe shkatrrimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe i aseteve tjera ekonomike.

Dikur Kosova ishte e njohur me ekonomin dhe industrin e saj, në të cilën punuan me qindra mijëra puntor.

Pothuajse në të gjitha Komunat e Kosovës, punonin dhe prodhonin shumë gjigade fabrika të cilat i dhanë impuls zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko shoqëror Kosovës. Dikur në Mitrovicë punonin Fabrikat dhe xehërorja e Trepqës,si ishin; Fabrika e Akumlatorëve, Shkritorja e Plumbit në Zveqan ndërsa në Pejë Fabrika e Sheqerit jo që i përmbushte nevojat e Kosovës por edhe më gjërë.

Në Komunën e Gjakovës ishte e zhvilluar Industria e Tekstilit Emin Duraku, e cila vite me radhë prodhoj dhe eksportoj rroba në gjithë rajonin e Ballkanit, po ashtu në këtë Komunë ishte e njohur edhe Fabrika e Metalikut, Kombinati Bujqësor Ereniku, ku ishin të punësuar me mijëra punëtor. Po ashtu në Komunën e Prizrenit ishte i njohur Kombinati Progres Eksport, Fabrika e Barnave, ndërsa në Ferizaj ishte e zhvilluar Industria e Drurit Tefik Qanga dhe Fabrika e Tubave si dhe Fabrika e Vajit shumë kualitativ. Gjilani njihej me Industrin e Duhanit me Fabrikën e Radiatorëve dhe të Baterive të cilat eksportonin në gjithë Europën,

Nuk mund të kalojmë pa e përmendur edhe gjigandin fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë, Fabrikën e Cementos në Elez Han, si dhe Kombinatin Bujqësor Agro Kosova.

I përmendëm vetëm disa nga asetet ekonomike të cilat ishin të njohura edhe jashtë kufive të Kosovës.

Të gjitha këto paslufte përmes formave të shantazhit dhe të kriminalizimit në emër të një "Agjensioni kompetent të Privatizimit", u shitën më shuma simbolike të cilat mendja e shëndosh e njeriut nuk mund të besojë.

Këto asete shoqërore të cilat u ndërtuan me mundin dhe djersën e popullit të Kosovës, i privatizuan dhe i blenë njerzit të cilët përmes formave më të ndryshme u pasuruan gjatë luftës në Kosovë dhe pasluftës, duke i shfrytëzuar pozitat e tyre në qeverit e pasluftës dhe në institutcionet tjera shtetrore.

Nuk mundemi pa e përmend privatizimin e "mjerë" të Fabrikës së Amortizatorëve, po ashtu u keqpërdorën dhe u kriminalizuan shumë ndërmarrje dhe prona bujqësore siç ishin: Kompleksi i Vreshtaris në Suharek dhe në Rahovec, pasuri kjo kombëtare të cilës i lakmuan edhe shumë shtete tjera.

Sipërfaqet e mëdha të tokave bujqësore të cilat i takonin ish koperativave bujqësore nepër Komunat e ndryshme të Kosovës, u blen nga liderët dhe individët tani të njohur që punuan dhe po punojnë në krye të institutcioneve të Kosovës.

Shtrohet pytja: Cilat janë pasojat e këti privatizimi?

-Ato u panë dhe po shihen si janë: largimi i punëtorëve nga vendet e punës, shëndrrimi i shumë ndërmarrjeve prodhuese në motele, hotele në qendra radiotelevizive, në salla sportive, duke ja ndërruar destinimin që kishin decenje me radhë.

Të gjitha këto deformime u bënë në heshtje dhe në shtetet normale nuk do të mund të kalonin në heshtje pa u vlerësuar dhe ndëshkuar përgjegjësit që sollën Kosovën në këtë gjendje.

Në shtetet dhe shoqërit demokratike në të cilat sundon rendi dhe ligji procesi i privatizimit është mbikqyrë dhe menagjuar në bazë të ligjeve të aprovuara nga parlamentet përkatëse.

Të gjitha këto që i thamë më lartë, në Kosovë kanë krijuar paknaqësi dhe pasoja ekonomike të pariparushme. Andaj nuk duhet të krekosemi për mos liberalizimin e vizave tërheqjen dhe largimin e investitorëve të jashtëm në Kosovë, si dhe krijimin e situatës të papërspektiv të gjeneratave të reja që u shkolluan, por të cilat për shkak të kësaj gjendje po ikun nga Kosova.

Në fund kjo gjendje e rëndë socialo ekonomike ka krijuar edhe pasoja tjera të dëmshme në shoqërin kosovare dhe ka krijuar dy shtresa:

1) Shtresën e të pasurve apo aristokracin dhe

2) Shtresën tjetër e varfur e cili mezi arrin të mbijetojë.

Në fund një prej bartësve dhe përgjegjsëve kryesor të dështimit të privatizimit në Kosovë, padyshim njeri i dytë i këti Agjensioni në kohën e UNMIK-ut e ai është Ahmet Shala me disa bashkpuntor të njohur për opinionin, të cilët luajtën rolin kryesor negativ dhe i sollën ish-ndërmarrjet e ekonomis shoqërore të Kosovës në falimentim të mjerushëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat