Samiti i Berlinit dhe Ballkani Perëndimor

Opinione

Samiti i Berlinit dhe Ballkani Perëndimor

Nga: Arbnor Sadiku Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:09
Arbnor Sadiku

Ideja e korrigjimit të kufijve e hedhur në tryezën e bisedimeve nga pala serbe, dhe prezantuar mirë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, si dhe e mbështetur edhe nga Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaqi, dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edvin Rama, dhe disa qarqe të SHBA-së, sikurse këshilltari i Presidentit Trump, pro sërb, M.Bolton, si duket dje në Berlin ka rënë poshtë, apo thënë më mirë si ide është hedhur në plehra.

Pra, tani mesa e kemi kuptuar, se në takimin e radhës që do mbahet në Korrik-2019, në Paris, takimi i gjashtë (6) vendeve të Ballkanit Përndimor do të vazhdoj më tej, me theks të veçantë dialogu Kosovë Sërbi, por me një agjendë të re të bisedimeve apo negociatave dy paleshe, të negociata nga udhëheqësit e dy shteteve më të mëdha evropiane si (Merkel) Gjermani dhe (Makron) Franc.

Ajo çka ne nuk e kemi pasur deri më tani si Kosovë, është unifikimi i brendshëm lidhur me faktin se cili është pozicioni i Kosovës në këto negociata apo bisedime, si shtet i ri sovran i pavarur dhe demokratik.

Ne me të drejtë si Kosovë do të duhej të kemi një ide të qartë se cili do ishin temat boshe të cilat do të negocioheshin me Serbinë : a) Shkëmbimi i Territoreve, b) Asociacioni i Komunave Serbe me korrigjimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, apo vetëm c ) Heqja e Taksës ndaj mallrave Serbe, me përfitim nga Bashkimi Evropian të marrëveshjes për Liberalizimin e Vizave.

Siç e dimë tani për tani Institucionet e Kosovës, kanë një çakordim, dhe diskrepanc, të madhe në koordinimin e agjendës diplomatike të mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës në arenën politike ndërkombëtare.

Pra, puna e parë që do duhej të bëhej do ishte unifikimi i faktorit vendor institucional Presidencë, Kryeministri, dhe Ministri e Jashtme, pastaj është e domosdoshme koordinimi edhe i akterëve partiak Pozitë-Opozitë, sepse nëse nuk ndodh kjo, kujtoj ne do të jemi më të dobët karshi palës kundërshtare pra Serbisë, sepse atje tanimë kemi një përqendrim të plotë të prezantimit të interesave serbe para bashkësisë ndërkombëtare, e që është i harmonizuar mirë nga Presidenti i Sërbisë A.Vuçiq dhe kryeministres serbe Bërnabiq. Për dallim nga Serbia, ne pra Kosova tashmë është në çakordim të plotë të prezantimit të agjendës së Kosovës, nga Presidenti Thaçi, dhe Kryeministri Hardinaj.

Por shikuar në anën tjetër samiti i Berlinit mund të jetë përfitues dhe i dobishëm për Maqedoninë Veriore e cila është prezantuar mirë në Evropë, pas arritjes së marrëveshjes historike me Greqinë rreth emrit që e mban tani pra Maqedonia Veriore, dhe e fuqizuar nga një qeveri reformatore e udhëhequr nga kryeministri Zaev, e cila është gati të i hap kapitullin për negociata lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Kurse, Shqipëria mbetet vend i cili kishte bërë progres pas anëtarësimit të vendit në NATO, por me pas kemi vërejtur se ka pasur regres në zhvillimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Pra, ajo që vlen të theksohet është se Shteti planifikon kurse ekonomia prodhon, dhe nëse ekonomia nuk prodhon asgjë, atëherë shteti s’ka çfarë shpërndan përveç varfërisë, e kishte thënë dikur XhovaniSartori.

Pra edhe rasti i Shqipërisë është shembulli tipik sesi shteti nuk ka çfarë planifikon dhe shpërndan përveç varfërisë, sepse ky vend ka një ekonomi që s’prodhon edhe aq, por i duhet të improvizoj një shetet jo funksional i cili ka përbrenda jo zhvillim dhe nepotizëm, dhe improvizim të shtetit dhe institucioneve kinse demokratike.

Pra, siç e dimë në mungese të një platforme ekonomike për zhvillimin e Shqipërisë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet e socialisteve dhe Edi Ramës, ishte thirrja e popullit për protesta, dhe me to ai erdhi në kolltukun e kryeministrit të Shqipërisë.

Me të njëjtën rrugë tanimë dëshiron të vije në pushtet partia demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, përmes protestave duke çrregulluar institucionet dhe duke paralizuar kuvendin e Shqipërisë.

Pra, mungesa e platformave dhe programeve të mirëfillta ekonomike në Shqipëri nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, e kanë sjell atë apo thënë më mirë Shqipërinë në prag të dështimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndaj, si konkludim mund të themi se Samiti i Berlinit i organizuar nga Kancelrja e Gjermanisë A.Merkel, dhe Presidenti i Francës M.Makron, ishte një mundësi e mirë për Kosovën që ideja e korrigjimit të kufijve e hedhur në tryezën e bisedimeve më parë nga pala serbe, dhe prezantuar mirë nga Presidenti sërb Aleksandër Vuçiq, si dhe e mbështetur edhe nga Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaqi, dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edvin Rama, dhe disa qarqe të SHBA-së, sikurse këshilltari i Presidentit Trump, i cili është pro sërb, M.Bolton, nuk do të kaloi.

Pra, tanimë frenat e dialogut Kosovë Sërbi do i marrin dy lidershipet dhe shtetet e mëdha evropiane si (Merkel) Gjermani dhe (Makron) Franc, pas dështimit të Brukselit zyrtar, dhe udhëheqëies së dialogut nga shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, FrederikaMogerini.

Gjithashtu, mund të themi se samiti i Berlinit ishte një mundësi e mirë edhe për vendet e tjera të rajonit, sikurse hapja e negociatave me shumë shpresa për Maqedoninë Veriore, dhe me pak gjasa për Shqipërinë, e cila pas krizës parlamentare e vë në pikëpyetje ecjen e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian.

Kurse, opsion i hapur mbetet edhe Mali I Zi e cili vend mund të ec sëbashku me Maqedoninë Veriore drejt Bashkimit Evropian, por vetëm pasi që të luftojë më shumë korrupsionin dhe zbarkoj qeverisjen nepotiste të MilloXhukanoviqit, kurse BosnjeHercegovina mbetet një shtet i pabërë, dhe shumë fragjil duke pasur parasysh edhe krijimin e kantonit të ri kroat atje, dhe tendencën e republika Sërbskës për bashkëngjitje me shtetin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat