Të kushtëzohet mbështetja për kandidatët Presidencial në rrethin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale më 5 maj

Opinione

Të kushtëzohet mbështetja për kandidatët Presidencial në rrethin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale më 5 maj

Nga: Ejup Berisha Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:28
Ejup Berisha

Kjo nuk është kërkesë për nacionalizëm të dëmshëm por për nacionalizëm në kuptimin Ne nuk ju urrejmë juve por e duam më së shumti vetveten si komb., Kjo është dëshmi për instalimin e një nacionalizmi bashkëkohor që përmban dhe shpreh dashuri për kombin shqiptar me respekt reciprok për të gjitha kombet tjera që kanë gjithashtu respekt dhe mirkuptim për kombin shqipatar që jeton jo vetëmse në RVM por edhe në rajon.

Përshembull opozita shqiptare dy partitë Aleanca për shqiptarët dhe Besa duhet ta kushtëzojnë mbështetjen për kandidatët presidencial maqedonas me realizimin e barazisë së plotë dhe me thellimin dhe përparimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptar. Ziadin Sela dhënien e votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duhet ta kushtëzojë me kthimin e partisë së tij në Qeveri, me plotësimin e kërkesave shqiptare për barazi më të plotë me maqedonasit dhe trajtimin më të mirë të shqiptarëve nga ana e maqdonasve.

Arben Taravari qenka prononcuar publikisht se Siljanovska nuk duhet të shpresoj shumë sepse votat e Blerim Rekës dhe të Partisë së tij Aleancës për shqiptarët nuk do të shkojnë në xhirollogarinë e saj si kandidate për Presidente të mundshme e mbështetur nga VMRO-DPMNE. Athua është qëndrim personal i tijë apo dhe i Partisë Aleanca për shqiptarët mbetet të shihet. Nëse është qëndrim partiak atëher opozita shqiptare e ka kristalizuar mbështetjen për Stevo Pendarovskin më 5 maj por duhet të sqaroj se çfar ka ofruar Pndarovski dhe LSDM për shqiptarët nëse ky me votat tona bëhet Presidnet. .

Pra edhe njëher do të përsëris mbështetja nuk duhet të jetë e shpejtë, pa kushte dhe pa garanci të sincerta të forta dhe reale se statusi i shqiptarëve do të barazohet me atë të maqedonasve,se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në RM,se flamuri dhe simbolet kombëtare shqiptare do të mund të përdoren në mënyrë të barabartë pa kufizime dhe ndëshkime në teritorin e RM-së. Kësaj I thonë llogari e pastër dashuri afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat