“Politika e Aristotelit”, Rilindja dhe B.E.!

Opinione

“Politika e Aristotelit”, Rilindja dhe B.E.!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:59
Qamil Gjyrezi

Integrimi europian ka një rëndësi të madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin e Ballkanit! Filozofia e B.E. është mbështetur në parimet politike që në kohën e “Aristotelit antik”, mbi të cilat janë ndërtuar themelet e qytërimit europian perëndimorë.

Angela Merkel e bëri të qartë në Samitin e Berlinit se, nuk mund të ketë hapje negociatash në Qershorë 2019 me Edi Ramën. Gazeta gjermane Die Welt: “Merkel kundër ndryshimit të kufijve. Samiti i Berlinit dështim për dyshen Rama-Thaçi. Merkel premtoi se do të ushtrojë ndikim mbi Macron për hapjen e shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila pret përfundimin e zgjedhjeve presidenciale”!

Si mund të celen negociatat me Rilindjen që nuk lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe “shkel” mbi parimet e demokracisë perëndimore “aristoteliane” në Shqipëri, vjedh paratë publike të njerëzve dhe bën plane për ndryshime kufijsh në rajon?!

Aristoteli ka shkruar tek libri Politika: “Politika është nevojë njerëzore e thellë dhe njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”. Aristoteli sikurse dhe Platoni e konsideroi politikën “idealisht” si fenomen “gjithpërfshirës” dhe asgjë sipas tij, nuk mund të krahasohet me politikën për nga rëndësia dhe sublimacioni. (Aristoteli 384-322 “Politika”)!

Mendimi perëndimorë Aristotelian ka luajtur një rol të madhe tek shtetet që kanë krijuar B.E. Edi Rama dhe Rilindja hodhën poshtë tezën e Aristotelit se: “Njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”! Edi Rama dhe Rilindja prezantuan në 6 vite “modele jo-njerëzore” politike?!

A mund të konsiderohen “njerëzorë” dhe me cilin politikan europian apo ballkanik mund të krahasohen modelet e ish-ministrave Rilindas të akuzuar për afera droge dhe shpërdorim të parave publike?

Në Shqipëri pas viteve 90-të ka patur ministra dhe zyrtarë shteti që kanë bërë “korrupsion”, por ata nuk kanë arritur deri në këtë pikë që ta “zhvfletësojnë” njeriun! Edhe qeveria Nano nuk mund të krahasohet me këtë “model” të qeverisurit  sic po bën Edi Rama.

Në shumë vende të Europës gjatë zhvillimeve demokratike teoria e “Aristotelit” është zbatuar shumë mirë. Politikanët europianë kanë prezantuar modele të mrekullueshme në shërbim të njerëzve dhe komunitetit! Mund të përmendi emra Europë të shquar si: Konrad Adeanuer, Willy Brandt, Angela Merkel, Helmut Kohl, Jacques Chirac etj, etj.

Në Ballkan modele si, Zoran Zaev që po bën disa reforma të vërteta në ekonomi, drejtësi, luftën kundër zyrtarëve të korruptuar dhe trafiqeve dhe politikën e jashtme në Maqedoninë e Veriut. Prandaj Maqedonia e Veriut është aktualisht më afër celjes së negociatave me B.E., krahas një sërë faktorësh të tjerë dhe “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit pa oligarkë!

Gjermania nuk vendosi për celjen e negociatave me Shqipërinë në Qershorë, mbasi në Shqipëri ka korrupsion, drogë dhe opozita proteston jashtë parlamentit. Mbi të gjitha Rilindja dhe Edi Rama janë shumë larg “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit, mbasi në Shqipëri ligjin e bëjnë të “fortët” dhe oligarkia vendase!

Në katërvjecarin e parë të qeverisë së Rilindjes u shfaqën elementët e parë të “sistemit oligarkik” që donte të ndërtonte Edi Rama në mandatin e dytë dhe më pas në të tretin, etj!?

Edi Rama bleu zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e oligarkisë vendase dhe parave të drogës! “Oligarkia është një formë e strukturës së pushtetit në të cilën pushteti qëndron me një numër të vogël njerëzish”. (Wikipedia 2019). Aristoteli shkruan tek libri Politika: “Një lloj i oligarkisë është ai në të cilin fitohen funksionet e pushtetit në bazë të “censit” aq të madh sa që njerëzit e varfër edhe pse janë shumicë nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit”.

Rilindja dhe Edi Rama krijuan dhe mbështetën e oligarkinë dhe në Shqipëri njerëzit janë varfëruar dhe nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit. Rilindja e “oligarkëve” e tregoi pjesën “jo-njerëzore” gjatë protestave të P.D.-së dhe opozitës.

Ministri i Edi Ramës, Sandër Lleshi përdori metoda “jo-njerëzore” kundër opozitës që protestojnë kundër Edi Ramës dhe Rilindjes. Gazi lotsjellës, dhuna policore dhe burgosja e opozitës nuk kanë të bëjnë me anën njerëzore.

Këto metoda prezantojnë elementë “jo-njerëzorë” të një qeverie oligarkike, autoritare që po “jep shpirt”!

Dorëheqja e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira, duhet të sjellin një qeveri demokratike që mendon dhe punon për njerëzit, me elementë njerëzorë, “perëndimorë aristotelian”, demokratik pro-europianë, për një Shqipëri më të mirë drejt integrimit në B.E.!

Po e mbylli shkrimin me disa thënie të ish-deputetes së P.D.-së Grida Duma: “Samiti i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të gjitha sinjalet që transmeton. Duket se një nga elementët prioritare është marrëdhënia Kosovë - Serbi. Kosova sot, ashtu si gjithmonë, ka nevojë për një Shqipëri dinjitoze! Shqipëria ka nevojë për përgjegjësinë e kuptuar mirë dhe ndershmërinë që i përgjigjet kësaj nevoje! Shqiptarëve në Shqipëri u takon ti dëshmojnë vetes, ashtu dhe të tjerëve, që çelësi i integrimit të tyre është në Tiranë. Çelësi i integrimit të shqiptarëve është vjedhur e mbahet peng nga interesa individësh që kanë pushtet, që uzurpojnë politikën, ekzekutivin, gjyqësorin, legjislativin”.

Por mes nesh nuk gjendet vetëm çelësi i humbjes. 
Mes nesh është edhe çelësi i zgjidhjes” (Grida Duma F.B. 2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat