Biseda që nuk u përfundua!

Opinione

Biseda që nuk u përfundua!

Nga: Milazim Maraj Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:04
Milazim Maraj

e vogel e ushtarëve po priste në këmbë. Janë gati tha eksperti i teknikës ushtarake Bashkim Kalaveshi oficer i Karrierës. Ai kishte kontrolluar në detale, si çdo ditë përgatitjen përsonale të secilit ushtarë. Askush nuk ishte lajmëruar së është i sëmuar. Flitej më zë të ulët. Pasoj komanda pas mejë djema. Në Koshare nuk kishte komandë përpara. Hecëm pak dhe u ndalem. Nga këtu nuk flitet,u thash, distanca e pozicionit tonë më të armikut është shumë vogel. Pranë meje i pari në kolonë ishte Lutfi Musiqi. Komandant a keni mënduar për njërzit e shkolluar në këtë Brigadë. Po i thash; Besa këtu pothuaj të gjithë janë të shkolluar.

Çka keni mbaruar ju? Jam Magjister i Shkecave Elektronike tha. Po pse nuk fole më herët. Jo, jo ska gjë vetëm pyeta.(Për ty ka punë të mjaftueshëme në qender, për informim, apo në llogaritje në artileri. ) thash më vete. Neser do të bisedojmë më komandantin e Batalionit Fadil Hadergjonaj. U vendosem në pozicione.Ishte heshtje, asgjë nuk degjohej. Një ditë më parë pati luftime të ashpëra. Kishim gjashtë të plagosur. Serbet në radiolidhje komunikonin më fjalor të shifruar. Por nga deshifruesi që e kishim gjetur në bunkerin e tyre një ditë më parë kuptohej së kanë 12 të vrarë dhe shumë të plagosur.Kishim luftuar nga ora 600 deri në ora 2000 Tërë ditën nuk kishin pasur kohë as të ushqehen.Ndërrimi për ta ishte mëse i domosdoshëm. Ushtaret nuk kishin pasur kohë as për të ngrënë bukë, madje edhe po ta kishin më vehte. Kishim hecur përpara nja 200m. Tani ata meritonin një pushim në istikamet e tyre edhe pse, nën krizmen e breshërivë e armeve dhe krizmat e granatave. Rreth orës 600të datës 30 prill përgjuam përgatitje. Gjenerali serb më pseudonimin “Deda” po komunikonte më dy vatrat e zjarrit të artilerisë së vet. Njera quhej “Zova” dhe tjetra “Vullkan”. E dinim deri ku arrijnë granatat e të dy qendrave të tyre. Pikërisht në ora 7.40 filluan granatimet nga të dy qendrat.

Granatoheshin pozicionet tona në terë Rrasën e Koshares. Gati nuk kishte mbetur m2 pa gropa të granatave të shpërthyera. Komunikimet në pozicionet tona ishin plot shpresë dhe vullnet. Tani ishte ora 1050, kishim tre orë luftë, zjarr nga të dy anet, nga të gjitha armet, komukimet, kërkesa për granatime, korrigjimet e zjarrit, urdherat, përziheshin më krizma pushkësh dhe shpërthime granartash. Në radilidhjet serbe filluan kërkesat për mjek. Pas pak vija jonë e zjarrit kishte leviz përpara në drejtim të pozicioneve të armikut.

Ata po kërkonin një traktor për të terhequr të vrarit dhe të plagosurit. Granatimet ishin të pa nderprera.Granatimet tani goditnin lartë, lisat shpërthimi i granatave në ajër ishte akoma më i rrezikshëm. Në radilidhjet tona të vogla që ikishim për komunikim brenda Batalionit u degjua një kërkesë e dhimbëshme. Dërgoni herifat(kështu i quanim mjeket me emrin e koduar)ishte Bjeshka-1. Abaz Thaqi.Kishte të plagosur, më vonë e kuptuam ishin plagosur: Lutfi Musiqi.Rifat Kastrati Sherif Haziri,Hivzi Rushiti,Arlind Karahoda,Fitim Maloku. Lufta vazhdoj derinë ora 1700. Pas përfundimit të kësaj situate u interesuam për gjendjen e të plagosurve. Mjeket Fazli Shala dhe Miftar Zeneli nga bunkeri i mjekëve na dhanë lajmin e dhimbshëm. Lutfi Musiqi dhe Rifat Kastrati kishin kaluar në përjetësi. Komandanti më pa në sy dhe më tha, për pak nuk arritem ta sistemojmë diku tjetër. Fytyra eLutfi Musiqit më kishte mbetur në memorien time, ashtu e buzëqeshur me pyetjen e tij.Ishte human dhe i qetë, njeri që nuk udhëhiqej nga emocionet. Këtë e tregoj më qendrimin e tij ndaj robit të luftes.Kur bashkë me Bajram Beqirin nga Shala e Bajgores, e kapen të gjallëkuririt të komandantit(Pilot) të parashuristave të ushtrisë serbe. Lutfi Musiqi e donte Kosovën, posa kishin kaluar kufirin e kishte puthur tokën.

Më Heroin e Kosovës Lutfi Musiqi do të dëshmojmë dashurinë e shqiptarit për atdhe dhe për popllin e vet,( duhet të shkojmë në luftë kishte thën shokëve në Londër qoftë edhe një fëmij ta shpetojmë). Sot heroi i Kosovës Lutfi Musiqi prezanton portretin e patriotit më përkushtimin e tij për të pasur vendin e lirë dhe të pavarur. Nga dita e renies ai dëshmon, shembull i gatishmërisë për sakrificë kapitale.

Heroi i Kosovës, Lutfi Musiqi na dëshmoi së nuk ka vlerë grada shkencore as standardi jetësor në Kosovë, Londër apo kudo tjetër pa atdhe të lirë dhe të pavarur. Ai na dëshmojë së nuk ka kënaqësi në mesin e njerëzve të pa kënaqur. Nuk ka jetë të lumtur në mesin e njerëzve fatkeq.Ai na dëmshon se liria nuk ka kuptim selektiv. Respekt për familjen Musiqi që lindi rriti dhe edukoj intelektualin patriot,Heroin e Kosoves, Lutfi Musiqi. Lavdi jetes dhe vepres së Heroit të Kosovës Lutfi Musiqi. Heroi do të jetoj gjithmonë, në kujtimin e familjes, njerëzve të tij të afert.dhe bashkëluftetarëve. Në kujtimet e brezave të ri që rriten dhe edukohën në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat