Oligarkia, ose sofra jonë e parë, e dytë…

Opinione

Oligarkia, ose sofra jonë e parë, e dytë…

Nga: Fadil Lepaja Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:00
Fadil Lepaja

“Nema,nema”, përsërisin serbët e kapur rob, ne serialin komik, “Skenderbeg”, të cilët me që ra fjala, në serial, hiqen për hungarez. Serbët nëpër seriale, sikurse edhe në politikë gjithnjë hiqen për dicka që nuk janë. Si duket kjo është shprehi e politikës në përgjitësi, e asaj bizantine në veçanti. Rrjedhimisht, është edhe e jona, pasi që ne jetuam më gjatë nën bizant, sesa nën të gjitha perandoritë e tjera. Kjo shihet edhe në mënyrën se si sundojnë sundimtarët tanë.

Ju do të thoni, ne nuk kemi sundimtarë, kemi qeveritarë dhe shërbyes të qytetarëve, sepse në demokraci qytetarët sundojnë, ndërsa qeveritarët qeverisin në emër të tyre…

“Nema, nema”, do të thoshin edhe po t’u thuhej se Kosova, tashmë e pavarur dhe e hapur në të gjitha anët, ka demokraci. Nëse e lëmë anash faktin se jo në të gjitha anët është e hapur Kosova, se ajo është e hapur për të hyrë, dhe e mbyllur për të dalur, mund të thuhet se shtetasit janë të lire edhe pse mund të shkojnë dhe të vijnë vetëm me fqinjët e parë. Deri këtu jemi në rregull, por liria dhe demokracia, nuk janë një. Po të ishin një, kush e di ku do të ishim tani?! Por, të mos spekulojmë…

Kështu, Kosova ka jo vetëm qeverinë, dhe institucionet demokratike por ka edhe pushtet mbi pushtet. Ka edhe shtet mbi shtet, madje ka edhe liri, por demokracinë nuk e ka. Mbi shtet edhe pushtet e ka oligarkinë, dhe ajo sundon përmes qeverisjes, të cilën e zgjedh vet. Ka edhe zgjedhje, por nuk ka garë. Kur piqen për pushtet, personalitetet ose partite, oligarkia i thërret për kafe, në restoran apo në jahtë dhe u premton pushtetin. Shtetasit, pastaj, vetëm dalin dhe kryejn obligimin e tyre patriotik, të legjitimojnë pushtetin dhe institucionet të cilat i ka (për)zgjedhur oligarkia, për interesa të veta. Kush nuk pajtohet është … nuk është asgjë. Është opozitë. As në parti opozitare nuk mund të jesh dikushi, nëse nuk pajtohet oligarkia. Sa qel e mshel sytë mbetesh pa parti.

Pra, pushtet mbi demokracinë, mbi shtetasit, është oligarkia. Por, jo mbi qytetarët, se Kosova është e shtetasëve të vet, dhe qytetarët as I nguc kush, as I pyet gjë.

“Nuk ka”, do të përgjigjej edhe fshatari shqiptar, i cili në Kosovën e re nuk është më as shqiptar, as fshatar, madje as qytetar. Falë zotit, askund nuk obligohet t’e theksojë përkatësinë e tij etnike, për të mos irituar askënd, as pakicat, e as ndërkombëtarët, sepse të gjithë tronditen kur ti ndihesh ndryshe , nga se është e paraparë me 1244 dhe anekset nga bisedimet për të cilat shtetasit nuk dine asgjë.

Ka pushtet mbi pushtet, edhe shtet mbi shtet, e madje edhe ligj mbi ligj, edhe pse në dukje të pare, krejt kjo mund të duket si një anarki e programuar. Qytetarët mund të bëjnë çfarë të duan, madje edhe njëri tjetrit, sipas nevojës dhe shteti nuk përzihet. Ndoshta, sepse secili e ka dikë në shtet, përndryshe, si do të mund të quhej shteti ynë.

Qysh funksionon pra shteti ynë? Thjesht! Para fushate, sikurse ariu, shteti zgjohet nga gjumi dhe aprovon buxhetin, për të luajtur lojën e demokracisë. Nejse, sa për garën, garë nuk ka. Te ne dihet kush fiton. Dihet kush e ka blerë, dihet kush e sundon këtë vend, por edhe qeverisja do njëfarë legjitimiteti ndërkombëtar, prandaj duhen zgjedhje. Sa për ne, as që duhej shpenzuar. A nuk kemi mjaftë lajme dhe argëtime në mediat e (pu)shtetit?

Ja për shembull, a nuk deshën me e kopjua Ukrainën, pra të kandidojnë një humorist për president? Vedati e kuptoi shumë shpejt, se nuk e konkuron dot presidentin aktual, dhe ideja u shua ende pa u ngjizur mire.

Pra, ne e dijmë kush është shteti, kush është i biri, madje edhe e bija e shtetit, si dhe kush kë e rreh, në shtet. E rreh shteti oligarkinë apo e kundërta, dhe dihet po ashtu kush dhe si duhet të qajë e qahet, sepse rrëfimi public duhet të ketë elemente të një mëlodrame që ndjell lot e gas.

E dijmë edhe ku duhet ankuar . Pra, nëse don me krye punë s’ke pse e bezdisë shtetin as demokracinë. Shteti nuk është hajgare. Ankohesh te veni!

Pra bashkë me shtetin, qohet nga gjumi edhe demokracia, dhe gjithëka fillon të duket sikur në filma, derisa del në skenë opozita. Ajo është gjithnjë e paknaqur. Sapo të kryhen zgjedhjet dhe marrim rezultatet e para preleminare, ajo do të kërkoj zgjedhje të reja, të tjera, të jashtëzakonshme.

Vetëm atëherë, do të kuptohet nga mediat se edhe pushteti i ri, është I shtetit, atij shtetit të vërtetë të cilin e kanë blerë familjet tona të mëdha, qysh nga koha e bizantit, apo perandorive të tjera, dhe të cilat me ndërrimin e fuqive të jashtme, ndërrojnë vetëm duke futur disa familje të reja, meritore, në sofrën e parë. Demokracija jonë, sikurse në kohën e përandorisë, fiseve, funksionon me sofra.

Me kot, mediat, për me e ba ma atraktive, ma modern rrëfimin, përpiqen me u vu emra latinoamerikan udhëheqësve të shtetit, edhe pse në dukje të parë udhëtimet e paspjegueshme atje, lënë për të komentuar. Por, mos u merrni me cikrrima. Ku eskobarët, e ku këta. Eskobar, ishte thjesht një hajdut I pagëdhendur I cili varroste bilionët e fituar nëpër bunker dhe mure shtëpishë. Këta janë të gëdhendur. Për herë të parë më ndihmën ndërkombëtare, është arritur paqe në mes shtetit, popullit dhe pronarve.

Pronarët e posedojnë, politikanët e qeverisin dhe e argëtojnë masën, bashkësia ndërkombëtare e mbikëqyrë dhe legjitimon rezultatet e negociuara, qysh përpara zgjedhjeve. Gjithëka, megjithatë sillet, në rreth të mbyllur.

Opozita, do të mbetet opozitë, dhe nuk do të fitojë kurrë me asnjë flamur tjetër, përpos të qytetarisë. Të gjithë të , pra ata ideologjik, plot energji, i valvitë, oligarkia. I ka ble, edhe flamujt!

Demokracia funksionon vetëm aty ku pronarët respektojnë ligjet e sovranit, qytetarit. Derisa pronarët të mos i nënshtrohen qytetarit, demokracia do të jetë e suspenduar dhe shteti do të jetë instrument i saj. Edhe qytetari dhe qytetaria nuk do të jenë as opozitë, por veç edhe e opozitë e opozitës. Qytetari do të e bojkotoj demokracinë, duke ikur nga këtu ose duke pritur…Godonë.

Ec e bjeri në fije! Ky është veç edhe një rrëfim për sofrën e pare, dytë…! Të tretën nuk e përmend askush…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat