Financimi në sektorin e bujqësisë

Opinione

Financimi në sektorin e bujqësisë

Nga: Artan Haziri Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:18
Artan Haziri

Çdo njëri nga ne i atribohet një drejtimi apo një profesioni mbi të cilin do të mund të ndërtoj atë dhe punoj në të. Prandaj një plan biznesi mbi bazë të analizës SMART dhe analizave tjera ndihmëse do të ishte stimulues i vullnetit të mirë të punës mbi krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ajo cka punohet në vend sot, sektori bujqësor është në fazën më të hovshme të zhvillimit dhe prandaj subvencionet do të jenë fryti më i mirë i rezultateve të rendimentit mbi kulturat bujqësore. Asnjëher nuk ka qenë prioritet i qeveris zhvillimi afatgjate i bujqësis. Këtë e verteton edhe udhëheqja nga minoriteti serb i këtij sektori. Ne duhet të orientohemi nga ky sektorë, sepse nuk kemi kapacitete tjera .Qeveria dhe organet përkatëse duhet të krijojnë strategjinë e zhvillimit mbi politikën përkatëse dhe të punësimit dhe të vlerësojnë se në cfarë mase politikat ekonomike ekzistuese janë në përputhshmëri me këtë qellim primar ngase nënë këtë pike do të rekomandoja: në krijimin e kushteve më të mira për kredi për NVM-të dhe bizneset familjare, eleminimi i pengesave në tregti me vendet fqinjë dhe më pas krijimi për mundësin e eksportimit edhe më tej, si dhe lansimi i një program atraktiv për tërheqjen e investimeve të jashtme në forma të ndryshme.Skema mbi financim në sektorin e bujqesisë do të mund të drejtohej në shumë menyra për formën e shpërndarjes dhe për subvencionimin e qytetarit, Qeveria fillimisht mund të krijoj jetë me të lehtë atyre, sidomos banorve në zona rurale si P.Sh. tu ofrohen fillimisht kushte për jetës si ndonjë Qendër e mjekësisë familjare, fushe sportive e gjëra të tjera qe qytetarit do ti lehtësonin jetën fillimisht. Duhet tështohet perqindja ( %) e ndarjes se buxhetit për këtë sektore.

E kur qytetari të ketë një jetë të lehtë ai aktivitetin biznesor mund të zhvilloj në fshat ngase qytetari në zonën ku jeton ai posedon tokë familjare me të cilën ai mban familje dhe shumë shpesh kemi hasur ne të se po te kenë mundësi do të mund të zhvillonin aktivitetin e vet edhe me gjerë pra bëhet fjalë për të jetësuar në mendjen e tij të bërit biznes me tokë të tij ku më pas kjo do të sjellte efektin e mos zbrazjes së fshatrave ngase edhe në fshat ka mënyra për të punuar e jetuar nga to.

Kjo mund të arrihet me bashkëpunim me anë të qeverisë dhe qytetarëve nëpër zona rurale, por si?

Qeveria të nisë takimet me ta dhe të kuptoj se në qfarë forme ata dëshirojnë fillimin e punës dhe jetësimit të bërit biznes dhe nga shumë të interesuar qeveria do të mund aktivizonte një mekanizëm të ri të punës dhe ky mekanizëm dukshëm do të ishte i mirëseardhur ngase qytetari së pari nuk do të varej nga qyteti për shumë gjëra dhe si qytetar i zones rurale do të mund të sherbente më pas qytetin me rendimentin të cilit i përkushtohet dhe biznesin të cilin e bënë.

Jeta normale e një qytetari do të kishte favore të shumëta në ketë rast, ngase ky qytetar i cili nis biznesin nga një subvencionim i qeverisë jetëson produkte vendore dhe krahas kësaj ai do të punësonte më pas edhe shumë të tjerë ngase tregu shumë shpejtë do të absorbonte produkte me veti natyrale dhe produkte me cilësi të prodhimit të lartë që do të mund të arriheshin.

Dhe, nën këto përparësi Qeveria do të mund të propozonte një draft udhëzues për të gjithë të interesuarit në disa nene si:

1. Për cdo banor të zones rurala i cili posedon mbi 5 hektar tokë Qeveria e subvencionon me 30% të mbulimit të shpenzimit për mbjelljen e Mjedrës,

2. Për cdo banor të zones rurale i cili posedon 10 krerë bagëti, Qeveria e subvencion me makinë për grumbullim të qumeshtit,

3. Për cdo banor të zones rurale i cili posedon mbi 5 hektar tokë, Qeveria e subvencion me 30% të mbulimit të shpenzimeve për mbjelljën e kungujve.

4. Ata që nuk e punojn tokën, të paguajnë tatim dyfishe ose toka e tyre të përdoret nga punëtoret e fshatit , pa pages.

Duhet të përdoret taksa ndaj produkteve serbe si shtytje drejt forcimit të bizneseve vendore dhe rezultat i kësaj duhej të ishtepushtimi i tregut me produkte vendore dhe pastaj rritja e eksportit.

Ndalemi te pika 1 ku tani dijmë se mjedra mund të përdoret në forma të ndryshme për punë dhe procesi i saj nga banori i zonës rurale mund ta jetësoj atë si produktë të vlefshëm dhe profitabil, dhe nga Qeveria të propozohet edhe forma e bashkëpunimit ngase një qytetar nëse nuk mund të posedoj 3hektar ai mund të bashkohet edhe me fqinjë dhe mbi planin e hartuar dhe të punuar më pas ta dorëzojnë në formë të projektit dhe bashkëpunim me organet qeveritare të jetësojnë biznesin.

Në pikën 2 kemi shumë exportues të qumështit dhe produkteve shtesë që vijnë nga qumështi prandaj një subvencionim për të gjithe ata që posedojnë krerët do të ishte pasqyre e mirë e të investuarit në produkt dhe punë vendore.

Qytetari me anë të pikës grumbulluese ai do të ishte në gjendje të bënte shitje më pas.

Në pikën 3 poashtu mundë të kemi bashkëpunimin e pikes 1 dhe më pas destimi i produktit të jetë për treg vendor ku plasimi i tij mund të bëhet nëpër markete tona në formë të farave dhe aty të futet gramazha në shumë mënyra në mënyrë që blerësi të këtë shumë cmime për zgjedhje.Keshtu edhe prodhimi vendor rritet dhe produktet serbe perfundimisht dalin nga tregu.

Në piken e 4 nënkuptojme që fshataret që pa ndonje arsye nuk e punojne token e tyre, të zgjedhin a deshirojne të paguajne tatim të dyfishte në prone apo toka e tyre të punohet nga fshataret që shprehin interesim, por pa kompensim.

Sektori i bujqësisë është ndoshta sektori primar në të cilën mundemi lehtë të zhvillohemi dhe më pas favoret do të ishin të shumëta sepse cdo interpretim i tij ka të bëjë përfaqësim të produktit vendor.

Kosova zhvillon një ekonomi tranzicioni dhe sot si burim më i mirë i rregullimit të tregut të punës do të ishte financimi i prodhuesve vendorë ngase aty do të mund t’i masim efektet e të zhvilluar të biznes në bazë të prodhimit vendor dhe në këtë menyrë ky efekt do të ndikonte direkt në rritjen e Bruto Prodhimit vendor ngase rritjet ekonomike në kuadër të prodhuesve vendor do të na dergonin në një stabilitet makroekonomik të vendit dhe si rezultat do të kemi rritje të punësimit poashtu.

Në këtë rast politikat e shtetit do të duhej të ishin të matura ngase cdo vendim i marrë në politikën fiskale nuk është i lehtë për shkak se ndryshimi i një variabli mund të shkakëtojë ndryshimin e variablave të tjerë dhe të marrë kahjen e gabuar si psh. Do të mund të kishim rënie të konsiderushme të importit me c’rast prodhuesi vendor do të mund të vendos cmimin pa ndonjë “pengesë” shtesë , por hartimi i politikave fiskale në ketë rast do të duhej të stimulonte prodhuesit vendor deri në atë masë sa do të pranohej cmimi i produkteve në treg dhe prodhuesi vendorë të mos “goditej” nga importi.

Por shteti mbi hartim të politikave fiskale dhe stimulim të prodhuesve vendorë do të mund të ndërtonte politika të veqanta si:

Lehtësim mbi eksportin e prodhuesve vendor

Për cdo prodhues vendor i cili eksporton në vendet në rajon do të ketë lirim të taksave deri në vlerën 10000 eur për produkte,Kjo do ti krijonte favore kompanisë VIPA chips e cila si lider në tregun tonë eksportin ta zhvilloj edhe më tej dhe këtë ta bënte pa embargo dhe ky përfitim do të mund ti lehtësonte qarkullimin ditor asaj qarkullimin javor apo edhe përformanën vjetore..

Prodhuesit vendor tani më adresarin e tyre duhet ta kenë të orientuar nga politikat e shtetit sepse vendet e rajonit kanë hapur korridoret dhe marrim shembull sikur VIPACHIPS të bëjë eksportin e patateve në vendet në rajon dhe shteti favoret ti ndërtoj mbi:

1. Bazën e vlerës eksportues,

2. Bazën e shtimit të punësimit,

Baza e vlerës eksportuese se për cdo vlerë të eksportit deri ne 10000 eur vlerë të mallit tatim të jetë 70% më lirë se në pragun aktual dhe kufizim të punëtorëve se për cdo të kësaj sasie eksportuese të marr punëtor të rinjë e ata punëtor të kenë kontrata më pas sezonale e me pas për aftësit e tyre të kenë edhe kontrata më të gjata.Vendimi i marrë per ndyshimin e TVSH-së nga qeveria është poashtu një element me shume i cili nuk mund t’i ikë rekomandimit tonë.Vendim i tillë ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe shpërndarjen e barrës tatimore tek të gjithë pjesëmarrësit. Ana më e forte pozitive nga ulja e tatimit vjen nga ulja e tatimit në produktet themelore ngase tash aty qytetari me të hyra mesatare mund të kërkoj produktin me cmim të cilin mund të përballoj.Por cka në do të perfitonim në këtë rast?

Me përshkallëzim të politikave fiskale do të mund të liroheshim sado pak nga “ngerqi” i të zhvilluarit biznes me politika të rregullta dhe me liri të nivelit të zhvilluarit punë.Kjo nënkupton se deri më tani bizneset kanë qenë të ngarkuara dhe nuk do të mund të punësonin punëtorë të tjerë por edhe ata që i kishin i kanë mbajtur pa kontrata të rregullta të punës ose mënyra tjera që kanë sjell deri në evazion fiskal nga ana e biznesit, themi se përshkallëzimi i politikave tatimore në vend mund të hap sado pak rrugën për rimëkembje të bizneseve dhe shtim të volumit të punës dhe numrit të punëtorëve poashtu në ndërmarrjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat