Hashim Thaçi më përkrahësit e idesë për korrigjim kufijsh, po e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës

Opinione

Hashim Thaçi më përkrahësit e idesë për korrigjim kufijsh, po e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:09
Hafiz Shala

A është  Baton Stanishiqi  nenkryetar  nën hije  i  Kosovës  në  cilësinë e  pjesëmarrjës  së  tijë  në  Nish  për  korigjimin  e  kufijve respektivishtë  ndarjen  e Kosovës?!

Nga kush paguhet,  nga   buxheti  i  Kosovës  apo  ai  i  Rusisë  dhë Serbisë?!

Nese  veprimët  e  presidentit  konstatohën  si  akt  tradhëtie  ndaj  vëndit, a  duhët  të  merrën  masa  sipas  Kushtetutës  së  Republikës?!

Nese  opinioni  i  gjërë  respektivishtë  populli, institucionet, shoqëritë  civile  dhë  subjektët  politike, po  e  vërëjnë  rrezikun  që  mundë ti  sjellë  vendit  ky  president  dhë, megjithate  heshtin, nuk e përdorin  të drejtën kushtetuese  dhë  qytetare  për  ta  largue  në  mënyrë  urgjente  nga  posti  të  cilin  e  mbanë  në  të  cilin  ka ardhë  pothuajse  më  dhunë  dhë  kundër  deshirës  së  popullit. Pse hamendë?

President  i  plotëfuqishëm dhë  legal,  është  ai  cili  zgjidhët më votën  e  dretëpërsedrejti  nga  populli  dhë  jo  vetëm  nga Parlamenti  sepse, fatëkeqësishtë  Deputetët  të  dirigjuar  nga partitë  respektivishtë  kryetarët  e  tyre, nuk  po  ju  mundësohët që  të  votojnë  në  bazë  të  përgjegjësisë  individuale  dhë besimit  të  cilin  e  kanë  marrë  nga  populli por,

 janë  të  kufizuar  që  të  veprojnë  sipas  direktivave  të  kryetarve të  partijve, shpesh  edhe  të  kushtëzuar  dhë  të  shantazhuar.

Fatëkeqësishtë  as  në  Kosovë  nuk  jemi  imun  nga  e  ashtuquajtura  partiokracia  dhë  kryetarokracia.

Që  të  jamë  i  kjartë  në  këtë  qe  e  thashë, më  duhët  të  shërbehëm më  praktikat  e  zgjedhjeve  të  deritanishëm  të  deputetve, përfaqësuesve  dhë  udhëheqjeve  të  ngushta  bile  edhe  partiake meqrastë  pëngohën  të  zgjidhën  nga  njerz  më  vota  të  fshehta  ku  pa  ndërhyrje  dhë  dirgijme  partiake, votuesit  do  ti  votojnë  të besuarit  dhë  preferuarit  e  tyre.

Pse  duhët  kryetari  i  nji  partie  ta  propozojë  listën  e  delegatve respektivishtë  të  deputetve  më  qëllim  që  ata  ti  kenë nën kontrollë  e  jo  ngalistat  e  votuesve  sipas  rënditjes  së  votava  të fituara  por  të  jenë  të  jenë  të  propzuar nga udhëqja partiake që të jenë  të  degjueshëm  dhë  të  disciplinuar  që  nënkuptonë, së  pari  të  mbrohën  interesat  partiake  e  në  rëndë  të  dytë  ato  shtetërore. Kjo, as përseafërmi  nuk  i  ngjanë demokracisë  reale  dhë  substanciale.

Si  rezultat  negativ  i veprimeve  të  këtilla  nga  udhëheqjet  partiake,  po  reflektohët  theksueshëm  në  kuadrin udhëheqës  të  shtetit  në  të  gjitha  nivelët. Sepse, këta udhëheqës  në  qfardo  posti  të  jenë, manipulojnë  më  anëtarët  e  partisë, ndikojnë  drejtëpërsedrejti  tek  ata  duke  jau  kërkue përkrahjën  për  qfardo  vëndimi,  qoftë edhe në dëmë të  interesave  të  të shtetit. Duhën  ndërrime   të  nevojshme kushtetuese.

Samiti i  Bërlinit  ishte  pasqyrë   fatëkeqe  për udhëheqjën  e  Kosoveës  në  rëndë  të  parë  mosuniteti, divërsitët  në  qeshtjët  të  rëndësishme  shtetërorë  në  rastët ma  të  ndjeshme  historike  kur duhëj  të  flitëj  dhë  të  vëndosej për  fatin  e  vëndit.

Hashim Thaqi, fatëkeqësishtë  si  i  pari  i shtetit, ishte  ma  i zëshëmi   nëg   kundërshtim   të  vëndimeve  kushtetuese  e  sovrane  posaqërishtë  kur  ishte  fjala  për  taksën  ku  bashkë  më  Edi Ramen,  ishin   në   anën   e   Serbisë  si  dhë  tentim  të  aktualizimit  të  idesë  ruso  serbe  më  përkrahjën  e  këtyre  të dyve  dhë  të   Baton  Stanishiqit  i  cili  në  qdo  vëndë, në  qdo medium  dhë  posaqërishtë  ate  të  tijë  i  cili  po  të  vepronte shteti  sipas  Kushtetutës dhë  masave adekuate  për  sigurinë  kombëtare, mediumi  i  tijë “ Klan Kosova” duhët  të  mbyllët urgjentishtë,  kurse  ndaj  tijë  si  pronar,  të  ndërmirrën  masa  ligjore  për veprimtari  subverzive  kundër  Republikës  së  Kosovës.

Të  gjitha  institucionët  demokratike  të  shtetit, pozitë  opozitë e shoqëri  civile, ende  heshtin  duke  e  parë   rrezikun  që  po  i kanosët  nga  ky president  duke  mos  kursyer  as  mjete  financiare për. Lobime  të  ndryshme  në  SHBA  në  ëmër  të  tijë  përsonal  e  jo  të  shtetit  më  gënjeshtrat  e  tijë  duke  i  dezinformue  dhë mashtrue  përsonalitetët  amerikane, Kongresmen  e  Senator,  stafin e  Presidentit Trump, posaqërishtë  Këshilltarin  për  Siguri  kombëtare  zotin  John  Bollton  i  cili edhe ashtu  nuk  është  në  favor  të  Kosovës, deri  të  Presidenti Trump që  përmes  bashkëpunëtorve të tijë,  se  ideja  për  korigjim  të kufijve  është  zgjedhja   ma  e  “ pranueshme  edhe  për Kosovën”  edhë    për  Serbinë. Për  këte  të  fundi, më  siguri  së  po.

Presidenti, për  herë  të  parë  nisi  më  folë  për  gjenocidin  dhë krimët  serbe  në  Kosovë, përndryshe, kurrë  më   parë   nuk  i paraqiti  në  takimet  e  hapura   e   me  siguri  as  ato  të  fshehta, përderisa  nuk  doli  nji  trimëreshë  shqiptare  e  cila deshmojë para  Kongresit  në  degjimin  e  organizuar  lidhur  më  dhunimët  nga  ushtaret   dhë  paramilitaret  serb  më  mbi  njizetmijë  fëmrave shqiptare  ku  vërtetë  në  Komitetin  për   Politikë  të  Jashtme  të Kongresit  Amerikan  për  hrë  të  parë  u  degjue  zëri  i  të  dhunuarës  në  ëmrin  e  sajë  dhë  të  të  gjitha  të  dhunuarave shqiptare.

Mos të harrojmë  së,  dhunë seksuale  ka  pasur  edhe  ndaj  mëshkujve,  por ata  heshtin  dhë  nuk  kanë  kurajo  që  ti  denoncojnë  publikishtë sikur  zonja  Vasfije Krasniqi- Goodman.

“President”, po  u  deshka  që  ata  nga  varrët  të  flasin  për masakrat  e  serbve,  përderisa  ti  heshte  tërë kohën. Tani, kur  e vrejte  së  nuk  të  ka  mbetur  ma  vëndë  jo  vëtëm  në  presidencë  por  as  në Kosovë, fillove  të  bëlbëzosh  të përdorë shorehje të “ ashora” që  diqka paska  pa  ndodhë  në  Kosovë. Ja  shikonë  fytyrën e  Vuqiqit  së  si do  të  reagojë, përndryshe  do  ti  qetë  të  gjitha  të  bëmat  si mercenar  dhë  bashkpunëtor  besnik. “ President” nuk  të  ka mbetë  ma  vënd  përpos  në  Serbi  ose  Turqi  të  vëllëzërit  tu. Ik, “president” ose  do  të  mnxjerrin  jashtë,  par  se  të  zbrazët Kosova  për  hir  tëndin  dhë  udhëheqjës  së  padurueshme  dhë të  paaftë  e hajdute  e  cila  nën  sundimin  tëndë, nuk  u  ka  mbetë  ma shpresë  për  të  jetuar  në  Kosovë. Shumë ma  nmirë  pa nty.

Samiti  i  Bërlinit, e  fundosi  përfundimisht  ëndërrën  famëkeqe te  presidentit,  Edi Rames, Mogherinit, Vuqiqit  më  kordinatorin  e  tyre  Baton Stanishiqin. Mbetën  më  gishta  në  gojë  por  më  etiketën  e  tradhëtisë  dhë  veprimit  pasë  shpinde  të  popullit  dhë  të   Kryeministrit  i  cili qëndrojë  i paluhatur  rrethë  taksës  ndaj Serbisë  si  mjet  i  vetëm  për  ta  ndalur  të  keqën  që  po  i pregatitej  Kosovës. Presidentit, nuk  i  mjaftojë  as  prezenca  jozyrtare  e  dy telallve  të  tijë, Baton Stanishiqit  dhë  Hajdar  Beqajt  i  cili  ”e shpetojë”  presidentin  në  Komisionin  hetimor  për  debimin  e turpshëm të   shtetasve  turq  nga  Kosova  dhë, këta  bajloza, presidenti  i   mori  më  vetë  anipse  është i  formuar Komisioni  parlamentar  për  bisedime  më  Serbinë  që  më   siguri, e  ka   pasë vendin  para  këtyre  të  dyve  pa  e  ditur  së  në  qfarë  cilësie  ishin bashkëudhëtar  të  presidentit  më  para  të  taksapaguesve ( ndoshta siq  tha  njeni më  “ Air  Pacolli”).

Ishte  shumë  indikative  intërvista  e  Ministrit  të  Jashtëm  të Kosovës  zotit  Bexhet  Pacollit  i  ftuar  në  emisionin  Klanë  nga Stanishiqi  të cilin  e kishte  sjellur  që  në  nji  mënyrë   ose  tjetrën  ta mbështetë   për muri  qe  të  thotë  së  ideja   për  korigjim  të  kufijve  si  opsion “nuk ka  përfundue”.

Dhë, në  mbyllje  të  emisionit, ai  vetë  e shpalosi  këtë  konstatim  të pakonstatur  përposë  tijë  që në nji mënyrë të ja atribuojë  zotit Pacolli, si  ide  ende   aktuale.

Zoti ju  “lashtë shëndoshë” juve: Hashim Thaqi, Edvin Kristaq Rama, Aleksandër  Vuqiq  dhë  Baton Stanishiqi  së  kësaj  pune  i  vuri kapak  zonja  e  hekurt  e  nji  shteti  mik  të  Kosovës, Angela Merkel dhë  Kryetar  i  Francës  Macron  më  ndikimin  dhë  bashkërendimin  e  qëndrimeve  si  zgjedhje  evropiane  për  nji shtet  të  Ballkanit  bashkë  më  shtetët  tjera  duke  e  eliminuar Rusinë  që  të  involvohët  dhë,  gjithashtu  edhe  Administratën  e Presidentit Trump  e  cila  ishte  e  gënjyer,  e  manipuluar  më  lobim  të përbashkët   më  ate  serb  i  cili  duke  e  parë  angazhimin e Thaqit  në  bashkpunim  më  Vuqiqin, erdhen “ në përfundim” së  kjo zgjedhje  do  të  jetë  e  sukseshme  dhë  siq  e  theksonë  Presidenti Trump  në  letrën  e tijë  së  do  të  ishte  i  gatqëm  që  kjo marrëveshje  të  nënshkruëhët  në  dhomën  Rozë  të  Shtepisë së  Bardhë. Presidenti  ende  i  varë  shpresat  së  kjo  “ do   të ndodhë!

A  nuk  janë  këto  veprime  dhë   fakte  të  mjaftueshme  dhë   të arësyeshme  që  presidenti  të  largohët  nga  posti  i  tijë  dhë  të kërkohët  përgjegjësia  institucionale  dhë  ligjore  sipas Kushtetutës  së  Republikës  së  Kosovës.

Kjo i ngjanë  sikur nji  agresor  i gatqëm  ta  sulmojë  Kosovën, e  ju rrini  duarkryq.

Si arësyetoni  ju   përgjegjës  në   krye  të  institucioneve  të  Kosovës?

Pse  urgjentishtë  nuk   thirrët  seanca  e  jashtëzakonshme  e  Parlamentit dhë  të  shkarkohët presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat