Kur Serbia e Rusia ishin aleatët kryesor të Shqipërisë së Enver Hoxhës!

Opinione

Kur Serbia e Rusia ishin aleatët kryesor të Shqipërisë së Enver Hoxhës!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 2 maj 2019 Në ora: 15:39
Enver Hoxha

“I kishim aleatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britaninë e Madhe në Luftën e Dytë Botërore”, gënjejnë sot nipat e Enver Hoxhës dhe ca budallenj të tjerë që e festojnë fitoren partizane mbi forcat kombëtare e atdhetare. 

E kishit aleatë Serbinë (Jugosllavinë) e Rusinë (Bashkimin Sovjetik), dy shtetet më armiqësore ndaj shqiptarëve, kurse SHBA-të e Britaninë e Madhe i shpallet armiqtë. Aleatët tuaj Serbia e Rusia u ndërsyen kundër kombit tuaj. Dyzetë e pesë vjet zgjati lufta juaj kundër kombit e vlerave më sublime kombëtare, dyzetë e pesë vjet vollët vrerë kundër “aleatëve” SHBA-s e Britanisë së Madhe. Armiqtë tonë historik e aktualë i bëtë vëllezër, kurse aleatët tonë historikë e strategjik i shpallët armiq.

Në frymën e Shqipërisë së Enver Hoxhës flasin e shkruajnë edhe sot ca historianë të mjerë të cilët tërbohen kundër nazifashizmit, kurse e ulin bishtin kur duhet të kritikojnë aleatët serbo-rusë.

Njëqind herë më shumë vranë shqiptarë të Dardanisë e të Maqedonisë aleatët tuaj- serbët me ndihmën tuaj e të rusëve se sa pushtuesit fashistë italianë apo nazistët gjermanë.  

Nipat e Enver Hoxhës sërish përpiqen të përtërijnë aleancat me Serbinë e me  Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat