Nga vendimi pozitiv i GJND-së, deri të degradimi i procesit të shtetndërtimit të Kosovës!

Opinione

Nga vendimi pozitiv i GJND-së, deri të degradimi i procesit të shtetndërtimit të Kosovës!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 2 maj 2019 Në ora: 21:42
Hashim Thaçi

Itinerari i shkurtër i legjitimimit të së drejtës së Kosovës për Pavarësi e Shtet Sovran dhe delegjitimimit të shtetësisë se Kosovës së 17 shkurt 2008, nga plani serb n'duartë e Thaçit me idenë serbe të copëtimit dhe zhbërjës së Republikës së Kosovës.

- Vendimi këshillëdhënës i GJND-së i datës 22 korrik 2010, se Ri-shpallja e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008, nuk bije ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe as me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mendimi i cili ishte kerkuar pas shpalljës së kordinuar ndërkombëtarishtë të kësaj pavarësie nga ana e Serbisë sfiduese, pasoi një Rezolutë tjetër të Asamblesë së Pergjithshme të OKB-së e cila mirëpriste vendimin e GJND-së për shpalljën e Pavarësisë së Kosovës dhe pershendeste gadishmerinë e BE-së dhe Bruxelit zyrtar për të lehtësuar, përserisë ; lehtësuar "Dialogun": Kosovë-Serbi, fillimisht si "Dialog Teknik" i filluar me 08 mars 2011, dhe për t'ndryshuar trajtë e synim me 19 tetor 2012 nga ai teknik në Dialog Politik : Për normalizim të mardhënjeve ; Kosovë-Serbi.

Si ndodhi degradimi total i procesit të bisedimeve n'Bruksel?

Në mënyrë përfide, u përvijua "Dialogu për opëtimin e Kosovës" nga ana e Serbisë armike dhe qarqeve anti-Kosovë & anti-shqiptare të Brukselit n'krye me shefën e politikes së jashtme të BE-së, zonjën Frederika Mogherini, dhe 5 vendet anëtare të BE-së që nuk njohin Kosovën.

Gjithë këtij procesi anti-shtetëror të Kosovës, pra ndarjës dhe copëtimit të Kosovës, i dolën zot, për fatin tonë të ligë ; Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë, zotërinjët, Hashim Thaçi & Edi Rama.

Ideja e vjetër serbe për copëtimin e Kosovës, tanimë kishte gjetur edhe lojtarët shqipëfolës dhe n'krye të Institucioneve nacionale, n'Kosovë & Shqipëri, por me një togë-fjalësh që kamuflonte copëtimin me korigjim kufijsh, i cili në esencë ; s'dallonte në asgjë.

Hashim Thaçi & Edi Rama, kishin futur në agjendë zgjidhjën finale të një marveshje ligjërisht obligative me njohje reciproke, një zgjidhje të cilën vetë Presidenti Thaqi, e quante të kompromiseve të dhimbshme me Serbinë, me qe ajo kishte bllokuar integrimet tona në organizmat dhe organizatat nderkombëtare, dhe asgjë më dëmshme, biles edhe m'a e rrezikshme, s'kishte; sesa statuskuoja dhe procesi i ngrirë n'mes dy vendeve, një konstatim ky që nxirrte n'dritë të diellit tendencën e Hashim Thaçit për t'a copëtuar Kosovën dhe hapë rrugën Serbisë për integrime n'BE!

Thaçi duke kërkuar Kosovën Lindore, dhe korigjimin e kufijëve do që :

- Të thyhen Parimet e Grupit të Kontaktit,

- Të bije Pakoja e Ahtisarit për Pavarësinë e kordinuar me Bashkësinë Nderkombëtare,

- Të hapet, përkatsisht t'rihapet qështja e statusit të Kosovës,

- Të bije poshtë akti i Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti 2008,

- T'bije Kushtetuta e Republikës së Kosovës,

- T'bëhen t'pavlefshme njohjët nderkombëtare, mbi 115 sosh!

Thaqi e di mirë se Kosova Lindore s'merret pa luftë, dhe koha që t'a marrim me luftë nuk është tani, por do që t'i hap rrugë Serbisë armike në kontestimin e lirisë sonë dhe shtetin e bërë me shumë sakrifica ndër breza dhe ndihmën vendimtare të aleatëve n'krye me SHBA-të në NATO me 1999!

Thaçi & Rama, sikurse Vuçiq & Putin, e duan procesin n'pikën zero (0), pra;

- Kthimin në Rezolutën 1244 të KS,

- 6 pikëshin e Ban Kimunit, dhe

- Marreveshje që knaqë palët (lexo; vetëm Serbinë)!

Në letren derguar Presidentit Amerikan, Thaçi vë n'lajthitje Shtepinë e Bardhë, duke i siguruar se Kosova është e gatshme për një marrveshje kompromisi me Serbinë armike, që t'hapin kapitull të ri dhe t'ecim tutje n'rrugën e integrimeve Euro-Atlantike.

Dorën në zemër, në Kosovë askush nuk përkrahë idenë e Thaçit, alias të Serbisë për copëtimin e Kosovës, dhe t'gjithë e kundershtojnë si në kor, përjashto PDK-në e cila e pason me zell Presidentin dhe idetë e Tij, kontraverse, perfide dhe anti-Kosovë.

- Të tjerët, përashto opozitën LDK & LVV, e kundershtojnë idenë e copëtimit (lexo: idenë Serbe për zhbërjën e shtetësisë së Kosovës), por nuk e ndaluan Presidentin, dhe i'u bashkangjitën "Misionit" të Tij, anti-Kosovë e anti-Shqiptarë !

Tani, pas goditjes që mori n'Berlin dhe nga Kncelarja e Hekurt, Merkel, sytë & shpresa e Thaçit, Ramës e Vuçiqit, janë në Presidentin Francez, Makron dhe në Bolltonin e Shtepisë së Bardhë të Presidentit Amerikan, Donald Trump...!

Administrata e Presidentit Amerikan, Donald Trump, duhet të njihet më "lojën" serbe të Thaçit n'lidhje me Marreveshjen me Serbinë, dhe t'njohtohen me gjëndjën dhe qendrimin tonë pa ekuivoke, për ruajtjën e gjithë atyre vlerave të arritura bashkë më SHBA-të, dhe kundër të cilave: hapur kanë dalë Thaçi & Rama dhe n'sikron me Vuçiqin, Putinin dhe "Violinën" Mogherini!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat