Aleksandër Vulin kufirin e vërtetë të Serbisë e keni në Kaukaz dhe jo në Kosovë

Opinione

Aleksandër Vulin kufirin e vërtetë të Serbisë e keni në Kaukaz dhe jo në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:59
Rexhep Torte

Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtjes së Serbisë, më datë 1 maj 2019  para mbështetësve të partisë së tij në Vranjë, deklaroi  se “angazhohem dhe dëshiroj sa më parë  përcaktimin e kufijve  me shqiptarët, sepse vetëm ashtu  mund të vazhdojmë  të meremi me veten dhe popullin serb dhe se kjo është në të mirë  për popullin serb”, duke vazhduar se,  “kundër caktimit të kufirit  janë Gjermania, Kroacia, Shqipëria, ‘shqiptarët në Kosovë” ( me ç’rast iu shmang të thotë  Shteti i Kosovës), një pjesë e Bosnjes dhe Hercegovinës, Mali i Zi dhe Maqedinia Veriore”.

Zoti Vulin, edhe kjo është pjesë e propagandës gënjeshtare të Serbisë, e cila  në vitet 1998/1999 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke e bërë tym e flakë Kosovën, duke vrarë e masakruar  15 mijë  persona të pafajshëm në mesin e tyre gra, pleq, fëmijë , po edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Ushtarët e para,ilitarët  e Serbisë kryen dhunimin më mizor e makabër ndaj 20 mijë femrave shqiptare. Ushtarët e militarët  e Serbisë rrembyen nga shtëpitë 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Agresioni gjenocidal i Serbisë detyroi që me dhunë të lanë shtëpitë e tyre 1 milion shqiptarë banorë autoktonë të Kosovës e të strehohen në Shqipëri e Maqedoni. Për të gjitha krimet e masakrat serbe në Kosovë ka fakte dhe dëshmi të shumta. E tërë bota e din se Serbia në fund të shekullit të 20-të nxiti dhe nisi tre luftëra gjenocidale  edhe atë  në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

Zoti Vulin, po Jua  kujtoj se  serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi në  shekullin e 6-të dhe se fillimisht  me luftëra të përgjakshme  e  kanë okupuar Beogradin, ku në atë kohë kanë jetuar Ilirët, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët. Pas kësaj me luftëra të përgjakshme serbët  kanë vazhduar ti dëbojnë  shqiptarët dhe kështu i kanë zgjeruar kufijtë e tyre, ndaj dhe kufijtë e  vërtetë të Serbisë duhet ti kërkoni në Kaukaz, atje prej ku e keni origjinën dhe jo në Kosovë.

Zoti Vulin, nuk ekziston asnjë fakt historik që mund të dëshmojë  që shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë të tokës së huaj.

Këtë më së miri e dëshmon faksimili i Hartës së Enciklopedisë së Rusisë i vitit 1817 ku mund ta shihni edhe vetë Serbinë e vogël të asaj periudhe.

Zoti Vulin, Serbia duhet të kërkojë falje publike për krimet, masakrat dhe shkatërrimet që i kreu në Kosovë, e jo me lot krokodili e propagandë të rrejshme edhe pse është agresore mundohet të tregohet si viktimë.

Pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë dhe kjo është rezultat i fisnikërisë dhe i shpirtit demokratk  të shqiptarëve.

Zoti Vulin, për shkak të Serbisë hegjemoniste shqiptarëve iu  bë padrejtësi e madhe edhe në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920, ku më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, ku sot jetojnë në pesë shtete të ndryshme.

Po Ju jap një shembull dëshmues. Si pasojë e  kësaj padrejtësie Dibra më parë qytet i Shqipërisë, tani ndodhet  në Maqedoni e shkëputur  kundër vullnetit të banorëve të saj. Lidhur me këto ngjarje tragjike nuk u zbatua as konfiguracioni  natyror  dhe as vullneti  njerëzor e politik i dibranëve.

Rous Uajden Lein, shkrimtare amerikane  në vitin  e 20-të të shekullit të 20-të në librin  e saj  me titull “Majat e Shalës”, shkruan se, “ Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë  ne vijën kufitare të vitit 1913, siç nxiret  sythi i një  patateje”.

Dimitrije Tucoviq në librin e tij me titull “Serbia e Shqipëria”, duke përshkruar gjendjen e krijuar në viset shqiptare të  aneksuara  asokohe nga Serbia, shkruan se, “ Aneksimi ndau  bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës,tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe shitësin  ngs  tregu, rrethin prej qytetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e hambarët e ushqimit, burimet e jetës u prenë”.

Zoti Vulin, serbët për qëllime okupuese  Dibrën e kanë djegur tri herë, duke plaçkitur miliona franga ari, stoli, orendi e bagëti, sepse Dibra asokohe ka qenë krahinë shumë e pasur  në bujqësi, ekonomi e tregëti shumë të zhvilluar, dhe e gjithë kjo plaçkë  është dërguar në Beograd. Për këtë lulzim ekonomik të Dibrës asokohe thuhej , “ po qe se digjej Stambolli  mund ta ndërtojë dibra, ndërsa po  të digjej Dibra nuk mund ta ndërtonte Stambolli”.

Zoti Vulin, Serbia duhet të heqën dorë njëherë e përgjithmonë nga  projektet ogurzeza të Naçërtanies,  të Çubrilloviqit , Gara shaninit , Dobrica  Qosiqit dhe të Millosheviqit, i cili thoshte se kufiri i Serbisë do të jetë gjer aty  ku jeton edhe një serb i vetëm. Edhe vetë e patë si përfunduan  Serbia dhe Millosheviqi.

Serbia duhet të demokratizohet duke u bërë anëtare e BE-së  dhe e NATO-s.

Pretendimet aktuale të lidershipit të Serbisë që me Kosovën duhet të gjendet një kompromis për të mos mbetur gjoja Serbia humbëse janë  tejet absurde.

Kosova tani është shtet i pavarur e sovran dhe se cilitdo që  do ti prekën kufijtë aktualë të Kosovës do ti digjën duart.

Zoti Vulin, sot në Ballkanin Perëndimor  jetojnë afër 6 milionë shqiptarë, ndërsa 5 milionë jetojnë në Turqi si pasojë e politikës nacionaliste të Serbisë, e cila i deryroi shqiptarët me një presion të paparë që të shpërngulen në Turqi.

 Kjo don të thotë se sot shqiptarët në Ballkan janë më shumë në numër se serbët, të cilët  kanë problem me natalitetin dhe po tua heqish hungarezët e Vojvodinës , muslimanët  e Sanxhakut dhe romët mbesin shumë pak.

Shqiptarët në  rast rreziku nuk do të rijnë duarkryq. Së shpejti  gadi tërë Ballkani do të jetë NATO dhe se çdo aventurë kundër shqiptarëve do ta merr përgjigjen e merituar.

Për Serbinë shpëtimi është në BE dhe NATO, sepse në të kundërtën gjersa të arrijnë Kina dhe Rusia në Ballkan për ta ndihmuar Serbinë do të jetë shumë vonë.

Zoti vulin, këtë tekst dhe këtë hartë të Enciklopedisë Ruse jepuani ta lexojnë e shikojnë edhe Presidentit Aleksadër Vuçiq, kryeministres Ana Bërnabiq dhe ministrit të jashtëm Ivica Daëiq, mbase  mendoj se  mund të ndikojë pozitivisht që të heqin dorë nga qëndrimet dhe retorika kërcënuese, nacionaliste  dhe hegjemoniste  ndaj Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat