A nuk po e shihni se ju ka ra perdja, po duken të gjitha te bëmat dhe të pa bëmat e juaja

Opinione

A nuk po e shihni se ju ka ra perdja, po duken të gjitha te bëmat dhe të pa bëmat e juaja

Nga: Islam Fejzullahu Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:01
Ilustrim

Derisa një takim jo formal i quajtur samit në Berlin të Gjermanisë të organizuar nga Gjermania me liderën më të fuqishme në botë e cila punët dhe detyrat ne shtetin e vet dhe për popullin e vet i kryen vet, dhe nga  presidenti Francez i cili shtëpinë e vet e ka llugë nga pakënaqësitë  me protesta të përditshme popullore, e mundohet të ndihmoj tjerët, sikur dëshmoj se po luhet një lojë në kurriz të tjerëve duke keqpërdorur zonjën e hekurt gjermane!

Samiti i Berlinit nuk la për të dëshiruar thuaja krejt pak se nga çfarë u prit sepse pjesëmarrësit tjerë sikur pritnin radhën për tu frymëzuar vet para tjerëve mete pa vërtetat dhe te pa kryerat si duhet të detyrave dhe roleve ne vendet e tyre? Fillimisht iu përkushtua kujdes marrëveshjes Greqi-Maqedoni e cila përfundoj sipas diktatit të të fortëve falë edhe  shukatje nga politik bërësit  shqiptar atje që shukate për të drejtat e popullit të vet, me mbështetje, urime e përgëzime për këto marrëveshje? Pastaj qasje tjetër iu kushtua situatës së tensionuar Kosovë-Serbi të ngritur pikërisht nga te fortit për qëllimet e tyre? Dhe është për të ardhur keq pikërisht nga zonja e hekurt se si ajo u keqpërdor duke u shtirë falso tjerët sepse dihej mirëfilli se qasja e saj ishte shumë serioze po e keqpërdorur nga tjerët pikërisht nga ata të cilët as qe ishin pjesëmarrës! Tjetër çështje ishte se si pjesëmarrësit shtireshin sikur e dëgjonin dhe mbështesnin kancelaren por kjo shihej falso e hapur kryesisht ata te shitur rusosllavoserb me servilet e tyre? Vërejtja ime shkon pikërisht për të tillët nga trojet shqiptarë dhe në një mënyrë përkrahësit e tyre. Drejtuesit shqiptar funksiononin si një instrument i çakorduar(si thotë populli i dalur nga dyzeni) të cilët vetëm kërkonin shansin dhe mundësinë se cili i pari do prezantohej si një hero në vete por pa merita? Ishte për keqardhje pikërisht e tillë paraqitje sidomos e presidentit të Kosovës, kryeministrit të Shqipërisë, presidentit serb sepse vërehej hapur se ata  sikur bartnin te gjitha ne vete  dhe ata i kryejnë te gjitha edhe pse secili nga ata dëshironin dhe tentonin që me akuza e kundër akuza ndaj njeri tjetrit të dëshmojnë secili është ma i afërt me samitin dhe me tjerët? Vrenjtje  e posaçme pas samitit shkon për klasën politike Kosovare e cila sikur promovon abonime politike për tu përgatitur për zgjedhje apo ndonjë formë ndryshe qeverisjeje duke tentuar qe secili ma tepër ta akuzoj tjetrin, ta etiketoj, ta degradoj por nuk po e shohin se ju ka ra perdja dhe populli tani po i sheh të gjitha(me përjashtim te atyre akterve dhe te akredituarve te tyre ne forma te ndryshëm abuzive; me punësime partiake, shantazhe ,blerje e çfarë jo tjetër).Koha nuk po punon për ju duke tentuar që me këto forma te frymëzoni tjerët sikur ishte rasti i fundit i kryeministrit te vendit duke iu uruar popullit liberalizimin e vizave, prezantimi i presidentit me temë boshe se nëse nuk arrihet marrëveshja këtë vit me Serbinë e humbim edhe një dekadë, a qe i humbi dy dekada nuk ka arsye asnjeri nga ata? Ma  e keqja se kanë filluar pikërisht tani ta degradojnë edhe vlerën e luftës së UCK-së duke u kundër akuzuar në mes vete se cili ishte ma trim, ma patriot e tjerët shukasin si akter në skenë të mbyllur?

Perdja ju ka ra po shiheni te tillë çfarë jeni pikërisht para popullit nuk shiten tutje asnjë nga foret e juaja. Po shihet vetëm e vërteta se si të rinjtë po e lëshojnë vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat