Huliganizmi nëpër shkollat e Kosovës!

Opinione

Huliganizmi nëpër shkollat e Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:58
Ismail Muçiqi

Misioni dhe bekimi i institutcionit shkollor,ka obligim që të arsimoj dhe edukoj gjeneratat e reja djem e vajza, dhe ti aftësoj nepër profesionet e ndryshme që nesër ata të jenë të gatshëm ti ndihmojnë vetes, familjes dhe shtetit për të ecur përpara.

Populli shqiptar, i cili ishte shumë i vuajtur me shekuj, nuk kurseu asgjë t'ia mundësoj fëmijut të vetë shkollimin,arsimimin dhe edukimin si armën më të fuqishme për ti dal zotë vendit dhe popullit.

Në saje të këtyre idealeve, nuk u kursya edhe kafshata e fundit e gojës e familjeve shqiptare, për shkollën shqipe. Në saje të këtyre përkushtimeve, gjatë shekullit të kaluar u shkolluan dhe u arsimuan gjenerata të tëra duke e zhdukur analfabetizmin, i cili ja kishte lidhë këmbët pothuajse çdo familje shqiptare.

Krahas shkollimit të gjeneratave të tëra të profileve të ndryshme, porosi dhe bekim për çdo të ri dhe të re nga familja kishte ndërtimin e mbarë të personalitetit të njeriut, vyrtytet morale njerzore dhe vlerat kombëtare.

Këto vlera hapën rrugë të reja dhe e bënë krenar individin, familjen, rrethin dhe shoqërin.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, për shkak të rrethanave të ndryshme e në rend të parë për shkak të degradimit të vlerave, sistemi arsimor në Kosovë, u la pas dore dhe u degradua deri në atë shkall, që dhe na brengos të gjithëve.

Dukurit negative që po ndodhin përditë e më shumë që po ndodhin nepër shkollat e Kosovës, duke u manifestua edhe me huliganizëm, ku po pësojnë të rinjët adoleshent me moshë të mitur, tregojnë qartë se sistemi arsimor nga lufta e këndej është për tu dëshiruar.

Faktorë kyq në ndërtimin e personalitetit të njeriut të ri , padyshim është familja, shkolla, rrethi shoqëror dhe sistemi arsimor. Ky zingjirë i domosdoshëm ka kohë që u shkëput dhe gjërat elementare që e drejtojnë këtë proces i kanë mbetë stihis.

Qeverit e njëpasnjëshme, përkatësisht Ministrit e Arsimit, fatin e arsimit e lanë pas dore si në aspektin material ashtu edhe në atë shoqëror.

Eksperimentet që u bënë përmes kinse reformave shkollore dhe Kolikulave të reja sollën dëme të pariparushme në lamin e arsimit dhe edukimit.

Poashtu përpilimi i teksteve shkollore në të shumtën e rasteve ju besua njerzëve joprofesional, duke i stimuluar klanet dhe grupet e ndryshme të interesit, më shumë për interesa partiake dhe familjare.

Në kohën e ekonomis së tregut të konkurencës dhe të dijes, në vend të gërshetimit të teoris me praktikën, sistemi i arsimit në Kosovë, ka dështuar dhe është shumë larg realitetit të kohës dhe vlerave që po vinë.

Andaj në fund, po theksojmë se të gjitha këto dështime sistemore në arsimin e Republikës së Kosovës, kanë ndikuar që përpos rënjes të suksesit dhe dijes të nxënsëve dhe studentëve në të gjitha nivelet, në shprehje ka ardhur edhe huliganizmi dhe qërimi i hesapve ndërmjet të rinjëve nepër shkolla, të cilët nuk kanë patur mundësi që ti nënshtrohen edukimit të mirëfillët ashtu si porosisin pedagogët e mëdhenjë të kohës Komenski dhe Pestaloci.

Kjo i mungon arsimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat