Beteja politike: Përendim - Lindje, për Serbinë!

Opinione

Beteja politike: Përendim - Lindje, për Serbinë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 4 maj 2019 Në ora: 00:32
Angela Merkel, Vladimir Putin dhe Donald Trump

"Lufta" në mes të BE-së & SHBA-vë në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër për Serbinë, konsiston në faktin se përmes saj, si nga njëra palë, poashtu edhe nga pala tjetër ; depertohet thell n'Ballkanin Përendimor dhe prish balansët dhe ekuilibrat gjeo-politike dhe gjeostrategjike të pales rivale (kundershtare). Serbia e di peshën e vetë dhe rëndësinë që ka, si për njërën, poashtu edhe për palën tjetër, andaj luan mirë me kartën e interesit strategjik që ka dhe i epet n'konstelacionin e forcave n'përballje: Lindje-Përendim ! Serbia, edhe pse e sëmuara e Ballkanit, shkakëtare e tri luftërave të përgjakshme në ish Jugosllavi, si n'Kroaci, Bosnjë e Kosovë, n'fund shekullin e kaluar, falë pozitës gjeografike, fuqisë ekonomike, forcës ushtarake dhe historisë së saj hegjemoniste, sot është tepër ngushtë e lidhur me Rusinë dhe aleatët e saj gjithandej, dhe e përkdhelura e Përendimit në anë tjetër, për arsyetë që dihen e i potencuam.

E vetëdijshme për rolin dhe rëndësinë që ka për dy polet, përkatësishtë ; Përendim-Rusi, ajo do të përfitoj maksimumin e mundshëm nga palët e e interesuara që t'a kanë n'krahë Serbinë. Rusia e do me çdo kusht t'a ruaj Serbinë në zonën e vetë të influencës, dhe e gatshme t'paguaj çmimin e investimeve ekonomike n'Serbi, ndihmën në ushtri dhe armatosjën e saj me armët e sofistikuara bashkohore ushtarake & luftarake për ruajtjën e balansave dhe ekuilibrave me NATO-në dhe anëtarët e rinjë të saj, të Ballkanit Përendimor, por edhe si kërcnim për stabilitetin e rajonit dhe me gjerë...

Edhe Përëndimi, përkatsisht ; BE & Amerika, që t'dyja në NATO, duan t'a shohin Serbinë të integruar fillimisht në BE dhe në zonën e influencës Verio-Atlantike, me qellim të mbajtjës largë të influencës Ruse në Serbi dhe depertimit Rus në Ballkanin Përendimor ! Rusia e mëkëmbur e Putinit, Serbia e ringjallur e Vuqiqit, në njërën anë, dhe shteti i brisht i Kosovës dhe i kapur nga kapo-bandat n'pushtet në anën tjetër, favorizon kapjën e çmimit maksimal n'rapot me Kosovën në integrimet e Serbisë në BE. BE-ja, përkdhelë dhe ledhatonë Serbinë, duke i hap rrugët e integrimit, para Kosovës, me t'cilën s'ka marrdhënje kontraktuale meq nuk e njohin 5 vende anëtare të saj ; Greqiq , Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro. BE-ja i trembët largimit të Serbisë drejtë Rusisë, përkatsisht ; kthimit Rus në Ballkan dhe rrezikut të shtrirjës së influencës e cila do prishte "matematikat" e zgjerimit të BE-së dhe stabilitetit në rajon e më gjerë...!

Zatën, BE-ja është e gatshme që mbajtjën e Serbisë mbrënda procesit të integrimeve n'BE, dhe largë ndikimt Rus, t'a paguaj me çmimin e dëmtimit të intersave vitale të Kosovës dhe shtetësisë së saj, duke mbajtur pëzull, jo vetëm procesin e integrimeve, por edhe mosnjohjën në bllok të Pavarësisë së Kosovës nga ana e BE-së. Kështu ; Serbia luan në dy karta dhe ka dy dyerë të hapura, si në Lindje (Rusi) dhe në Përendim (BE), derisa Kosova është bllokuar në procesin e integrimeve, proces ky që mbahet peng nga procesi i dialogut me Serbinë, i cili gjithënjë e më shumë po bëhet lak në fyt dhe gur i rënd në qafën e Kosovës...!

Përkundër pozitës delikate që ka Kosova n'raport me integrimet Verio-Atlantike dhe në BE, dhe pozicionit komleks të BE-së karshi Serbisë dhe favoreve që i krijohen kësaj të fundit për hirë të gjeo-politikes, Neve s'duhet të dekurajohemi e të ndalemi, përkundrazi ! Për Kosovën dhe shqiptarët, Europa (BE-ja), integrimet Verio-Atlantike, dhe ruajtja e miqësisë dhe partneritetit me SHBA-të, janë të pa alternativë dhe jetike. Fati ynë , është në Europë (BE) dhe në integrimet Verio-Atlantike, aty duhet kërkuar dhe gjetë patjetër.

Një poltikë e urtë dhe largëpamëse, do lehtësonte rrugëtimin tonë drejtë integrimve Euro-Përendimore & Verio-Atlantike, duke ruajtur me kujdes miqtë dhe aleatë tanë të cilët kurorëzuan lirinë tonë me pavarësinë e Kosovës. Fati ynë , është n'duartë tona, koha ëhtë t'a sendertojmë atë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat