Vizitën historike të Papa Françeskut në Shkup, populli shqiptar duhet ta shënojë me pritje festive madhështore

Opinione

Vizitën historike të Papa Françeskut në Shkup, populli shqiptar duhet ta shënojë me pritje festive madhështore

Abdulla Mehmeti Nga Abdulla Mehmeti Më 5 maj 2019 Në ora: 12:01
Shën Nëna Terezë dhe Papa Françesku

Ardhja e kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut në vizitën e parë apostolike në Bullgari dhe Maqedoni, sidomos vizita e tij historike në Shkup, vendlindjen e Shën Terezës tonë, duhet t'i mobilizojë dhe ngren në këmbë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni.

Ardhjen e Papës duhet ta nderojnë shqiptarët sipas traditës, me pritje festive madhështore, si një ditë e madhe për nderimin e të kaluarës dhe të ardhmes së tyre, me simbolet më tipike shqiptare, flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Plisin e bardhë shqiptar, simbolin e paqes dhe lirisë, simbole të cilat në duart dhe kokat e banorëve shqiptarë do ta përçonin mesazhin më domethënës për paqe, që mund t'ua përcjell botës një popull liridashës dhe i qytetëruar, me bijtë e të cilit krenohet bota e sotme.

Një nderim i këtillë, pritje festive e Papës në Shkup, kur këtë vizitë do ta përcjellin mediet më të fuqishme të botës, si agjencitë e lajmeve: Reuters, France Press, Associated Press, ITAR-TASS, ANSA, RAI, NBC TV dhe gazetat Stampa, Republika, Corriere della Sera, Messaggio, Mond dhe Asahi Shimbun, si dhe gazetarët nga RTM, Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Nova Tv nga Sofja dhe Veçernji list nga Zagrebi etj., do të ishte një nderim që populli shqiptar duhet t'ia bëjë Papës Françesku në vendin tonë.

Uroj që ky moment historik të mos i gjejë shqiptarët të përgjumur, të paorganizuar, të humbur dhe pa shpresë për një të ardhme të ndritur të tyre! Amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat