Serbia e sotme, s’do bisedime për marrëveshje, por marrëveshje për bisedime n’pafund...!

Opinione

Serbia e sotme, s’do bisedime për marrëveshje, por marrëveshje për bisedime n’pafund...!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 5 maj 2019 Në ora: 14:06
Aleksandar Vuçiq

Shqiptarët naiv, Serbia hileqare, derisa përendimi po rrëshqet n'vorbullën e "lojes": serbo-sllavo-ortodokse, me (pa) hirë !

Këto ditë, i jam ri-kthye ri-shikimit & eksplorimit të historikut të gjithë procesit të kontakteve, bisedimeve, dialogut, negociatava dhe "luftës" n'trekëndshin: Kosovë-Serbi-Bashkësi Nderkombëtare për zgjidhjën e nyjes së Kosovës, që nga Konferenca e Rambujes së Francës, 1999, e deri të Takimi i Berlinit të 29 prillit 2019.

Në të gjitha etapat e zhvillimeve, në gjthë shtrirjën atyre zhvillimeve, për dhe rreth Kosovës, konstante e synimeve serbe rezulton të jetë:

"Hyn dhe rri n'lojë, por loja të mos përfundoj kurr"!

Serbia ka refuzuar të nënshkruaj të gjitha marrveshjet e ofruara n'tavolinë, të cilat bijnë ndesh me ruajtjën e sovranitetit dhe integritetit teritorial të "Jugosllavisë" (lexo : Serbisë) mbi Kosovën.

Ajo refuzoj t'nënshkruaj n'Rambuje, n'Paris, n'Vjenë, n'Bruksel, dhe do refuzoj të arrijë marrveshje e t'nënshkruaj n'Berlin, n'Paris e në Uashington...!

Sot e 100 vjetë, Serbia e frymës & mëndësisë mesjetare, hegjemoniste dhe fashizoide deri n'palcë, nuk do paqë me shqiptarët dhe Kosovën e qeverisur prej tyre dhe jashtë dominimit kolonialist e pushtues nga ana e popullit "hyjnor" (nebeski narod) serb në këto troje etnike dhe historikisht shqiptare.

Serbia dhe serbët, anti-shqiptarizmin e kanë gjakim dhe pabarazinë - n'gjene ...!

Logjika serbe e bashkëjetesës me shqiptarët dhe pranë shqiptarëve, rezononë n'pabarazi, duke i pa dhe trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë; të mundur, të shtypur e të poshtëruar, pra: inferior & t'robëruar...!

Kjo frymë & mëndësi e mykur, mesjetare-serbe, ngase ajo s'ka ndryshuar kurr, nuk duron dhe s'gelltitë dot barazinë e popujve tanë, e lere më që Kosova, si atdhe realisht i ngushtuar i shqiptarëve, të qeveriset në mënyrë demokratike, ku shqiptarët bëjnë shumicën absolute dhe të kanë edhe shtetin e tyre të normuar e të sanksionuar me Ligje dhe Kushtetutë e cila definon qartë Kosovën shtet të pavarur e demokratik të qytetarëve të saj.

Serbia para syve të botës dhe n'mbeshtetje të një pjese të saj, mbanë ende Kosovën në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe t'njëjtën (Kosovën), e sheh si teritor të rrëmbyer dhunshëm dhe me forcë nga ana e armiqëve të saj në NATO, n'krye me SHBA-të, pra e sheh dhe trajton, si teritor të pushtuar ushtarakisht me agresion të një Aleance armiqësore të përendimit me shqiptarët, për t'i marrë "djepin" saj dhe për t'formuar një kuazi-shtet shqiptarë në teritorin e Serbisë së "vjetër".

Serbia kështu e sheh, promovon dhe kultivon gjendjën dhe momentumin e Kosovës, n'media, n'shkolla, dhe pse jo edhe n'poltikë e n'diplomaci, ajo s'hjekë dorë, dhe bota bënë sehir...!

E pse atëherë Serbia t'jet e interesuar për bisedime të cilat do rezultonini e kulmonin me një marrveshje historike (traktat paqeje) me shqiptarët, kur t'njëjtit i sheh si pushtues me ndihmën e NATO-së të teritorit serb dhe Institucionet e Republikës së Kosovës i quan të përkohshme?

Jo, Serbia s'do marreveshje me shqiptarët jashtë dominimit serb!

Serbia dhe regjimi i ri i saj, i t'njtës frymë & filozofi pushtuese-hegjemoniste, sikurse ai i Millosheviqit dhe pararëndësve të tij, thirrën në Rezolutën 1244 të KS, i e cila dorën n'zemër ishte një Rezolutë, momentumi i së cilës derivonte kontekstin historik dhe konstealacionin e forcave në KS të OKB-së, ku Rusia dhe Kina kishin dhe kanë të drejtën e Vetos, por e njëjta, nuk ishte e paraparë që t'jet afat-gjate dhe as e përjetshme, por për një fazë kalimtare e cila krijon kushtet dhe kondidat e definimit të statutit final të Kosovës, tanimë të parafruara dhe të promovuara në akte relevante ndërkombëtare me t'cilat sigurohej mos-kthimi i Kosovës n'gjëndjën e mëparshme, pra të pushtimit serbo-sllav.

Serbia qellimshëm, i harron të gjitha vendimet dhe aktet nderkombëtare të cilat në letër dhe me vepër, delegjitimuan regjimin kriminal e gjenocidal serb mbi Kosovë dhe shqiptarët, dhe i hoqën nga dora, ushtrimin e dhunës, shtypjës dhe diskriminimin e një popoulli autokton në trojet e veta në Kosovë.

- Ajo (Serbia) harron, kapitulimin ushtarak të Gjeneralshtabit të UJ-së në Marveshjen Tekniko-Ushtarake me Aleancën Verio-Atlantike (NATO) në Kumanovë të Iliridës, sot n'Maqedoninë e Veriut, të javës së dytë të Qeshorit të 99-tës, kapitulim i cili detyronte lëshimin e "qizmës" serb-sllave, Kosovën, deri me 12 Qeshor të t'njëjtit vit...!

Marreveshje e cila sanksiononte largimin e regjimit kriminal & barbar, përfshi edhe administratën e regjimit e cila kishte qënë në sherbim të shtypjës, përndjekjës, vrasjeve n'masë, etnocidit & gjenocidit mbi shqiptarët etnik dhe s'pastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët...!

Regjimi i kapitulluar i Milosheviqit atëbotë, lëshimin e detyrueshëm e të impunuar, ushtarak & luftarak, e propagonte si triumf duke u thirrur në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, me t'cilën Jugosllavia e mbetur, kinse ruanë sovranitetin juridik mbi Kosovën në bazë të së "Drejtës Nderkombëtare", të drejtë të cilën Serbia e kishte shkelur me dy këmbët...!

Por, a kishte obstruksione, devalvim dhe sabotim në aktin e çlirimit definitiv të Kosovës, nga akterët dhe partnerët në NATO (KFOR) dhe Rusia (SFOR-i)?

Përgjigja është PO!

N'mbrëmjën e 11 Qeshorit 99, SFOR-i Rus, pjesë e Misionit ushtarak në Bosnjë & Hercogovinë, hyri pabesishtë dhe tradhëtishtë n'teritorin e Republikës së Kosovës, dhe arriti "triumfalishtë" n'Prishtinë një natë, ose pak orë para invadimit të KFOR-it në Kosovë, konform Marveshjës Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, pra konform kapitulimit të regjimit të Millosheviqit në luftë për Kosovën, kundër Kosovës dhe NATO-së !

Sekretarja e shtetit Amerikan, zonja Medeline Ollbrajt kishte paralajmruar Ministrin Rus të jashtëm, Ivanov për rrezikun e e hyrjës eventuale të SFOR-it në Kosovë para trupave të KFOR-it me 12 Qeshor, por i njëjti kishte siguruar zonjën Ollbrajt se një gjë e tillë s'do ndodhë, por ndodhi...!

Pabesisht dhe tradhtisht, Rusia e t'njëjtës ftyrë, ajo e Berlinit të LDB-së, "pushtoj" Aeroportin e Prishtinës, me kusht që t' vë kushte "paqës" dhe t'i dal n'krahë regjimit humbës të Millosheviqit...!

Komandanti i krahut jugor të NATO-së, Gjenerali Amerikan, Wesli Klark, dha urdhër, Komandantit të KFOR-it, Gjeneralt britanik Jakson që t' epet ultimatum trupave Ruse të SFOR-it, por u thye urdhëri me arsyetimin se një akt i tillë di kërcenonte paqen & sigurinë dhe ishte shkëndijë e fillimit të luftës së tretë (III-të) botërore...!

Në fushën ushtarake, politike & diplomatike, pasoj shtrirja e Misionit paqëruajtës të KFOR-it dhe ai Civil Ndërkombëtarë permes UNMIK-ut në Kosovën e lirë e të çliruar nga thundra e pushtuesit shekullor serbo-sllav dhe përpjekjët e faktorit ndërkombëtarë për të ulur në tavolinën e bisedimeve palët ndërluftuese dhe përpjekjet për një marrveshje për statusin final të Kosovës dhe ndryshimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Filloj procesi i bisedimeve dhe negociatave për statusin final të Kosovës, procesi nderkombëtar i pavarësimit të Kosovës, siq e quante Presidenti historik, Rugova.

Filloj maratona e një procesi nga Vjena e deri të pavarësimi i kordinuar me Bashkësinë Nderkombëtare e cila derivoj një plan në pako për statusin, e cila quhej Pako-ja e Ahtisarit, pra e ndëmjetësit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, e që ishte pavarësia si zgjidhje e vetme dhe reale.

Serbia refuzoj nënshkrimin në njërën anë, derisa Rusia e Kina si aleate të saj, përdorën Veton në KS të OKB-së dhe nuk lejuan që akti i pavarësisë së Kosovës të pasohej më Rezolutë të re në KS të OKB-së e cila do zëvëndësonte 1244-shin.

Kosova shpalli pavarësinë, n'koordinim me SHBA-të dhe aleatët Euro-Përendimor me 17 shkurt 2008, pavarësi kjo, tanimë e njohur nga fuqitë e mëdha n'botë dhe t'prira nga Amerika përtej Atlantikut dhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia në Europë, por u kontestua nga Serbia si akt i njëanshëm dhe i pa pranueshëm, me ç'rast u apelua vendimi në GJND me seli në Hagë, opinioni i së cilës ishte këshill-dhënës dhe i dha të drejtë Kosovës në shpalljën e pavarësisë, duke e përshendet si akt, dhe siguruar se i njëjti nuk binte ndesh me të Drejtën Nderkombëtare" dhe as me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, datë 12 korrik 2010 !

Në vend të një Rezolute të re e cila do sh'fuqizonte 1244-shin në KS të OKB-së, me insistimin e Serbisë, Rusia perdori Veton në KS të OKB-së, dhe injoroj vendimin këshillues të organit ma të lartë të Drejtësisë Nderkombëtare, GND-në, mendim të cilin kishte kerkuar vetë Serbia pas aktit të shpalljes së kordinuar të Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, nxori Rezolutën e cila përshendeti vendimin meritor të GJND-së dhe përgëzoj Brukselin zyrtarë në inicativën e relaksimit të raporteve, tanimë ndermjet dy shtetve sovrane e t'pavarura, fqinje Kosovë - Serbi!

Serish Kosova dhe shqiptarët pre e shantazhit dhe obstruksioneve serbo-ruse dhe elementë n'BE, e që besa edhe në maja të Institucioneve tona nacionale; n'Kosovë & Shqipëri, alias, treshja anti-Kosovë: Thaqi-Vuqiq-Mogherini!

Duke shkelë me dy këmbët, mbi të gjitha të arriturat e Kosovës, të arritura edhe me ndihmën e miqëve tanë, treshja e lartëpërmendur, dhe e suportuar nga Putini në Moskë e Boltoni në Shtepinë e Bardhë, kerkojnë marveshje n'mes palëve, e cila tanimë dihet botërisht që i hap rrugën Serbisë drejtë integrimeve me çmimin e copëtimit të Kosovës dhe zh'bërjës së shtetësisië së saj, me alibinë e Bashkimit Kombëtarë, bashkangjitje të Shqipërisë amë, pjesën që t'le Serbia, pasi t'merr pjesët vitale pa t'cilat Kosova si shtet nuk mund t'mbijetoj dhe s'ka nevojë për shtetësi...!

Në të kundërtën:

Serbia konteston Pavarësinë e Kosovës, saboton dhe e luftonë atë me t'gjitha rrugët, metodat dhe format e luftës speciale, duke e shpallë si projekt të deshtuar të armiqëve të saj, pra si pjesë të pushtuar pëkohësisht nga armiku, dhe nga e cila s'hjekin dorë...!

- Zatën, Serbia është shumë interesuar që bisedimet të zgjasin n'pakufi dhe deri atëherë kur marreveshja knaqë Serbinë dhe vetëm Serbinë...!

Një marreveshje e tillë, zhbënë Kosovën shtet sovran dhe t'pavarur...!

Është naivitet utopist, bindja & besimi se Serbia njeh Kosovën e 17 shkurtit 2008, dhe aq më pak ; Kosovën e 17 shkurtit 2008 plus Kosovën Lindore (Luginën e Presheves : Preshevë , Medvegjë & Bujanovc), ide "brilante" kjo e Hashim Thaqit, por të cilën shqiptarët përgithësisht nuk po e "vlerësojnë & kuptojnë"!!!

Ngy ky prizm:

Bisedimet me Serbinë e sotme për një Marreveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe me njohje reciproke, ligjërisht obligative, janë të kota, djerra-kohë, janë jo vetëm: vend-numërim, por kthim-mbrapa, për sot e 100 vite...!

Serbia armike dhe partnerët e saj, përmes bisedimeve t'pafundme, mbajnë peng t'ardhmën tonë, duke sfiduar e luftuar shtetësinë e Kosovës, dhe duke mbjellë idenë e projektit të deshtuar nga përendimi, për Kosovën shtet i konsoliduar...!

Kur do që kuptojmë këtë fakt, dhe i bindim partnerët tanë, rruga e jonë drejtë pushtimit të shtigjeve të reja n'shtetndertim, në integrimet Verio-Atlantike, n'BE dhe në konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës n'bashkëpunim me miqët, do jet shumë ma e lehtë dhe fitim-prurëse, por s'pari duhet t'pastrojmë radhet tona.

Në të kundërtën, luajmë n'valle me armikun...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat