Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

Opinione

Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

Nga: Skender Jashari Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:04
Skender Jashari

Bota islamike, sot ndodhet në luftën terroriste më të tmerrshme brenda vetes, për reformimin e saj, por edhe në luftën terroriste kundër botës. Islami politik (sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi islamizmi, që nga vitet 1815, e më pas, janë përdorur nga Rusia (pansllavizmi), për qëllim të shkatërrimit, luftimit dhe presionit kundër botës perëndimore (Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).

Motivet fetare, u theksuan sidomos pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti mes besimeve monoteiste në njërën anë islamit dhe në anën tjetër krishterimit dhe judaizmit.

Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin për 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. Krahasuar në aspektin sasior, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.

Religjioni është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme. Nga kjo mund të shihet qartë që islamizmi, është ngushtë i lidhur me:

Terrorizmin islamik dhe

Luftërat terroriste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat