Në Berlin falimentuan partizanët e Projektidesë së Dobrica Qosiqit për copëtimin e Kosovës

Opinione

Në Berlin falimentuan partizanët e Projektidesë së Dobrica Qosiqit për copëtimin e Kosovës

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:33
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Derisa Gjermania dhe Franca në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor (29 prill 2019) prerazi hodhën poshtë Projektpropozimin për ndarjen e Kosovës, të mbështetur nga “trojka” Vuçiq-Thaçi-Rama, logjikisht dhe realisht, këta eksponentë  destabilizues të politikës integruese  të Ballkanit Perëndimor, më nuk kanë kurrfarë kredibiliteti, as të drejtë morale dhe ligjore, që të jenë partnerë të BE-së, as të NATO-s e as të Amerikës, sepse ndarjen e Kosovës nuk e mbështet as Amerika e as 23  shtete-anëtare të BE-së.

Me gjithë dështimin e “përkohshëm” të Propozimidesë së ndarjes së  Kosovës në Samitin e Berlinit, këtë  nuk duhet të “festojmë aq shumë”, sepse   në Ballkan ende nuk ka falimentuar edhe ndikimi i madh i politikës dhe i propagandës subversive të Rusisë kundër interesave strategjike  komplementare të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së me partnerët e shteteve ballkanike, me qëllim të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian (BE).

“Trojka” antiamerikane dhe antievropiane perëndimore: Vuçiq-Rama-Thaçi, të shpallën persona nongrata edhe në Amerikë, edhe në Evropë

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimore (me temën kryesore: Kosova dhe Serbia), u bë krejtësisht  e qartë se partizanët e Dobrica Qosiqit (Vuçiq, Thaçi, Rama) janë turbulluesit dhe fajtorët kryesorë të ringjalljes, të propozimit dhe të mbështetjes së projektidesë së Dobrica Qosiqit për ndryshimin e kufijve-ndarjen e Kosovës në favorin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Duke qenë se  këtë Projektide të “trojkës” së theksuar  “heshtazi” e mbështeti edhe politika, propaganda dhe diplomacia  e Moskës, nxori në sipërfaqe edhe dyshimin se Vuçiq, Thaçi dhe Rama, si dhe “bishtat” e tyre në Beograd, në Prishtinë dhe në Tiranë, janë “argatë” të dëgjueshëm dhe të zellshëm edhe të Rusisë, Jo vetëm partnerë të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës. –Popullorqe, kjo do të thotë se kjo “trojkë” deshi të “hante politikën dhe demokracinë evroperëndimre me dy lugë”. Natyrisht, natën me Rusinë dhe ditën me BE-në, me NATO-n dhe me SHBA-në. Mirëpo, këtë dëshirë të shkretë dhe këtë bizens të rrezikshëm jo vetëm për  paqen, për stabilitetin dhe  për sigurinë në Ballkan, por edhe në Evropë,dhe më gjerë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari frëng Emanuel Macron e demaskuan botërisht, duke e hedhur poshtë Projektidenë për ndarjen e Kosovës së “arkitektit” shovinist serb Dobrica Qosiq, të cilin e propozuan dhe e mbështetën “trojka” Vuçiq, Thaçi, Rama në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, më 29 prill 2019.

Prandaj, për t’i shpëtuar një kurthe të tillë të rezikshmeë, që kurrë më, të mos vinte në “rend dite”  ndryshimi i kuifijve-ndarja e Kosovës në asnjë konferencë a kongres evropian apo ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Amerika nevojitet t’i shpallin persona nongrata presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama për shkak  se, pa pëlqimin e popullit dhe pa konsultimin e SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së kanë zhvilluar takime të fshehta për ndarjen-copëtin e territorit të Kosovës gjë që kjo është kundër interesave  vitale të integrimit të Kosovës dhe të Shqipërisë në BE.

Derisa Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë dalë hapur në mbrojtjen e interesave serbo-ruse për copëtimin e territorit të Kosovës, sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, këta ligjërisht nuk mund të jenë as në ballë të këtyre dy shtetetve, as të qverive të tyre  e as në politikë mbase kanë tradhtuar interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, si dhe interest strategjike të BE-së, të NATO-s dhe të Amerikës në Ballkan. Në këtë kontekst, do të duhej të deklaroheshin  të dy parlamentet, të dy qeveritë, si dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke kërkuar që këto dy raste të procedohen në institucionet dhe në organet përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Derisa Rama me Vuçiqin dhe me Thaçin e ka hedhur në pazar territorin e Kosovës, nuk ka se ç’të kërkojë më në Kosovë !

Prandaj, qeveria e Kosovës, kryeministrin Edi Rama, duhet ta shpallë persona nongrata, në mënyrë që t’i ndalohet hyrja në Kosovë si persona nongrata për shkak të kolaborimit të tij tradhtues me Hashim Thaçin dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për copëtimin e territorit të Kosovës në favorin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, e cila as de fakto e as de jure nuk po e njeh Republikën e Kosovës, duke e konsideruar si pjesë integrale të territorit të saj sipas Kushtetutës së Serbisë në fuqi (2006).

Duke qenë se projekti për ndarjen e Kosovës, do të ishte rreziku më i madh për paqen, për stabilitetin dhe për sigurinë në Ballkan, Gjermania dhe Franca, do të duhej të kërkonin nga BE-ja, që Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës, t’u ndalohet hyrja në shtetet e Bashkimit Evropian si persona nongrata.

Gjithashtu, kështu, do të duhej të vepronin edhe Prishtina, edhe Tirana, në mënyrë që Thaçit t’i ndalohej hyrja në Shqipëri dhe Ramës hyrja në Kosovë, sepse që të dy këta së bashku me Aleksandër Vuçiqin  paraqesin rrezik serioz për interest nacionale dhe shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe për interest strategjike dhe gjeopolitike komplementare të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së jo vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, por në tërë rajonin e Ballkanit, ku Rusia po lufton  që të rithkejë ndikimin dhe bazat ushtarake të saj  në zonën e sferës së interest lindor sllav.

Në këtë kontekst, politika, propaganda dhe diplomacia e Moskës, tanimë ka depërtuar thellë në Kosovë, në Shqipëri, në Bosnjë dhe në Maqedoninë Veriore, duke falënderuar bashkëpunimit të thellë koheziv dhe intensiv me protagonistët e saj të nëndheshëm siç janë Edi Rama, Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq, Milorad Dodik, Nikola Gruevski…,  të cilët së bashku me shumë masmedia janë përfshirë në “merimangën” e rrjetit informativ të shërbimit të zbulimit dhe të kundërzbulimit të KGB-së dhe të masmediave ruse siç është edhe ajo “Sputnik” në Beograd, e cila me ndihmën dhe për interesa të Moskës ka futur nën “obrellën” e propagandës ruse jo  vetëm mediat dhe bizneset  serbe, por edhe ato shqiptare, maqedone, malazeze dhe bullgare, të gjitha në funksion të destabilizimit dhe  të shkatërrimit   të rendit demokratik perëndimor në Ballkan, me qëllim që të krijojë rrëmujë, konfuzion, huti, mosbesim, pakënaqësi, defetizëm, revoltë, destabilizim…etj. tek popujt e Ballkanit si kundërpeshë ndaj RENDIT INTEGRUES, DEMOKRATIK DHE PAQËSOR EVRO-PERËNDIMOR.

Edhe  me Serbinë, edhe Rusinë!?

Ky është koncept diskreditues dhe minues i rendit demokratik evro-perëndimor, si dhe atak direkt ndaj interesave gjeopolitike dhe  strategjike të shteteve-anëtare të  bashkësisë transatlantike në Ballkan.

Sa më sipër, kjo “trojkë” e rrezikshme dhe oportuniste, duhet të  largohet nga politika si në Prishtinë, në Tiranë dhe në Beograd, në mënyrë që të neutralizohen dhe të pengohen mashtrimet, manipulimet  dhe dezinformacionet e sofistikuara dhe intenstive të politikës, të diplomacisë dhe të propagandas serbo-ruse në Ballkan, që për qëllim të fundit kanë blerjen, financimin dhe përvetësimin e masmediave (të pronarëve, të gazetarëve, të biznesmenëve dhe të liderëve politikë), ashtu sikurse veproi dikur makineria e industrisë mediale e regjimit fashist dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e cila ishte arma kryesore për shkatërrimin e Jugosllavisë, me ç’rast, duke gënjyer, mashtruar dhe manipuluar popullin serb, ashtu sikurse propaganda fashiste e Gebelsit dhe e Hitlerit, Serbia, sipas parullës çetniko-fashiste shekullore “të gjithë serbët në një shtet”, zhvilloi 3 agresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Mirëpo, edhe pas dështimit të një politike dhe lufte të tillë gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, si rrjedhim i  ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, politika, diplomacia dhe propaganda subversive serbe, në kohë paqeje (2000-2019) ende nuk kanë arritur që të “spastrohen” nga recidivate e regjimit fashist militar, paramilitar dhe policor të Slobodan Milosheviqit.

Për më tepër, edhe sot (2019), Beogradi zyrtar nuk pranon se Regjimi fashistoid dhe vrastar  i S. Milosheviqit ka kryer 3 agresione dhe 3 gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve.

GJithashtu, qeveria e sotme e Serbisë me Ana Bërnabiq në krye dhe me presidentin  Aleksandar Vuçiq nuk e njohin Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

-Autoritetet shtetërore serbe, në vend se ta njohin këtë realitet, Vuçiq së bashku me Thaçin dhe me Ramën kanë riaktualizuar  dhe po mbështesin Projektidenë e Dobrica Qosiqit për ndarjen e Kosovës. Për këtë e kanë mbështetjen edhe të Rusisë dhe të Kinës. Mirëpo, hëpërhë, këtë “pazar pa hanxhiun” ua prishi kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari i Francës, Emanuel Macron në Konferencën  për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Berlin, më 29 prill 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat