A do të ketë Kosova përsëri Akademik si Fehmi Aganin?

Opinione

A do të ketë Kosova përsëri Akademik si Fehmi Aganin?

Nga: Milazim Maraj Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:09
Fehmi Agani

Koha e kaluar nuk i ka zbeh kujtimet për Akademikun patriot Dr. Prof. Fehmi Agani. Ishte vizionari i ardhmërisë së shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë ishte aktiv e pa lodhshëm. Mjeshtër i spikatur i organizimeve demokratike.

I kujdesshëm në debat dhe i përpiktë në dialog. I vendosur në përcaktim dhe i matur në reagim. Asnjë variant nuk e injoronte dhe mbante fjalën në marrëveshje. Opsioni i luftës së zjarrtë duhet të mbetet i fundit na thoshte. Duhet ta fitojmë luftën paqësore së pari. Si shmangien e mundshme ashtu edhe hyrjen në luftë i kishte opsione të hapura. Organizimin e luftës paqësore nga viti 1989 dhe organizimin për luftë të armatosur nga viti 1991,punonte në të dyja projektet në të njëjtën kohë. Organizimi i mbrojtjes dhe formimi i shtabeve komunale. Faza e parë ishte të amortizohet dhuna. Faza e dytë të mbrohet pragu i shtëpisë.

Faza e tretë Lufta guerile,pasi që SHBA kishte vënë vijën e kuqe për Serbinë. Këshillat dhe porositë e tij na shërbejnë edhe sot. Ai dhe plejada e kohës së tij mbajtën Kosovën dhe shqiptare aktiv dhe në ofensivë më vlerat e tyre. Në të njëjtën kohë prezantuan kërkesat dhe vlerat tona humane etj të rëndësishme për stabilitetin në rajon. Çdo veprim politik ishte i organizuar dhe dizajnuar mirë që politiken serbe dhe ruse e nxirrte të humbur, pa argumente. Këshillat e tij për situatën e sotme na mungojnë shumë. Mungesa e tyre ka sjellë Kosovën në këtë gjendje katrahurë, pa shpresë dhe pa rrugëdalje. Me humbje të rënda të dy dekadave, me degradime progresive në arsim, destabilitet në diplomaci, dhe ekonomi . Biseda e ëmbël dhe fjala e urtë ishin instrumenti më specializuar i tij në luftën politike. Çdo situatë e studionte gjithëmbarshëm ,shumë shpejt nxirrte konkluzione të kompletuara adekuate dhe këshilla për veprime të nevojshme në përputhje më kërkesat e situatës . Kishte aftësi të ofronte ekstremet të skajshëm , të nxirrte ide apo pjesë përbërëse të një ideje të rëndësishme për projektin kombëtarë duke ruajtur autorin apo grup autoret e idesë për të i bërë ata të ndjehen mirë dhe të rëndësishëm në projekt.

Respektonte mendimin e kundërt edhe kur më te fare nuk pajtohej, gjente rrugë, për ta bërë të rëndësishëm dhe vu në funksion si energji në planin kombëtarë.

Në atmosfera të tensionuara ai prodhonte barsoletën si element freskues për gjendjen e krijuar dhe ulte tensionet e bisedës në nivel normal. “Politika dhe morali nuk shkojnë gjithmonë bashkë por mos e thëntë zoti të kemi politikë të pa moralshme”. Ishte një porosi për aktivistet politik nga Akademiku i shquar ndërtues i epokës së Pavarësisë.

Lavdi! I përjetshëm kujtimi për Akademik Fehmi Aganin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat