Na ishte njëherë Lul Basha

Opinione

Na ishte njëherë Lul Basha

Nga: Sali Leka Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:43
Sali Leka

Me fjalinë na ishte njëherë në kohën e zamanit fillojnë tregimet e përrallave me ngjarje të lashta mijra vjeçare. Neve që i dëgjojmë, por nuk i kemi shikuar dhe jetuar ngjarjet e përrallave nuk i besojmë, i quajmë gënjeshtra, trillime dhe sajime.

Në fakt ngjarjet e përrallave janë të vërteta, por shekull mbas shekulli ndryshon kultura, etika, dituria, llogjika dhe mentaliteti i njerëzimit.

Mbas dyqind vjetëve asnjeri nuk ka për ta besuar që në vitin 2019 katër herë në muaj nga dy orë Lul Basha ulet këmbëkryq në autostradë dhe nuk lejon lëvizjen e një milion e dyqind e njëzet mijë makinave, transporti, vetura luksoze, furgon, mikrobuz dhe autobus urban. Rruga Tiranë-Durrës 40 km e gjatë udhëtojnë çdo orë dyqind mijë makina. As dy metra rrugë bosh. Çdo ditë aksidentohen dhe shtrohen në spital katër persona jo nga varfëria por nga padituria dhe lakmia për të ecur si të tërbuar.

Nëse do të jetojë Lul Basha edhe dyqind vjet dhe po të bllokojë rrugën e dy makinave, dy shoferë dhe dy pasagjerë do ta shkundin dhe tundin si dordolec, por sot e fërkojnë, e ushqejnë me kokrra ulliri si gjeli në kotec.

Jemi në vitin 2019 Lul Basha thotë: “ Në 30 qershor nuk lejoj votime por do të bëj arrestime, do të burgos 2 milion socialistë dhe nacionalistë, oligarkë të korruptuar, kriminelë dhe trafikantë droge të komanduar nga Edi Rama. Kanë formuar parlamentin ilegjitim me kryetar Gramoz Ruçin antiligj, antijuridik, antikushtetus, antipublik dhe antidemokratik. Unë Lul Basha me Fatmir Mediun, Dash Shehun dhe Nard Ndokën do ta largoj Gramoz Ruçin nga kolltuku i parlamentarit nëse ai nuk rrëzon Edi Ramën dhe qeverinë e krimit dhe nuk formon qeverinë tranzitore nën komandën e opozitës bashkuar që nuk do të bëjmë kurrë fushatë zgjedhore, por ditë dhe natë do të qëndrojnë në fortifikatë dhe llogore për fitore madhështore.

Mbas dyqind vjetësh në shekullin XXIII as njeri në Shqipëri nuk do ti besojë proçkat paçavuret dhe brockullat e vitit 2019.

Ashtu si neve nuk i besojmë tregimet e përrallave, divi burrë i madh peshonte 200 okë e rrëzoi përtokë Nastradini që peshonte 70 okë. As tregimin e përrallës “ Dy laraska dhe burri me pallaska që vrau dyqind trima me shpata e topuza” as përrallën me titull “ Nipi me kusar dhe kriminel sofistik se dajua që ra në rrezik por doli ballëhapur në belik”.

Përralla është e gjatë voluminoze por unë sot do të tregoj pak ngjarje ndërsa ditë tjetër do ta tregoj krejt përrallën.

Na ishte njiherë një djalë 22 vjeç. Babit dhe nënës i tha: “ Dua një vëlla ose një motër, ju pres dy vjet. Pastaj do të largohem! Nuk jetoj me ju pa vëlla ose motër. Babai i tha: “ Largohu që sot, unë me nënën tënde jemi të rinj por nuk lindim më fëmijë, vetëm ty të lindi zoti. Fëmijët i lind zoti dhe jo njerëzit. Edhe nëna i tha: “ Doktori na ka thënë që as unë nëna jote, as babai yt nuk lindim më fëmijë të dytë, por nuk ndahemi, do të jetojmë bashkë. Shko biro po na trego vendin “. Djali i tha: “ Do të shkoj të jetoj me vëllain tënd nënë, dajo im që e ka shtëpinë me pasuri djem nuse e fëmijë”. Edhe nëna e uroi: Vëllai im është burri më i madh i krahinës”.

Djali u nda me babain dhe nënën, vajti takoi dajon dhe i  tha:” Do të jetoj dhe do vdes me ty o Dajo, do të punoj bashkë me ty”. Dajua i tha: “Unë nuk punoj me duar, por udhëtoj çdo ditë me dy kuaj, por njërin nuk e ngarkoj, eja me mua por do ecësh në këmbë”. Nipi pranoi dhe u nisën në udhëtim nëpër fshatra. Populli i nderonte, i përshëndeste, dajon e njihte e tërë krahina. Kur u ngrys ra nata daoja me nipin shkuan në mal, u shtruan në një guvë shkëmbi. Nipin e zuri gjumi. Në mëngjes daoja kishte ndezur zjarr dhe piqte në hell një dash. E vodhi natën kur nipi flinte gjumë. Në fakt nipi bënte sikur flinte por e vëzhgoi, e ndoqi dajon kudo që shkoi, por ai nuk e kuptoi. Dajua i tha: ” Ndaje nip mishin në dy pjesë të barabarta “. Nipi i tha :” Do ta ndaj por ty dajo do të jap pjesën më të vogël. Unë jam më kusar i rafinuar sesa ti, të kam ndjekur të kam diktuar si e vodhe dhe ku e more. Unë di të vjedh më shumë sesa ti. Sonte natën do të vjedh dy desh “.

Dajua i tha: “ Jo nip jo ti nuk ma kalon mua. Unë kam 25 vjet që vjedh përpara se me lind ti, as më kanë diktuar as më kanë kapur as kanë për të më kapur as dyzet xhandarë. Mua më ka dalë nami e lavdia burrë i mirë, i zgjuar, i nderuar, por në fakt pasurinë e kam të vjedhur me spekullime mashtrime. Për dashin që vodha sonte natën kam hapur fjalë që pardje gënjeshtra, dashi corrak të filanit e kanë parë në Grykën e Murlanit duke vrapuar. Fjalët e mia i beson tërë populli se jam pasanik dhe emrin e kam Braush Kaushi. Fjalët e fukarait nuk i beson askush edhe kur i ka të vërteta.”

Nipi i tha: “ Sonte natën ti dajo fli gjumë unë do të vjedh dy desh në stanin  me dy çoban trima dhe me dy qen të fortë. Dajo i tha : “Nuk të besoj nip! Mos u lavdëro kot! Nuk ke aftësi as forcë me vjedhur dy desh që ruhen nga dy çoban të armatosur me topuza e shigjeta  dhe me dy qen me dhëmbë si hekura.

Më shiko nesër i tha nipi. Jam i stërvitur për të grabitur më shumë se katërqind kusarë ”.

Të nesërmen dajë Braush Kaushi u habit kur shikoi dy desh bardhosh e larosh duke kullotur me dy kuajt. Shumë i gëzuar  dajo nipit i foli: “ Më trego si i vodhe dhe si i shpëtove? “

Nipi i tha: “ Ta tregoj dajo por mbaje sekret për vete. Shkova hetova dy çobanët dhe dy qenve u hodha mish. Stani me dyqind e njëzet dele dhe dyzet desh. Unë shpejt kapa dy desh më të mëdhenj. Delet filluan të blegërijnë be, be, be dhe me rrethuan mua.  Dy çobanët me shigjeta në duar u vërsulën në stan duke uluritur aha, aha, aha, kape Balo kape! Unë mjaullina katër herë si mace mjau ,mjau. Dy çobanët u  mashtruan u kthyen mbrapa dhe u shtruan në kasolle. Unë me dy desht lidhur kokë më kokë dola nga stani i gjallë dhe i shëndoshë.”

Edhe unë po e ndërpres tregimin e përrallës por do ta vazhdoj ditë tjetër. Sot theksoj kusari i kohës zamanit nipi i Braushit bëri grabitje të shumta kolosale edhe mbasi vdiq dajo, babai dhe nëna.  Vodhi 77 vjet rresht dhe nuk e diktuan. Në moshën 99 vjeçare e diktuan por nuk e demaskuan as e ndëshkuan, përkundrazi ai i poshtëroi, i kërcënoi, i përuli dhe u tha: Jam 99 vjeç, kam bërë 99 të zeza. Po të dua bëj edhe 99 të zeza të tjera, prej jush nuk më hiqen as nuk më zvogëlohen as nji qime mustaqe por akoma më shumë rriten zgjaten ripërtërihen.

Sali Leka Cel 068 358 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Çdo shkrimtar që shkruan ka stilin e tij personal individual letraro- artistik. Edhe unë kam stilin personal specifik , në mbarim të çdo tregimi rreshtoj disa fjali me shënim ekskluziv, por sot nuk e zgjas shumë shënimin por theksoj ditë tjetër do të shkruaj tregim me dy shënime ekskluzive.

Më shumë admirim për lexuesit e kulturuar me vullnet të aftësuar.

Me keqardhje për injorantët e skremuar pa vizion as kulturë.

E kam obligim në tregimin tjetër të argumentoj me fakte konkrete, Lul Basha nuk mund të ndëshkojë as kriminel ,as kusar, as oligarkë spekullantë të korruptuar, as keqbërës intrigant të qelbëzuar, as mizorë dhe fallsifikatorë të infektuar edhe sikur Lul Basha të rrëmbejë dhe të grabisi katër funksione politike juridike kryeministër, president, kryetar parlamenti, kryeprokuror.

Burrë shteti korrekt nuk të bëjnë funksionet por kontributi dhe vizionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat