Mesila Doda, një sokoleshë: Ndoshta është deshtë ta thotë në shumës duke e përfshirë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin

Opinione

Mesila Doda, një sokoleshë: Ndoshta është deshtë ta thotë në shumës duke e përfshirë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 8 maj 2019 Në ora: 20:33
Melisa Doda

Në një debat të nxehtë publikë ku në të vërtetë  bota shqiptare e shikon, ishin dy taborë: ai i Edi Ramës,Hashim Thaçit dhe Baton Stanishiqit që I përfaqësonin: Paskal Milo, Mustafa Nano dhe Baton Stanishiqi. Ndersa në anën tjetër ishin Mesila Doda dhe dy të tjerët më kërkim falje por nuk po kujtohen emrat e tyre po që vërtetë ishin të sinqertë, të qart dhe të bindshëm së mercenarët e Serbisë ishin tani të ç`veshur lakuriq dhe pa kurrfarë dyshimi.

Mesila Doda ishte direkte dhe më argumente e bllokonte Stanishiqin më letër e fjalë e cila më të drejtë e quajti rrugaq, gënjeshtar sepse vërtetë gënjente para bashkëbiseduesve dhe i të  gjithë opinionit shqiptar.

I tha se po që së nuk ndërprenë më këto gënjeshtra dhe ofendime, këtë shishë të fusë në kokë.

I skuqur e i frustuar ( nga e vërteta, sepse ajo dhembë), Stanishiqi serb i Serbisë i  ndërrohej çehren sikur zagarit kur i humbë gjahu sepse po i ikë para këmbëve në pamundësi që ta kap,  dhe për këtë do të ndëshkohet nga bosat e tij, Rama, Thaçi, Vuqiq.

Pra, jam i  sigurt së po të ishin pjesëmarrës i këtij debati Rama më Thaçin, ajo do ta u thoshte në shumës që do të ishte vërtetë një kualifikim sipas veprave antishqiptare që askush që i thotë vetit shqiptar e i vlon gjaku i shqiptarit nuk do ta përponte.

Stanishiqin kur e kishin pyetur se kush  ka qenë iniciator i  ndryshimit të kufijve në një emision të mëparshëm në të njëjtin emision “ Opinion” të Blendi Fevziut, ai kishte deklaruar së nuk e dinë dhe siç thonë rrena i  ka këmbët e shkurta, në këtë emision duke harruar së çka deklaruar në emisionin e parafundit, duke ja lëshuar videon e atij debati, ai e zbulon vetveten si pjesëmarrës duke i përmendë emrat një nga një, tani duke e përfshirë edhe vetën I më parë e kishte mohuar.

Po, në çfarë cilësie dhe më çfarë detyre? Së vërtetë ky është rrencë, tradhtar, mercenar dhe në një mënyrë në rrolin e sekserit në mes të kësaj  tresheje antikosovë: Vuqiq, Rama Thaçi, ma në fund u zbulua së ky faktikisht po  punon kundër shtetit të Kosovës, që  shtrohet pyetja se pse nuk ngritët padi ndaj këtij dhe Hashim Thaçit të cilët duhet të ishin prapa grilave për veprimtaritë e tyre.

Stanishiqi, megjithatë ende mendon sikur gomarit kur ujku ja hangër ma tepër se gjysmën e trupit dhe përsëri thoshte”  bërë zot ëndërr”. Stanishiq bashkë më kamarillën tënd duhet ta keni të qartë së ideja korrigjimit të kufijve u varrosë ani pse që të gjithë ju mendoni së ende ka shpresë së Uashingtoni do të ndryshojnë “ në  favorin” tuaj të tradhtisë.

Pse e anulojë Samitin e Sarajevës “ presidenti i nderuar”. Sepse, donë që ta s’frytëzoje shansin e fundit në takimin  më udhëheqësen e Dialogut më pretendim të korrigjimit të kufijve që këtë të ja atribuojë vetit si sukses dhe ti kryen obligimet e marra nga Moska e Beogradi. Por, i vdekuri nuk ka ngjarë së të kthehet në jetë.

Pse Mike Pompeo e anulojë takimin më zonjën Merkel. Më siguri së kjo zonjë e hekurt i  ka bërë me ditje së nëse vjen për këtë temë, ma mirë merru më Venezuelen, Korenë e Veriut dhe Iranin( them unë).

Si konkluzion mendojë së duhet të ishte  obligim për organet demokratike në rëndë të parë Parlamentin që të iniciojë përgjegjësinë shtetërore ndaj presidentit, pastaj, prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës së, duhet të hapët lënda kundër Hashim Thaçit e Baton Stanishiqit për veprimtari antishtetërore, ndërsa Stanishiqit ti mbyllët TV klan si mjetë propagandues kundër sovranitetit, tërësisë territoriale dhe rregullimit shoqërorë të Republikës së Kosovës.

Nëse kjo nuk ndodhe, atëherë, përgjegjësia e juaj është e pa arsyeshme dhe e pa evitueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat