Ju të LDK a keni vesh, a keni sy?!

Opinione

Ju të LDK a keni vesh, a keni sy?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 8 maj 2019 Në ora: 20:44
LDK

Jeta politike në Kosovë e ka marrë teposhtëzën. Është e mbushur më skandale dhe afera të shumta korruptive, nepotizëm por në shkatërrim të çdo gjëje të vlefshme në Kosovë.

Jeta politike në Kosovë ka renë në gërrqe politik. Nuk lëvizë as andej as këndej në stilin ngre e mos lësho. Sipas kësaj është blloku çdo gjë sikur jeta është ndalë, djemtë e vajzat tona po ikin nga Kosova po thonë s`ka jetë të mirëfilltë këtu kur çdo gjë është e kapur nga mafia.

Këtë bastion të të mafisë politike dhe ekonomike nuk po mund kush e luan nga vendi. Duhet një fuqi tjetër qe këtë ta bëjë, një fuqi me e fortë se sa te korruptuarit dhe mafisë politike, duhet forca e qytetarëve, sepse vetëm kjo është e aftë ta zhbijë këtë kast mjeranash politik.

Këtë e kanë kuptuar edhe disa ambasador sidomos ai i SHBA Philip S.Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe Ruari o'Connell të cilët këto ditë deklaruan haptas se duhet një ndëshkim qytetar ndaj kësaj kaste të korruptuar politike, kur thanë:

Philip S Kosnett se protestat janë të lejuara dhe kjo është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, kurse Ruairi O'Connell, se ka ardhur koha që të të këtë presione nga ana e qyqarëve.

A nuk është ky një sinjal i mjaftueshëm nga dy vendet me të fuqishme që opozita të mbledhë fuqinë dhe forcën qe me demonstrata te dinjitetshme, të për çdoditshme të ia nxi jetën kësaj kaste politike të korruptuar dhe të krminalizuar ta heq nga pushteti.

Sepse kjo kaste politike nuk largohet vetë nga pushteti atë e lëvizë nga vendi vetëm dridhja dhe forca e qytetarëve.

Pra, ju të opozitës, e sidomos ata të LDK a keni veshë për me dëgjua keni sy për me pa, a hala nuk jeni bindur qe qeveria nuk rrezohet me konferenca për shtyp, me lutje për tu larguar nga pushteti të korruptuarit dhe të kriminalizuarit.

Nga anëtarësia dhe elektorati i LDK dhe LVV kërkohet që ti lidhin forcat për protesta masive për të heqë nga pushteti këtë kast të kalbur politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat