Aristokracia po e zbeh ndjenjën e solidaritetit!

Opinione

Aristokracia po e zbeh ndjenjën e solidaritetit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:25
Ismail Muqiqi

Një prej virtyteve më fisnike të cilën e trashëgoj dhe kultivoj gjithmonë populli shqiptar, ishte vlerë sublime e cila e mbajti gjallë popullin dhe i lakmuan të tjerët.

Në periudhat e ndryshme të historisë, arma kryesore e ndjenjës të solidaritetit mbizotëroj mbi familjet tona dhe nuk lejoj që individ, familja apo rrethi që për shkak të skamjes ti nënshtrohet armikut.

Kjo ndjenjë kombëtare, njerëzore dhe humane u bë simbol i ruajtjes së vlerave, të trashëguara nga baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Sa here që populli ishte në vështirësi për shkaqe të presioneve dhe dhunës të pushtuesve dhe sunduesve, gjithmonë u hapën zemrat për ta ndihmuar njëri tjetrin, si ishin aksionet; Familja Ndihmon Familjen, fondi i 3%, fondi Vendlindja Thërret si dhe përmes Shoqatave dhe aktiviteteve tjera humanitare, u ndihmuan familjet shqiptare gjithandej ku kishte nevojë.

Meritën më të madhe dhe barrën kryesore në periudhat e caktuara sidomos që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës, dhe largimi i punëtoreve nga vendet e punës, e barti diaspora shqiptare kudo në botë.

Duhet theksuar se pasluftës e këndej në Kosovë ndodhën fenomene të ndryshme, lufta për pushtet, dëshira për tu pasuruar dhe për të grabitur sa më shumë thuajse e la anash përkushtimin dhe ndjenjën për ti ndihmuar të varfurit dhe njerëzit me halle dhe nevojë. Lufta në Kosovë, përpos që shkatërroj ekonomit private, la edhe pasoja në trauma të njerëzve, një numër i të cilëve trajtohet sistematikisht nga institucionet shëndetësore. Hallka e zingjirit që funksionoi paralufte, për ta ndihmuar njëri tjetrin thuajse u shkëput.

Në institucionet e ndryshme shtetërore erdhën njerëz pa dinjitet të cilët menduan dhe punuan vetëm për interesat personale, klanore dhe partiake.

Kjo dukuri krijojë diferenca sociale dhe ekonomike ndërmjet njerëzve dhe familjeve,

Në shoqërinë kosovare tani ekzistojnë dy klasa;

-Klasa e pasur ose aristokracia dhe

-Klasa e varfër, e cila përbën shumicën dërmuese të popullatës dhe jeton në kushte për mbijetesës.

Për shkak të këtyre dy padrejtësive, që u manifestuan në shoqërinë kosovare dhe më gjerë, ndikoj që ndjenja e solidaritetit dhe humanizmit të zbehet në krahasim me të kaluarën.

Tani një numër i madh i familjeve dhe individëve në Kosovë, mezi arrin të kalojnë muajin për shkak të papunësisë dhe gjendjes të rëndë ekonomike.

Mendoj se institucionet e shtetit, kanë nevojë dhe obligime që të angazhohen që gjendjen sociale dhe ekonomike të kategorisë të papunë dhe të pensionistëve kontributdhënës, ta përmisojnë sa më parë.

Ky është obligim moral dhe njerëzor si dhe veprim humanitar, që del edhe nga konventat e ndryshme të Asamblesë të Kombeve të Bashkuara dhe të institucioneve tjera të botës demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat