Reagim i grupit të Intelektualëve të Kosovës kundër rrënimit të institucioneve publike - Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM)

Opinione

Reagim i grupit të Intelektualëve të Kosovës kundër rrënimit të institucioneve publike - Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM)

Më: 9 maj 2019 Në ora: 08:35
Foto ilustruese

Të indinjuar thellë nga tentativa që institucionët publike të futën nën Agjencionët për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe për ti futur nën kthetrat e politikës me qëllim të humbjes së autonomisë së tyre, ne grupi i intelektualëve të poshtëshënuar vendosëm që përmës këtij reagimi publik të ngrisim zërin e arsyës në mbrojtje të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. IKMM është institucion publik dhe numërohët ndër institucionët kryesore të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës i themeluar më 12 qershor 1954 me nr 164 sipas Ligjit 10, pika 10, neni 27 të Statutit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, si Enti për Mbrojtjën e Monumenteve të Kosovës.

Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale gjithsejt vepron me 11 punëtor, i themeluar para disa vitësh nga Kuvendi i Kosovës i cili pos që është ngarkesë për buxhetin e Kosovës nuk ka treguar asnjë rezultat tjetër. Kurse IKM është Institucion kërkimoro - shkencor më një përvojë mbi gjashtë dekadash që bënë punë hulumtuese, zhvillon politika mbrojtese të trashëgimisë kulturore, kryen punë konservuese dhe restauruese, ka realizuar edhe qindra ekspedita arkeologjike në mbarë teritorin e Kosovës si dhe survejime të shumta të terrenit dhe boton revistën e vet shkencore “Dardania”, më një fjalë është Institucion me renome dhe i pazëvendësueshëm në Republikën e Kosovës.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka në vartësi 6 Institute Rajonale për Mbrojtjen e Monumenteve dhe se bashku me Institutin Arkeologjik dhe Muzeun e Kosovës përbejnë Institutët qendrore të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës. Edhe në vendet e rajonit Institutët e tilla punojnë si të pavarura dhe kanë autonomi të plotë. Prandaj përpjekja për ta futur IKMM nën vartësinë e Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është e papranueshme dhe shumë e dëmshme.

Pakoja e rregulloreve dhe konventave Evropiane – përfshirë këtu Kartën e trashëgimisë arkitektonike (1975), Konventën e Granadës (1985), Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (1992) dhe Konventën për Peisazhe (2000) – kanë rezultuar në një tërësi koherente dhe të detajizuar të zotimeve dhe standardeve për trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto duhen të jenë standarde përmes së cilave bota e qytetëruar, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe institucionët e saja duhët ti vlerësojnë funksionimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës e jo ti ngulfasin, ti denigrojnë dhe ti vënë ato nën Agjencionët për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. Sepse Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve është institucion i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm që hulumton, përkujdesët dhe mbron të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore në mesin e tyre edhe monumentët dhe kompleksët memoriale. Andaj tjetërsimi i IKMM-ës dhe futja nën ombrellën e çfardo Agjencioni është veprim i pa matur dhe shumë i dëmshëm për trashëgimin e pasur kulturore të Kosovës.

Duke ditur faktin që mosreagimi në raste të tilla është pajtim me të keqen që po i ndodh Instituteve tona të cilat kanë për mision monumentet e trashëgimisë kulturore dhe të identitetit tonë të lashtë Iliro - Dardan, njëherit është përdhosje edhe e klasës intelektuale edhe institucionale, prandaj reagojmë në mbrojtjen e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për t’ja kthyer përgjegjësinë e plotë dhe ruajtjen e autonomisë së saj, njëherit identitetin kulturor edhe të vetë të Shtetit të Kosovës. Sepse identiteti pa kujtesë nuk mund të ekzistojë. Nëse i hulumtojmë dhe i ruajmë monumenet e trashëgimisë kulturore, atëherë e ruajmë edhe kujtesën tonë të lashtë historike. Pa boshtin e identitetit kulturor gjithmonë do të jemi e zeza e kombit tonë.

Prandaj ne grupi i intelektualëve – qytetar të Republikës së Kosovës, reagojmë fuqishëm kundër kesaj përpjekje të kundërligjshme, denigruese dhe shkatërruese që dëmton identitetin tonë kulturor. Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale me qëllime të caktuara synon gllabërimin dhe shuarjen e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve që mbi supët e veta ka mbartur barrë të rëndë për gati 7 dekada më radhë.

Reagimin e inicuan:

Dedë Palokaj, arkeolog

Haxhi Mehmetaj, arkeolog

Masar Valla, arkeolog

Dr Arben Arifi, arkeolog

Luan Koçbashliu, arkeolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat