Të "padisiplinuarit"!

Opinione

Të "padisiplinuarit"!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:17
Zejnullah Jakupi

Shihet sheshit se njerëzit në Kosovë, me gjithë të arriturat e deri tanishme, duket se kanë akoma brenga dhe do t´i kenë gjithë jetën. Liria erdhi bashk me shtetësinë dhe mirëqenien, shumë të avancuar se ndonjëherë më parë. Nga kjo prizëm e vështrimit do të thoshim se njerëzit do duheshin të ndiheshin më të lumtur, por që nuk janë. Si ndihen ata dhe pse kemi ndenjën se, megjithatë, jemi të „robëruar“, pra na duket se na shtypë dikush? Ose brengosemi se nuk jemi akoma anëtarë i plotë i BE-së. (Madje bërja pjesë e saj nuk na e lehtëson "masën shtypse"me mbi 1200 faqe ligjesh që duhet zbatuar..).

Shqiptari dhe jo vetem ai, ndihet i „shtypur“, kur detyrohet t´i përmbahet normave shoqërore, ta respektojë ligjin, të mos korruptohet, t´i kryejë shërbimet si konsumator, t´i shlyejë borxhet, tatimet dhe obligimet tjera shoqërore, për të cilat na obligon Kontrata Shoqërore. Ndoshta, të mësuar „sallamadi“ me shekuj shqiptari e ka veshtirë t´i bindet ligjit. Ose, shqiptari, duke mbajtur një mentalitet patriarkial e ka më vështirë të „zbutet“ e të civilizohet. Këtë siklet e përcjellë çdo individ, nga ai në hierkinë e lartë të shtetit e deri tek ai në pozitën më të ultë të një zyrtari ose shërbëtori i cili sikur „lëngon“ nga padrejtësia që i bëhet. Ai mendon se mbi të po ushtrohet një "shtypje" mentale. Se pse respektimi i ligjit qenka „shtypje“ se përkushtimi që të mos korruptohemi, të mos jemi klientist, nepotist etj gjithashtu, kjo do një shpejegim shkencor. Një përgjigje duhet bërë edhe për faktin ta kuptojmë në esencë PSE-në se dikur ëndërronim për rregull, kontroll dhe disciplinë, ëndërronim të kishim shtet, e tani e përbuzim, e mallkojmë, na bëhet se na erdhi në maje të hundës. Pse ndodhë kjo? Çfarë përgjigje do të nxirrnim nga mësimet e filozofit strukturalist françez Michael Foucault. Autori na jep një pergjigje deri diku të arsyetuar pse njeriu i ditëve tona nuk ndihet i lirë. Athua ju hoq zgjedha të cilën e kishte ëndërr ta flakte njëherë e përgjithmonë?

Biopushteti dhe Biopolitika e Michael Foucault-it

Koha e para Iluminizmit ka mbaruar, ku sistemi ishte shkatërrues dhe ndëshkues dhe kishte synim ndeshkimin dhe shkatërrimin e njeriut, vrasjen e tij. Kjo hata e shoqëroi njerëzimin në shumë shekuj. Format e ndëshkimit sipas filozofit francez Michael Foucault pas revolucionit francez ndryshuan rrënjësisht formën e tyre. Ato u transferuan në struktura të reja të fuqisë së pushtetit. Ndëshkimet tani nënkuptonin disiplinë sistematike dhe të përhershme të personit të dënuar ose atij që do dënohet. Sistemi nuk synonte më shkatërrimin e njeriut, por ri-arsimimin dhe riintegrimin e tij social. Me këtë Foucault plotëson ndërlidhjen mes pushtetit dhe dijes.

Nëse e lexojmë me vëmendje shtjellimin që i bënë ai shoqërisë në ligjeratën e tij“Mbrojtja e shoqërisë mbajtur më 17 mars 1976 kur flet për konceptin e Biomacht-it dhe Biopolitikës i bie që e gjithë përpjekja e shoqërive bashkohore moderne konsiston në përpjekjen e ruajtjes së normave dhe për rregullimin e shoqërisë. Qasjes se tij ndaj ketij fenomeni, duke marrë përbazë edhe referimet nga veprat e tjera si ajo „Kontrolli dhe ndëshkimet (1977), Arkeologjia e dijes (1969) prej nga vihet re se ky rregullim definohet si një shtypje e re, dhunë. Prodhimi i jetës, rritja dhe optimizimi i bëhen qëllimi kryesor i establishmentit politik ose i politikës dhe “ jeta” e padjallëzuar bëhet pre e pushtetit. Të nënshtruarit vazhdimisht mundohen për një analizë të racionalitetit të qeverisjes dhe strategjive dhe fuqisë neoliberale të saj. Kjo është mënyra e shfaqjes së sovranit, fuqia për të vendosur mbi jetën dhe vdekjen është synonim i pushtetit. Sovrani, pra, shteti e ka të drejtën dhe vendos për të "vdekur ose për të jetuar". Foucault kështu e koncepton pushtetin si një monopol represiv. Në vend të përdorimit të drejtpërdrejtë të forcës nga një individ Foucault i dedikon kohës moderne një manifestim tjetër të ndëshkimit. Forma e tillë kalon nga dhuna e një sistemi të vrazhdë tek ai modern, d.m.th, i zbutur. Pra represioni i vënë në shënjestër zëvendësohet me sanksione normative. Kjo është mënyra se si një rrjet universal i fuqisë (marrëdhënieve) krijon relacione në masë të ndryshme ndaj objektit, mjetit dhe mjeteve të pushtetit. Gjithashtu pushteti "nuk është një gjë që zotërohet, një pronë që transferohet; por një makineri që funksionon (punon)". Kjo qasje paraqet një ndryshim në paradigmën e tij nga sovraniteti tek pushteti disiplinor. Kjo fuqi e re i destinohet "forcave që prodhojnë pushtetin. Kjo force lejohet të rritet dhe të riorganizohet, në vend të pengohet, të nëpërkëmbet ose të shkatërrohet " (Në kontestin kosovarë, shoqëria kosovare e ka vështirë t´i nënshtrohet rregullimit sepse e posedon formatim të forcuar feudal. Përkundër përpjekjeve drejt moderninizimit ajo mbetet akoma e “pazbutur” e pa civilizuar ose nuk pranon tu nënshtrohet normave rregulluese të kontrollit). Nga këndej duhet konkluduar se pushteti aktual, nuk ndëshkon kundërshtarët por i bënë për veti, i vë në funksion të kontrollit dhe mbikqyrjes së saj. Ushtrimi i pushtetit bazohet në modernitet, jo në kërcënimin me vdekje, me eliminim, por nënkupton marrjen e përgjegjësisë për jetën, aktivizimin, përshtatjen. Ai e dallon qartë fuqinë e sovranitetit nga biopushteti: zbritja represive bëhet përmes prodhimit krijues, privimi i dhunshëm kthehet në krijimin e vlerave produktive. Foucault e koncepton “mbikqyrjen” kontrollin e “individëve” (popullësisë) si një mekanizëm i cili konsiston në disa premisa: Sa më e detajuar të jetë njohuria e politikës e pushtetit mbi popullsinë aq më i dendur dhe sofistikuar do jetë kontrolli social mbi popullësinë. Kontrolli do jetë më i orientuar dhe i qëndrueshëm dhe do mund të ushtrohet e të vëzhgohet, pra aq më mirë pason ndëshkimi dhe aplikimi i fuqishëm i masave disiplinore. Një nocion tjetër i rëndësishëm në këte shpjegim është Dija. Ajo sipas Foucault, në etapa të vazhdueshme, arrinë të gjenerohet brez pas brezi, për qëllimet e përcaktuara dhe për këtë janë zhvilluar strategji që sigurojnë ekzistencën e mbarëvajtjen e shtetit.

Qeverisja

Koncepti tjetër që lidhet me pushtetin është qeveria dhe qeverisja e cila disscilpinon popullësinë, banorët duke krijuar strukturua në bazë të mbledhjes. Përmes të të dhënave personale qeveria arrinë të njoh edhe pikëpamjet dhe zakonet, bindjet e individit dhe që mund pastaj në bazë të këtyre profileve t´i "veshë" ata me pushtet. Kështu ajo (qeveria) krijon profile të personit të caktuar. Ky lloj lokacioni social jep imazhin e njeriut, bënë përcaktimin e qëllimeve dhe nevojave të tij. Në këtë mënyrë qeveria përcakton ndërgjegjësimin e njeriut. Fuqia e saj është e gjithëpranishme, shumëcentrike dhe përgjithmonë e perceptueshme në jetën e përditshme. Ajo merrë formën e “sundimit” ku vihet në shprehje pretendimi i 'unitetit të dominimit'. Ky fenomen manifestohet atëherë kur një grup, një parti, mbasi të merrë pushtetin ose e mbanë atë, e vendos vulën e saj në gjitha proceset shoqëroro-politike, ekonomike, kulturore etj. Këto tre qasjet rezultojnë të jenë për autorin mekanizmi që në parim spjegon konceptin e subjekteve, sovranitetit, shtetit dhe ligjit të cila përbëjnë bazën e analizës së pushtetit.

Facit

Si përfundim mund të thuhet se teoria e Michael Foucault gjen zbatim dhe mund përmes saj ta shpjegojmë deri diku “nihilizmin” ndaj rregullimit dhe respektimin e normave ligjore në Kosovë. Ndoshta për shkak të nivelit akoma tradicionalist të shoqërisë kosovare, në një pikë arrihet konstatimi se ngajshëm si individët e zakonshëm pa poste publike, por edhe ata me to, krahaso këta politikanët e „pa civilizuar“, dalin të jenë në një vij me moszbatuesit e zakonshëm. Këta, sikur nuk duan të bëhen zingjiri i “shtypjes” ose rojtarë të ruajtjes së këtyre normave "shtypëse" për ta regulluar shoqërinë, por e bëjnë të kundërtën, pra i kanë flakur vargojnët e normave dhe rregullimeve „shtypese“ të modernitetit. Ky është bajrakterizmi me fytyrë shqiptare ose një lloj mosbindje deri në pakuptimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat