Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit-ide e Millosheviqit

Opinione

Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit-ide e Millosheviqit

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:02
Ragip Guraziu

Ishë Ministër i Informacionit në Qeverinë fashiste të Millosheviqit, tani presidenti fashistë i Serbisë Aleksandër (Rankoviq) pardon-Vuçiq,ka shkuar aq larg sa  t'ua bënë me dije fuqive të mëdha ,siç janë Gjermania dhe Britania ,se ''nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë president,as nëse e rrëzojnë në rrugë,e as nëse e vrasin, kësaj i thonë një deklarat si çorba pa krip  dhe le të kuptojë se totalisht Vuçiq po e ndjek rrugën e ''Kasapit të Ballkanit'' të Sllobodan Millosheviqit.

Aleksandar Vuçiq

Ju gjithmonë keni qenë pa fytyrë, keni pas një të (ZEZË), dhe atë po e trashëgoni, jo vetëm Fytyrat e juaja, Serbisë pra, gjithnjë në çdo rast të ndryshuara, fytyra çetnike, kriminele, shoveniste ,Arkanit,Sheshelit,dhe keni sjellur regjimin e Sllobadan Millosheviqit në veri të Mitrovicës,dhe jo rastësisht Sllobodan Millosheviqi morri epitetin,siç e quajn tani,''Kasapi i Ballkanit''.

Fain e mbani ju z. Vuçiq dhe Qeveria e Beogradit, dhe jo Kosova për destabilizimn e Rajonit,sa u përket ndërprerjen e bisedimeve Kosovë- Serbi.

Ju z.Vuçiq me këtë politikë shoveniste e çetnike,totlisht kopje e kasapit të ballkanit,Millosheviq,këtë epitet e morri Slloba,nga të vetët dhe nga ndërkombëtarët, Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë,deri sa ju si popull gjithmonë keni  incinua të gjitha luftrat siç ishte edhe kjo e fundit që morret ''grusht'' të rëndë nga Sllovenia,Kroacia, Mali i Zi,Maqedonia,Greqia,tani edhe Kosova,me masakrat e juaj ndaj popujve  tjerë jo serb,dhe kjo fytyurat e zaza të juajt,gjithmonë kanë qenë të zeza.

Ngadal beg se ka hendek...

Ju gjithmonë keni qenë pa fytyrë, keni pas një të (ZEZË), dhe atë po e trashëgoni, jo vetëmFytyrat e juaja, Serbisë pra, gjithnjë në çdo rast të ndryshuara, fytyra çetnike, kriminele, shoveniste dhe nuk di për çfarë fytyra në të ardhmen....

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

 Serbia ta kuptojë realitetin e shtetit shqiptar

Asociacioni i komunave serbe nuk do të ndodhë,muri në veri do rrenohet, edhe pse BE po favorizon Serbinë karshi shqiptarëve por ka ardhur momenti të tregojmë fuqinë tonë të bashkimit por edhe nërast nevoje edhe të hymë në luftë, por pak më ndryshe jo si herave tjera.

Lugina e Preshevës të futet në bisedime patjetër..

Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, këtë po e kërkojnë vetë udhëhesit të asaj ane e në mesin e tyre edhe deputetet e zgjedhur vetë nga populli.

Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë, por do e keni përgjigjejen si në 1999-tën.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Sa u perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 19 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Parullat  propogandë dështuese si treni i nisur nga Beogradi për Mitrovicë

Parullat serbo-ruse Kosova është Serbi, përdorimi i deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbo-rus,mos shkoni në territoret ku janë te banuara me serb,janë dështuese dhe të varrosura si treni i nisur nga Beogradi për Mitrovicë.....

E kaluara jonë nuk është 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga, që jeta e tyre përfundoi mu aty. Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet t'i pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ;''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtim me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve.

 Diktatori Millosheviq me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët...

Pas kasapit të Ballkanit Slobodan Miloseviçit, në Hagë vdiqën edhe 7 kriminelë tjerë serbë si: Milan Babic, Milan Kovacevic, Goran Haxhic, Zdravko Tolimir, Dusan Dunjic, Slavko Dokmanovic dhe ky i fundit Ljubisha Beara. Një nga këto viktima është edhe Arkan, i cili ishte një i akuzuar i Hagës të cilin e vranë në Beograd më 15 janar të vitit 2000. Haga (Sheveningen) duket se po bëhet një “varr masiv” i serbëve sot te cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët dhe jo serbët, që e dëshmon thënien “mos ja bën varrin dikujt se ja bën vetes..”

Një i dënuar tjeter i Hagës, serbi Ljubisha Beara vdiq në burg. Ish-shefi i sigurimit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës së serbe, i dënuari i Hagës Ljubisa Beara (78) i cili vdiq në një burg të Berlinit. Ky është serbi tetë me radhë.  Haga po bëhet “varr masiv” i serbëve sot të cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët.

Derisa,Qeveria e Beogradit po mundohet në çdo formë ta godas Kosovën, udhëheqsit tonë po kërkojnë pajtim me Beogradin

Por, Serbia duhet njëherë të kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin që e ka bërë gjatë luftës së fundit, më së paku bile dhe të largohet nga politika shoveniste e Sllobodan Millosheviqit, dhe sado pak tani më pastaj ne duhet tek atëherë të mendojmë mirë e mirë, se a do të pajtohemi apo jo?

Është thënë disa vite më parë se; Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një reagim të përbashkët ndaj provokimeve artificiale nacionaliste.

Deri sa një numër varrezash masive u gjetën në brendi të territorit të Serbisë dhe trupat e pajetë të shqiptarëve të zhvendosur nga Kosova pas përfundimit të luftës nga forcat serbe të sigurimit, që provuan të fshehin gjurmë të krimeve të kryera,  dhe derisa çetnikët serb me perkrahjn e Qeverisë Beogradit dhe Rusisë,kanë pushtuar veriun e Kosovës,dhe forca ushtarake serbe janë aty dhe bëjnë ushtrime ushtarake në ''Zemër'' të Kosovës në veri pra të Mitrovicës,si ju shkoj mendja te një pajtim me shtetin serb, kur as  president i shteti, as kryeministri e as kryekuvendari dhe institucionet tona  nuk guxojnë të kalojnë atje.Bravo e dëshmojnë se na kanë lodh veç tuj fol e deklaruar kuturu se atje kurfar shenje që dëshmon dhe verteton se veriu i Kosovës është Kosova,pa simbole fetare me lapidare sllave të çetnikve serbë , edhe në këtë vit të shenimit të 10 vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës,veriu mbetet serbe?!

E kaluara jonë nuk është 100-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë,por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga,që jeta e tyre përfundoi mu aty.   Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet ti pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ;''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtimi me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve?.

Ardhacakët e Korpateve po mundohen t'i ngulin rrënjët në Kosovë?!

Është një fakt i vërtet që ne këtë vit  festuam  Njëmdhet vjetorit të pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të 2008-tës. Mirpo, jo gjithëherë me fain tonë,por edhe me dredhit e ndërkombëtarëve,ku kemi parasyesh misionet e tyre në Kosovës,në mesin e tyre edhe serb e rus, dhe dy misione që këtu erdhën për sundimin e ligjit dhe rendit,dhe luftimeve të dukurive negative,si korrupsione etj,UNMIK e EULEX, dështuan në të gjitha aspektet dhe prap po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në Kosovë,dhe jo gjithherë me pajtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të saj. Gjithnjë me dredhit e ndërkombëtareve dhe askush nga ne pas luftës nuk e kemi besu që serbët ardhack do t'i ngulin rrënjët edhe ma thellë sesa kanë qenë përpara .

Serbia sherri-jo Kosova...

Të nderuar qytetar të Kosovës,sidomos shqiptarët,njësia speciale e SHPK-së,që ka herë ka qenë dashur të jetë andej dhe do të jetë sepse Mitrovoca e pandame dhe asnjëherë nuk ka qenë e ndarë dhe kurr nuk do ndahet,dhe kjo nuk do na tremb syrin,qytetarëve,por mu këta,kjo klasë politike aktuale në krye me presidentin THaçi,kanë punuar,po punojnë,dhe me votën e këtyre qytetarëve janë ku janë,por po ka shumë mundësi se në fund të fundit do e përdhunosin voten e ''Shenjtë'', të qytetarëve,dhe faktet do i kem ndryshe,arsyeja,arsytimi i tyre, ky ka qenë rezultati,kemi qenë trusni nga ndërkombëtaret dhe nuk kemi patur mundësi tjetër, mbani në mendë me këtë mentalitet fëminorë këta ja kanë filluar bisedimeve me Serbinë dhe kanë ardhur në pushtet.

“Me kushtetutë evropiane, Serbia fiton institucione evropiane dhe të pavarura, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sistemin shtetëror të transferimit të pushtetit në rajone dhe qeveri lokale. Me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e ka humbur Sllobodan Millosheviqi”,  Drashkoviq.

Ndërkombëtarët deri tani na kanë fajësuar neve, por se kush po prodhon konflikte po shihet. Ne mundemi të fajësohemi për korrupsion dhe që votën e popullit po e perdhunosim dhe kjo le të kuptojë se partitë politike tonat nuk janë profilizuar sa duhet për të udhëheq me shtetin, e jo për konflikte, por për paqe e rehati ne gjithë botën këtë e dëshirojnë shqiptarët edhe si komb.

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rast me aleatin e saj, Rusinë, siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundon dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithherë më në fund i ka lënë me gishta në gojë, ardhacakët e Korpateve.

Me të vërtet,Aleksandër Vuçiq është president por jo i gjithë serbëve, por i të gjithë kriminelëve serbë. Pikrisht ky është fajtori që po e vazhdon rrugën e kasapit të Ballkanit, kriminelit dhe çetnikut, Sllobodan Millosheviqit, që e ka mbushur veriun e Mitrovicës,duke i mbledhur në gjithë Serbinë, çetnik, kriminel serbë të Arkanit, Sheshelit, Nikoliqit, edhe ky i fundit ish-presodent i Serbisë dhe në veri ka qetnik, kriminel serbë që në krye të tyre qëndron fuqishëm, Aleksandër Vuçiq.

Qytetarët e pakënaqur se si po funksionon Republika e Kosovës

Ndryshe vetëm presioni evropian dhe Amerika do të detyrojnë Serbinë,që ta pranojnë njohjen e Kosovës. Kurse qëllimi i kësaj njohje të shtetësis”, një bandë e krimit të organizuar, por prapavija politike për rastin ka mbetur e paqartë.

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën kosovare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që ishin në pushtet. Tani, edhe sot, presidenti i Kosovës flet me mburrje për fazën finale të dialogut dhe paralajmëron se "Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën,por po harron aktualizimin e dëmeve dhe krimeve të luftës në këtë finale të procesit. Ato janë të pafalshme, sidomos viktimat në njerëz, por edhe dëmet materiale.

Shteti duhet të insistojë që të gjitha dëmet dhe shkatërrimet t'i faturohen regjimit gjenocidal serb dhe ato të kompezohen.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Për fund

Ishë Ministër i Informacionit në Qeverinë fashiste të Millosheviqit, tani presidenti fashistë i Serbisë Aleksandër (Rankoviq) pardon-Vuçiq,ka shkuar aq larg sa  t'ua bënë me dije fuqive të mëdha ,siç janë Gjermania dhe Britania ,se ''nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë president,as nëse e rrëzojnë në rrugë,e as nëse e vrasin, kësaj i thonë një deklarat si çorba pa krip  dhe le të kuptojë se totalisht Vuçiq po e ndjek rrugën e ''Kasapit të Ballkanit'' të Sllobodan Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat