Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB-së!

Opinione

Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB-së!

Nga: Skender Jashari Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:52
Skender Jashari

Kisha lexuar Historinë Kombëtare Shqiptare, që në shkollë  fillore, sepse nuk më  mjaftonin  vetëm  gojëdhënat  që na tregonin  mbi heroizmat dhe luftërat tona  për Liri. Kisha  lexuar me vëmendje  të  veçantë, raportet,  ndikimet, implikimet  dhe instrumentalizimet  e  feve islame dhe ortodokse, në  asimilimin dhe zhdukjen e  Kombit Shqiptar. Natyrisht  kisha  studiuar  më në  detaje, elaboratet  shoveniste si Naçertaninë, Megali Idenë, ligjet  dhe projektet  e  ministrave të jashtë  rus,  prej të  cilëve  pastaj  i përpunuan edhe më shumë  edhe  nga burrështetasit, Akademitë  e Shkencave  dhe  Kishat Ortodokse sllave dhe greke. Po ashtu Luftën speciale islamike të  Serbisë në shpërnguljet masive të Shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit nga 1878 e këndej, pastaj  Marrëveshjet  Jugosllavo-greko-turke, ku në çdo rast  përdorën islamin dhe ortodoksizmin  kundër  Kombit-Atdheut tonë!

Derisa vazhdimisht Autoritetet e Serbisë, tentonin, propagandonin, infiltronin agjent të tyre, dirigjonin terrorist islamik, që të angazhoheshin në Lëvizjet dhe Luftërat për Çlirim të Shqiptarëve, me qëllim që pastaj para Aleatëve tonë perëndimorë( sidomos SHBA-së), t’na paraqisnin Shqiptarëve si terrorist islamik, e njëkohësisht të riorientonin  Kombin tonë drejtë Lindjes( siç na e kishin orientuar  gjatë viteve 1877-1990) të njëjtën e  bënë edhe në Luginë të Preshevës.

Fatin kisha  që isha  nga  familje  katolike  nga  Lugina e  Preshevës, më saktë  sot   familja e  vetme  që publikisht  krenohemi  që  jemi Shqiptar  katolik të Preshevës, që kemi ruajtur Kujtimin  për Motin e  Madh( Nëntorin e 1443, kur Gjergj Kastrioti, në Rrugën e Tij për kthim, kishte  qëndruar në fshatin Rahovicë!). Kjo  ka dy anët e  medaljes,  anën e  mirë e  ka që  më  ka  bë  të  mundur të  kuptoja  sesa shumë  Serbisë,  i  shërbeu  islami dhe  islamistët( hoxhallarët), e kësaj ane, kurse  anën  tjetër  të medaljes se  shkaku i  të  qenit Shqiptar  katolik i Luginës së Preshevës, nga Serbia dhe nga  bashkëpunëtorët e  saj,  agjentët  e  saj dhe  agjentët  islamik të Serbisë  jemi përballur  me terror  dhe akte terroriste  të papara!

Me rastin e  shpërthimit të Luftës në  Luginë të Preshevës, u angazhuam  si familje  në  të! Fatkeqësia ishte që isha 16 vjeç kur jam angazhu si ushtar, në Zonën  Operative  të Preshevës, në fshatin Bukoc, shkaku i së cilës më pas  do kuptoja që  shumë  gjëra nuk i kam bërë si do duhej: nuk kam ndiku  në eprorët tonë dhe në bashkëluftëtarët, gjatë luftimeve; kam lejuar të  na iknin  ushtarët tonë  frikacak; kam  lejuar pozicionime të disfavorshme për ne e të favorshme për armikun, duke i dëgju disa urdhra të komandës tonë;  nuk kam  reaguar  ndaj tradhtive që kam  pa; kam lejuar  që t’na komandonin edhe tradhtaret etj.

Bashkë  me mua ishte edhe  vëllau i dytë që ishte 15 vjeç, derisa  në  janar-mars 2001 ishte  ushtar edhe  vëllau i tretë(14 vjeç), e i cili ishte edhe  si civil i armatosur. Personalisht kisha arritur, të isha, si: Pjesëtarë i Njësisë  Speciale për Bukoc; Pjesëtarë i Njësisë  së Brijës( ku ishte vija e frontit  kundër forcave  serbe); Instruktorë i armëve për Bukoc; përgjegjës i artilerisë për Bukoc( deri me ardhjen e “Breshëritë” të Malishevës së Gjilanit); Komandant i Mitrolozëve të rëndë për Bukoc, etj.

Kisha  nuhatur edhe disa forma  speciale të Luftës së Serbisë, kundër neve, ato ishin: infiltrimi i  spiuneve të Serbisë dhe  Lufta  speciale islamike e Serbisë kundër  Luftës tonë, këta  bashkëvepronin mes vete!

Batalioni “Qenan Ibrahimi”  të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”,  të stacionuar në Bukoc, të komunës së Preshevës, sinjifikohet  për  bazën  më të  afërme  prej  nga  UÇPMB,  do kalonte  për  në  rrafshin e Luginës-siç ndodhi realisht tradhtia e hyrjes  në Rahovicë. Bukoci, shkaku i pozitës gjeografike dhe gjeo-strategjike si dhe lidhjeve rrugore-monopateve, do frekuentohej  shumë më shumë nga vullnetarë për luftë, për logjistikë nga  Presheva( sidomos Rahovica), por edhe  nga  njerëzit e Serbisë  që  bënin luftë speciale  kundër  neve!

Lufta  e  Serbisë  kundër UÇPMB-së,  dhe  Kombit-Atdheut tonë, pos veprimeve  ushtarake, ishte edhe:

Luftë speciale propaganduese;
Luftë  speciale diverzive; dhe 
Luftë  speciale islamike!
Për fat të keq, strukturat komanduese të UÇPMB-së, ishin tejet naive( madje disa  e pranonin  në heshtje si gjë normale), e sa për shkollim të rrallët ishin me fakultet, e njejta situatë ishte edhe në Zonën  Operative të Preshevës.

Nga  shkaku që si unë  dhe vëllau, vazhdimisht  ishim në terren, na  bënte  të kishim shumë  më shumë informacione të sakta. Kishim identifikuar disa herë flirtimet dhe “donacionet”,e  pastaj edhe u veshën si ushtar në UÇPMB, në fshatin Bukoc, dy  nipat e Njazi Kishës.Kishim reaguar që në fillim, por struktura komanduese e heshti, madje i vetëquajtur  komandant Çeçeni(  nga fshati Bukoc), i mori në familjen e  tij!  

Fillimet e luftës special islamike në terren, u panë më 27.12.2000, me rastin e faljes së  namazit të Fitër Bajramit edhe në Bukoc. Në këtë  rast  kam  identifikuar tre elemente:

Biseda për vendin ku do  faleshin;
Ushtarët  tonë  që denjësisht  do faleshin; dhe
Hoxha që kreu ritin fetar.
Derisa disa  nga ushtarët  përgatiteshin për t’a falë  namazin( pastroheshin), ne tjerët  që nuk e bënim këtë  rit, rrinim me organizatorët  e këtij rasti. Mes tyre edhe hoxha dhe disa nga  ne ushtarët, filluan të flitnin për  vendin se ku do faleshin.  Faktin  që  më ka bë të dyshoja  që aty, ishte se hoxha shikoi  një lendinë, vend ky që shihej nga KFOR-i Amerikan, që ishte i stacionuar  në Kodrën e Garës, rreth 1 kilometër vija ajrore!

Asnjë ushtar i yni i vërtetë, nuk ishte entuziast për falje të namazit, madje shumë nga ne talleshim. Ndërsa derisa përcjellja me vëmendje ushtarët tonë, që faleshin me të vërtetë, ata ishin  spijunët  e Serbisë,  frikacakët dhe tradhtarët!

Hoxha ishte diku rreth 25-30 vjeç, i sektit vehabi, kishte ardhur enkas për këtë rit fetar, mes tjerash në predikimin e tij terrorist islamik, lavdëronte xhihadin dhe thoshte:” lum ai që vdes për allah!” - derisa ne ushtarët kishim qëllim Lirinë e Atdheut e jo vdekjen për Allah! Madje  çdo ushtar i jonë i vërtetë,  thoshte që luftonte për Liri dhe Bashkim Kombëtar, nuk dëgjoja kurrë  ndonjë  që thoshte që luftonte për allah!

Ky rast ishte  fillesa e angazhimit tim, që  në terren mos të kishte luftë islamike, por thjesht  Luftë të pastër Kombëtare shqiptarë! Këtë Luftë të fshehtë që bënim kundër Luftës speciale islamike të Serbisë, Serbia e kishte  kuptuar, por agjentët islamik të Serbisë, aspak  nuk arrinin të na  hetonin!

 Agjentët islamik të Serbisë që zakonisht kryenin edhe  njëkohësisht rolin e tradhtarit dhe spijunit, zëri dhe propaganda e tyre, në fushëbeteja nuk dëgjohej sepse  qëndronin pas vijës së parë  apo me fillim të  gjuajtjeve  largoheshin mbrapa për në vende  më të sigurta (prej nga  na gjuanin pas shpine), e  disa  të tillë edhe  fare nuk afroheshin në  pikat  frontit.

Në vitet më vonë, duke studiuar dhe gjurmuar fotografitë e rastit, e sidomos edhe të disa  fshatrave të tjerë afër Bukocit, duke analizuar  vendin e  kryerjes së  faljes, mënyrën e kryerjes dhe predikimin fetar, u binda plotësisht që  “falja e Namazit të Fitër Bajramit, të vitit 2000, në UÇPMB, në Zonën Operative të Preshevës, më saktë  në fshatrat  Bukoc dhe përskaj  Bukocit, ishin të  qëllimshme dhe  pjesë e Luftës Speciale  islamike të Serbisë”!

Derisa Lufta jonë, nuk kishte asnjë ide elementare për ta sfiduar dhe luftuar luftën special islamike të Serbisë, për të luftuar edhe kundër agjentëve islamik të Serbisë, të cilët  kishin qëllim që Luftën  për Liri( të UÇPMB-së) ta identifikonin si xhihad-terrorizëm islamik!

Kisha hetuar që disa ushtar tonë ( që mbanin  emblemën  tonë, por që i shërbenin   armikut), nuk e propagandonin islamin shkaku i frikës nga vdekja( që mund të vriten) apo  nga  besimi fetar i tyre,  por kishin një “arsye tjetër”! Shumë  të rrallë  kanë  qenë  ushtarët që  ishin  fetarë( të besimit islam), e që praktikonin fenë! Propagandimi i islamizmit, në UÇPMB, bëhej  si nga  agjentët  e Serbisë( bashkëpunëtorët e saj, por kishte edhe  spiun të  Serbisë, madje  edhe të tillë që hapur tregonin që ishin spijun!), por edhe nga disa “patriot”, frikacakët( që  e pranonin që frigoheshin nga  luftimet)!

Gjatë Luftës së UÇPMB-së, kisha nuhatur, hetuar dhe zbuluar shumë lidhje, informata, persona që ishin spiun, agjentë dhe bashkëpunëtorë e sidomos  agjent islamik të Serbisë( policisë serbe, agjensive informative të saj). Ata  pos  informatave  që depononin për Serbinë, tradhtive që bënin kundër  Luftëtarëve   të UÇPMB-së, një pjesë e tyre luanin rolin e  propaganduesit( siç propagandonin edhe mediet dhe  autoritetet  serbe për dhënien e  imazhit të luftës tonë për Liri, si luftë islamike, luftë me xhihadist e terrorist islamik)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat