Kadria, ka futë kokën n’zall sikur struci!

Opinione

Kadria, ka futë kokën n’zall sikur struci!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:33
Fatmir Bajraj

- Punët n'peshore Kadri, sot se neser është vonë !
- S'do të presim 100 vjetë Kadri !
- Koha që t'na "nginë" (ngopë) me SHIK është tani Kadri dhe jo pas 100 viteve...

SHIK-u ishte anti-kombëtarë & anti-shqiptarë, dje, sot dhe i tillë do mbetet sot e ma shumë së 100 vjetë.
SHIK-u ishte organizatë fantome ; ilegale dhe ilegjitime, sot e 100 vjetë Kadri !
SHIK-u kishte n'krye të sherbimit ; kriminel & anti-shqiptarë dhe s'mund t'jet ndryshe ; sot e 100 vjetë ...

E si mund të jet drejtuesi i saj, atdhetar ?

Eja t' qesim n'peshojë veprat atdhetare dhe ato anti-kombëtare të SHIK-ut sot, që peshorja t'a thot fjalën e fundit.
Unë numëroj veprat anti-Kosovë dhe anti-shqiptare, dhe ty t'lë hapësirën e duhur për të numëruar ato patriotike dhe atdhetare n'dobi të Kosovës, kuptohet nese fare ka të tilla...!

Tregoju shqiptarëve Kadri Veseli !

- Pse u vranë ; pa gjyq, pa hak dhe pas shpinde ?
- Pse u vranë bashkëpunëtorët besnik të Presidentit historik Rugova?
A ishin ata armiqë t'Kosovës e t'Kombit ?
- Pse u vranë veprimtarët atdhetarë & patriot të kauzës sonë për liri, të pushkës e pendës, para gjatë dhe pas luftës çlirimtare ?
- Pse u vranë titullar të institucioneve ; partiake, poltike e shtetërore të Republikës së Kosovës e cila ishte gjakim plebishëscitar i shqiptarëve të Kosovës ?
Pse u vranë , gjatë luftës, por edhe n'liri, gazetarë, poltikanë, partiakë, asamablistë, deputetë, ish ushtar lirie, komandant zonash e deri të Ministri i Luftës, alias i FARK-ut, Kolonel Ahmet Krasniqi ?

Pse Kadri Veseli ?

Njerëz të UDB-së, kishe n'sherbimin tuaj "kombëtarë" dje, dhe i ke sot n'PAN përgjithësisht, dhe n'PDK veqanarisht ?

Do që atdhetarët e devotshëm, tanimë edhe heronjë të Kosovës, të n'a i shet për tradhëtarë, dhe vrasësit tuaj dhe UDB-ashët patriot shqiptarë ?
Për këtë arsye, parapelqen shtyerjën n'kohë... mundësisht për nja 100 vjetë ?

Kadri !

Mos e shtyej tutje, për asnjë ditue t'vetme , n'a "ngijë" me SHIK !

SHIK-u, do t'ngelet n'fytë, dhe t'a zënue frymën s'shpejti...!

Shqiptarët kanë ndarë shapin prej sheqerit, o Kadri !
Kadri Veseli & Co, 1820 vrasje politike i ke n'shpindë, mbaju...
Mos u fsheh si struci me kokë n'zall, se Ti s'sheh por të tjerët të dijnë & t'shohin, Kadri !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat