Si s’doli, bile një burrë, për ta shpëtuar, qetësuar e lumturuar Shqipërinë?!

Opinione

Si s’doli, bile një burrë, për ta shpëtuar, qetësuar e lumturuar Shqipërinë?!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:48
Sulejman Mehazi

Ua shk....fshim Shqipërinë që e udhëheqni, ju e doni Shqipërinë për ta shfrytëzuar, jeni në gjendje ta shkatërroni e të përmbysni çdogjë vetëm për të mbajtur e marrë pushtet. Jeni bërë turpi i botës, njëra palë, se lëshon pushtetin për ta plaçkitur, varfëruar e shterur dhe më, pala tjetër, është në gjendje ta përmbysë Shqipērinë, vetëm për të sunduar ata. 

Na tregoni ju të Tiranës,  kush e cilët e duan më shumë Shqipërinë tuaj, ne që jemi jashtë kufirit administrati apo ju? Vandalizmi juaj i egërsuar s'mund të krahasohet me kafshëroren e ujqëve dhe hijenave. Të gjithë jeni djaj për të kallur e djegur Shqipërinë, përveç teologut Elvis Naçit që është shembull, e që ia do të mirën Shqipërisë, vetëm ai shpreh dashuri ndaj popullatës së gjorë shqiptare, askush tjetër. Ikni sa më shpejtë, të padurueshëm e të neveritshëm jeni bërë, s'duam t'ju shohim, juve Edi, Ilir, Lulzim, Monika, Sali, jeni më e keqja dhe më tragjikja kombëtare.

Si është e mundur Shqipëria jonë e dashur mos të ketë, bile një politikan të hajrit, si s'doli, bile një burrë për ta shpëtuar, qetësuar e lumturuar Shqipërinë?! Çështë kjo gjëmë shqiptare?

Ku jeni dhe ju Kadare, pse s'reagoni nga Parizi, apo ju vjen turp, se nuk mbrohet Shqipëria prej së largu, po prej së afërmi?! Po do thoni se shkruani vepra, e çfarë të mire i dhanë Shqipërisë veprat tua të ashpra letrare-artistike, po vetëm ashpërsi e vandalizëm të paparë?

Duke shkruar për urrejtjen ndaj shqiptarëve, u bëmë të urrejtur, vetvetiu ta hamë njëri tjetrin. Mjafni! S'kemi kohë për t'u krenuar e lavdëruar se jemi pellazgë e ilirë, se jemi bijë e nipa të arbërit e Skënderbeut, kurgjë s'jemi, ne se duam njëri tjetrin e ku të na duan të tjerët, S'është e rastësishme që na urrejnë fqinjët grekë e serbosllavë, urrejtësit ushqejnë urrejtjen, të dashuruarit ushqejnë dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat