Zgjedhjet në pjesën Veriore manovrim i politikës serbe

Opinione

Zgjedhjet në pjesën Veriore manovrim i politikës serbe

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:07
Ismail Muçiqi

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Komunave Veriore të Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën, nuk do të sjellin asgjë të re përpos reprizës dhe manovrimit të politikës serbe për ta mbajtur Kosovën nën tension.

Ky improvizim politik, i liderëve serb përkatësisht të Listës Serbe, që nga fillimi kishte dhe ka mision që situatën në pjesën Veriore, Lista Serbe dhe politika e Vuqiqit, ta mbaj nën tension dhe kontroll pjesën Veriore të Kosovës.

Inskenimi i aferave dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhën në Komunat Veriore të Kosovës me shumicë serbe, janë skenare të hartuara dhe të mbikqyrura nga politika serbe në Beograd. Pretendimet e kësaj politike për ta ndarë pjesën Veriore nga Kosova, me shumicë serbe, që nga paslufta u manifestua në forma të ndryshme, që nga rojat e urës e deri te vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Krimi i organizuar, kontrabanda dhe dukurit tjera negative ishin dhe janë përditshmëri të grupeve dhe bandave të instaluara nga Serbia në këtë pjesë të Kosovës.

Largimi i deputetëve të Listës Serbe nga Parlamenti dhe institutcionet tjera të Kosovës,ishin manovra dhe taktik veprime këto të cilat i konvenojn politikës serbe dhe aleatit të tyre Rusisë.

Lista Serbe e cila është krijuar për ti mbrojtur interesat e Serbis,që përmes asociacionit të Komunave serbe, të shëndrrohen në faktorë politik si model i Republika Serbska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Institutcionet e Kosovës, partit politike si dhe KQZ-ja, në vend që të marrin qëndrime të menqura që emrat e ish kryetarëve të Komunave serbe mos ti dekretoj, ato po e bëjnë të njejtën veprim sikurse edhe më parë.

Duhet theksuar se përpos shpenzimeve të këto që do ti kushtojnë buxhetit të Kosovës dhe maltretimeve të qytetarëve, zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen me 19 maj në Komunat e pjesës Veriore nuk do të sjellin asgjë të mirë për Kosovën.

Problemi i gjithkësaj që e thamë më lartë qëndron në Beograd dhe në Bruksel. Politika serbe ka qenë dhe është destruktive, dhe si gjithmonë e manifestuar me situata konfliktuoze të cilat nuk po e lënë të qetë Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat