Pyetje publike, pse kjo iniciativë nuk është nisur më herët?!

Opinione

Pyetje publike, pse kjo iniciativë nuk është nisur më herët?!

Nga: Hafiz Shala Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:36
Hafiz Shala

Pse përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, në rëndë të parë Presidenti i cili e ka përfaqësuar Kosovën në bisedime më Serbinë, nuk ka reaguar dhe kërkuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare që ti bëjë më dije Serbisë se, nuk ka anëtarësim dhe përparim në kuadër të Bashkimit Evropian dhë në institucionet tjera ndërkombëtare përderisa nuk kërkon falje për krimet ne Kosovë dhe kthehen të zhdukurit.

Sikur ta përfaqësoja Kosovën në bisedimet më Serbinë më ndërmjetësimin e Federika Mogherinit e cila dështojë fatalisht në ndërmjetësimin në mes të këtyre dy shteteve, me veti do mbaja nji album më foto trishtuese të masakrave ndaj popullatës e posaçërisht ndaj fëmije në gjirin e nënës dhe do të ja shpalosja Vuqiqit në tavolinën e bisedimeve derisa të kryhen bisedat dhe në fund, do mbyllesha dhe përsëri ta mbaja më veti si provë të ndërgjegjes sime për popullin për masakrat dhe si përkujtim ndaj armikut për veprat kriminale të kryera.

Këtë veprim, do ta bëja pandërprerë përderisa Serbia në nivel shtetëror nuk kërkon falje dhe përderisa nuk i kthen të pagjeturit.

Për ti filluar bisedimet më Vuqiqin, në çdo takim do të ja paraqitja si kusht, përndryshe nuk do të bisedoja.

E vetmja mënyrë për të ju matë përkushtimin e Evropës dhe përfaqësuesve të sajë së janë serioz në angazhimet e tyre.

Të njëjtin veprim do ta bëja edhe në takimet më përfaqësuesit evropian të cilët i lejuan vetit që nji diplomate e Evropës të jetë aq arrogante, e pa ndjenja, jotransparente dhe dyfytyrëshe në aspektin standardeve të përdorura.

Zotëri të nderuar, a mos jeni vonuar, ndërsa arsyen e pritjes së deritanishme, duhet të ju shpjegoni familjarëve, populli të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

A na qenka lëkura e Presidenti ma e vlefshme së të masakruarit, të zhdukurit dhe martirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat