Kisha retrograde serbe, tragjedia më e madhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan

Opinione

Kisha retrograde serbe, tragjedia më e madhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:10
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Patriarku serb Irinej: ““Do ta kthejmë Kosovën prapa nën Serbi, o me hatër, o me forcë” !?

***-Po, po, do ta kthesh Kosovën nën Serbinë kolonialiste gjenocidale, kur “shelgu të bëjë rrush” !

*** Serbia, ky shtet  abnormal me  një popull të sëmurë dhe të infektuar nga indoktrinimi dhe nga mashtrimi i kishës së çmendur retrograde politike, që me shekuj e rren popullin e vet, e rren Zotin, e rren Evropën dhe tërë botën se “Kosova është Serbi; se trupi i Serbisë nuk mund të jetojë pa kokën e vet-Kosovën”. Kështu ka deklaruar në meshat e tij patriarku serbomadh Irinej (alias Mirsolav Gavriloviq) më 2010:“ Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Për mua Serbia pa Kosovën është një trup pa kokë. Vendi ynë nuk mund të jetë pa kokë dhe pa Kosovën.” (www.b92.net, 14 maj 2010); më 2016 (https://www.kosova-sot.info/opinione/82525//  dhe më 2017. (shih nëhttps://www.koha.net/arberi/159527/patriarku-irinej-serbia-pa-kosoven-eshte-si-njeriu-pa-koke/).

 *** “Nuk është për t’u çuditur shumë nga instinktet  brutale të masës sonë fshatare për shkollimin  dhe për civilizimin e së cilës  Serbia  nuk është përkujdesur kurrënjëherë. Prandaj, nuk duhet habitur nga horizonti i  ngushtë dhe  sadist shpirtëror dhe politik i komandantëve tanë ushtarakë, të  cilët janë edukuar që, me gjakftohësi dhe, në mënyrën më kriminale të vrajnë me dhjetra e qindra shqiptarë, gratë dhe fëmijët e tyre, duke konsideruar këtë akt barabarik si heroizëm. Gjithashtu, nuk duhet revoltuar as nga opionioni publik borgjez serb, cili i mbështet moralisht dhe i jusitifkon  të gjitha krimet e tyre ataviste mbi shqiptarët, duke iu shtuar oreksin për shfarosjen e shqiptarëve dhe të familjeve të tyre… duke qenë se parullën  për realizimin e  një koncepti  të tillë politik e hedhin njerëzit  që qëndrojnë në pozitat më të larta politike dhe shoqërore në Serbi”.

(Dushan Popoviq)

Përveç këtyre faktorëve politikë, shoqërorë dhe ushtarakë për shfarosjen e shqiptarëve (të theksuar nga socialdemokrati serb, Dushan Popoviq,  bashkëpartiak i Dimitrije Tucoviqit ) të Serbisë së kryeministrit Nikola Pashiq ( 1912- 1918), rolin më negativ dhe më shkatërrimtar të kombit shqiptar, të copëtimit të ankesimit dhe të kolonizimit të territoreve të Shqipërisë Etnike e ka luajtuar Kisha Ortodokse Serbe me popat e saj.  Kjo kishë retrograde politike  në vazhdimësinë historike të saj ka planifikuar dhe ka realizuar projketet gjeopolitike dhe fashiste të saj për shfarosjen e shqiptarëve, ashtu siç veproi edhe në përgatitjen dhe në realizimin e gjenocidit  serb në Kosovë (1989-1999).

Pra, Kisha Ortodokse Serbe është një nga faktorët venmdimtarë dhe nga forcat centrifugale politike, religjioze, militariste dhe anticivilizuese për shfarosjen e shqiptarëve dhe për grabitjen e tokave të tyre pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan.

Ja, këtë vlerësim tonin e justifikon edhe kjo parullë raciste dhe fashiste e patriarkut Irinej se gjoja “ Gjithkund ku jetojnë serbët është Serbi” .(Shih në :  (https://www.index.hr/vijesti/clanak/ patrijarh-irinej-srbija-je-sve-gdje-zive-srbi/1003289.aspx  (25 tetor 2017).

Pikërisht kjo parullë çetniko-fashiste e Kishës Ostodokse Serbe ka shkaktuar 3 gjenocide dhe 3 agresione serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ku bandat çetniko-fshiste  paramilitare, militare dhe policore serbe kanë plaçkitur, dhunuar,  masakruar dhe vrarë me qindra e mijëra kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë civilë të pafajshëm, gjatë viteve 1989-1999.

Prandaj, për shkak të këtij apeli  të aparteidit çetniko-fashist serb, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej (alias Mirsolav Gavriloviq),  duhet të shpallet persona nongarata në Kosovë, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë, në Maqedoninë Veriore dhe në Mal të Zi derisa të propagandojë parullën raciste dhe fashiste“Srbija-je-sve-gdje-zive-srbi”, që do të thotë rizgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të Nikola Pashiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit…etj.

Për realizimin e këtij Projekti çetniko-fashist “lebensraum” në dëm të popujve dhe të shteve fqinje siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnia, Kisha Ortodokse me patriarkun Irinej dhe me popat esktremistë dhe fundamentalist serbë mbështetën dhe bekuan ushtrinë Serbe policinë, paramilitarët, qeverinë, shkencëtarët për ta djegur Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovës(1989-1999) dhe për të dhe masakruar popullatën civile vetëm pse ishin kroatë, myslimanë dhe shqiptarë në tokat dhe në shtëpitë e tyre ilire me shekuj që nga Illyria e lashtë.

Mësimet dhe projektet fashiste gjeopolitike dhe gjenocidale (me shekuj) të KOS-it janë zjarri i përflakjes së Ballkanit. Këtë e provuan edhe 3 agresionet dhe 3 gjenocvidet e fundme të Serbisë së Slobodan Milosheviqit-Vojislav Sheshelit-Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit (1989-1999).

Mirëpo, për krimet dhe  për gjenocidet e tyre, as sot, pas 20 vitesh, as qeveria, as parlamenti, as akademia e as Kisha Ortodokse Serbe nuk kanë kërkuar falje kolektive si komb dhe si shtet, për shkak se, “nuk ndihen fajtorë”, edhe pse Tribunali i Hagës në Hagë  të Holandës (1993-2019), i penalizoi krimet e tyre gjenocidale ndaj njerëzimit, të kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Edhe pse për shkak të krimeve të tyre të gjenocidit, NATO-ja  78 ditë e bombardoi Serbinë dhe Malin e Zi-Jugosllavinë Federale të Slobodan Milosheviqit (24 mars -10 qershor 1999), serbët , edhe në kohë paqeje(as shteti, as kisha e as akademia)  nuk kanë reflektuar që të pendohen dhe të kërkojnë falje për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, sepse psika e tyre e tyre paranoide ende ndihet  “e qetë dhe jofajtore” për qindra e mijëra viktima të pafajshme civile kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare!?

Përkundrazi, edhe sot, pas dy dekadash i “fajësojnë” viktimat e pafajshme civile (fëmijë, gra, pleq, djemë, burra), kroatët, myslimaneët boshnjakë dhe shqiptarët, duke i kërcënuar dhe kërkuar  “revansh” se me çdo kusht, “do të rikthejnë Kosovën” nën  Serbinë kolonialiste të Nikola Pashiqit… , duke ripërsëritur parullat  e rreme mitomane shekullore  se gjoja “ku ka serbë aty është Serbi”!?

Çfarë të thuhet më tepër për këtë fenomen iracional çnjerëzor fashist, se Serbia edhe më tej vazhdon të dëshmohet si shtet abnormal me një popull totalisht psikopat të sëmurë, që tradicionalisht ushqehet dhe shuan etjen me krime barbarike të gjenocidit ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe  ndaj shqiptarëve pellazgo-ilirë në Ballkan (XII-XXI).

Kosova  kurrënjëherë nuk ka qenë e Serbisë !

-Shikoni hartën e Serbisë së njohur ndërkombëtarisht nga Kongresi i Berlinit më 1878, Kosova nuk figuron brenda kufijve shtetërorë të Serbisë. Gjithashtu, as Novi Pazari nuk figuron brenda territorit të Serbisë, por ashtu si Kosova ndodhet brenda kufijve të Perandorisë Osmane deri në vitin 1913, kur Konferenca e Ambasdadorëve të Londrës ( me këmbënguljen e Anglisë, të Francës dhe të Rusisë) Kosovën dhe Novi Pazarin ia “bëjnë teslim” Serbisë dhe Malit të Zi, me qëllim që t'i zhbalanconin dhe ndërlikonin interesat strategjike të Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat