A ka nevojë Bashkimi Evropian për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes shteteve të Ballkanit

Opinione

A ka nevojë Bashkimi Evropian për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes shteteve të Ballkanit

Nga: Arbnor Sadiku Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:03
Arbnor Sadiku

Është parim i njohur në Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare Anarkia, që konsiston në mos pasjen e një qeverie qendrore apo institucioni në sistemin ndërkombëtar i cili i bind shtetet të respektojnë kufijtë dhe sovranitetet e vendeve të tyre.

Pra nga kjo kemi mësuar  me parë është se mungesa e një superfuqie të vetme ndërkombëtare e cila kontrollon dhe menaxhon konfliktet në botë përmes negociatave dhe bisedimeve, dhe në rastet më të këqija do i përdor edhe sanksionet ekonomike, apo edhe sulme ushtarake sikurse rasti i bombardimit të Serbisë nga Aleanca e NATO-së, në vitin 1999.

Pra, nga ajo që e dimë është se mungesa e një superfuqie botërore shkakton anarki në marrëdhëniet ndërkombëtare, kurse posedimi i saj d.m.th se kemi rend botërorë.

Deri më tani bota ka një sistem Unipolar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)-të, por tendenca është që shpejti ky ritem të ndryshoj, të bëhet sistem shumë Polar duke pasur parasysh rritjen ekonomike të Kinës, ndërsa Rusia është forcë në rritje të ndikimit por jo sa të mund të quhet superfuqi botërore. 

Në këtë kontekst, konsideroj se edhe tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)-të mbeten fuçia politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake e vetme në botë, por me ardhjen e presidentit amerikan në pushtet D.Trump si duket SHBA-ja, ka abstenuar nga të qenit tajkuni i vetëm, apo superfuqia dominante  për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, sepse ajo është kthyer  më shumë tek vetvetja duke pasur parasysh politikën e ditur tashmë të presidentit Trump, me thirrjen se “Amerika është e para”, që nënkupton se tanimë Amerika është përqendruar më shumë tek vetja e saj, në zgjidhjen e problemeve të emigracionit ilegal në kufirin me Meksikon, si dhe në luftën tregtare me Kinën si një shtet  i cili po shënon  rritje ekonomike rekorde, dhe tek më vonë SHBA, ndoshta do të merret me problemet e vjetra politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por deri më tani këto të fundit si duket ju janë deleguar Bashkimit Evropian si formë e fascilitimit të bisedave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  

Pasojat e kësaj politike më së shumti vërehen tek funksionimi i politikes së jashtme në Bashkimin Evropian, e cila nuk ka treguar kurajën, bindjen, taktin dhe guximin  për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe arritjen e një marrëveshje në mes të komuniteteve boshnjake, serbe, dhe kroate, në shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Pra, që Bashkimi Evropian të funksionoj si një fuqi unike dhe e pavarur nga fuqitë e tjera do të duhej të kishim një unifikim të saj sidomos për çështjet që kanë karakter të interesit të vetë Evropës. Rasti më i mirë i cili e shpjegon qartë se Bashkimi Evropian është fragjil dhe i përçarë është njohja e shtetit të Kosovës, ku ende pesë (5) vendet e Bashkimit Evropian nuk e kanë bërë një akt të tillë duke qenë në çakordanc të plotë me shtet e fuqishme ekonomike dhe politike sikurse   Gjermania dhe Franca, shto kësaj edhe mungesën e lidershipit, guximit, dhe mjeshtërisë së shefes për Politikë të Jashtme Frederika Mogerini, e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen brenda Bashkimit Evropian.

Pra, për tu ndryshuar mentaliteti i tillë i vendimmarrjes do duhet, kohë, mund dhe përpjekje gjatë brenda Bashkimit Evropian dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse kemi lidership më të fort brenda dy shteteve kryesore Gjermanisë dhe Francës në të ardhmen,  të cilat kanë fuqinë kryesore ekonomike, politike, diplomatike  dhe ushtarake brenda BE-së.

Pra, abstenimi nga përgjegjësia që po e bëjnë në heshtje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht pas ardhjes së Presidentit Trump në shtëpinë e bardhë, ku për  zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor liderë negociuese në mes palëve do jetë Bashkimi Evropian, do të thotë që problemi dhe mosmarrëveshjet të mos zgjidhen asniher.

Ndaj, mbetet të shihet në të ardhmen se influenca dhe serioziteti që do të tregojnë diplomacia amerikane në zgjidhjen e konfliktit në marrëdhëniet ndërkombëtare  në mes të Kosovës dhe Serbisë, a do të avancoj matej, apo të ruhet staus-quoja e deri tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat