Gruaja dhe rëndësia e saj në karierën e burrit

Opinione

Gruaja dhe rëndësia e saj në karierën e burrit

Nga: Xhafer Haliti Më: 16 maj 2019 Në ora: 06:08
Xhafer Haliti

Them se të dashurosh është një nga gjërat thellësisht më të rëndësishme të jetës, sepse e di çfarë do të thotë, për jetën e një njeriu, mungesa e një gruaje: fiziologjikishtë e shpirtërishtë.

Cilido shkencëtar do të më jepte të drejtë, edhe duke u

në bazë të një kriteri fare shkencor.

Pra mungesa e elementit “grua” në jetën e një burri, do të thotë gjithmonë dobësi të ekuilibrit psikik e pothuajse gjithmonë turbullime te funksioneve delikate fiziologjike.

Ata që nuk dashurojnë ose, që nuk kanë një grua, janë përherë të trishtuar, të torturuar, të pushtuar nga një ndjenjë e pamposhtme dobësie, pamjaftueshmërie e inferioriteti, flas me kompetencë për këtë qështje, sepse realishtë po e ndjej këtë munges të madhe dhe këtë boshllëk të pazëvendsueshëm.

Të rinjtë, e sotshëm mendojnë të arrijnë një pozicion shoqëror e pastaj të formojnë nje familje. Unë, megjithëse kjo mund të duket paradoksale, do t’i këshilloja të formojnë më parë një vatër familjare që të jenë gati për tu ndeshur, me plot besim, me luftën e jetës.

Nëse sot do të duhej të filloja karrierën time në shoqëri, nuk do ta kisha nënvleftësuar këtë element “Gruan”, sepse e kuptoj sa e domosdoshme është së pari fiziologjikishtë e shpirtërishtë, e së dyti sa dobi mund të kesh nga kjo gjë për një sukses më të madhë.

Një paragjykim i pajustifikueshëm, shumë i besuar për njerëzit të ashtuquajtur seriozë e konformistë, thonë se gratë përbëjnë një pengesë në rrugën e pasurisë e të lavdisë.

Shumë më kjartë, dhe me një kuptim më të moderuar e më prekës për jetën, e ka gjykuar pikërisht i madhi Prentice Milford ku thotë: “ Ka qenë Xhusepina që e ushqeu Napoleonin me idera që duhej ta çonin në karrierën e tij triumfale,.. Ishte Xhusepina që e bindi të ndërmarrë fushatën fatale kundër rusisë: Napoleoni kishte një besim të tillë në gjykimin e saj, saqë shpesh, edhe pas divorcit, kërkonte të këshillohej me të”.

''Pas një burri të pushtetshëm qëndron gjithmonë një grua e zonja" thotë një personalitet i njohur.

E janë të shumta gratë që kanë ushtruar, në kohëra të ndryshme e mbi burra të ndryshëm, një ndikim të dëshiruar, duke favorizuar realizimin e fatit të tyre, “Për çdo individ që arrin në suksese, përfundon Prentice Milford, në çdo etapë në çdo fazë të jetës, në çdo aktivitet, në çdo sipermarrje të lavidshme do të jetë në ndonjë vend, e dukshme o e pa dushkme një grua si frymezuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat