Në luftë nuk shkohet të përçarë!

Opinione

Në luftë nuk shkohet të përçarë!

Nga: Milazim Maraj Më: 17 maj 2019 Në ora: 08:04
Milazim Maraj

Më rastin e 20 vjetorit të kalimit në përjetësi.

• Heronjtë kanë privilegje të jetojnë në dy bota.

• I shkëlqyeshëm në mobilizim, logjistikë dhe në vijë të zjarrit.

• Kosovën e lirë, te pavarur dhe demokratike e kishte prioritet jetësor.

U takuam për herë të parë në Kalimash. Buzëqeshja dhe qëndrimi tregonte shpirtin e tij të pastër, qasja në detyrë kompletohej me përkushtimin e luftëtarit për liri. Zgjuarsia dhe aftësia për të kap gjerat shpejt ishin garantë për sukseset e tij në luftë. Përvoja e tij ushtarake në Armatën jugosllave lexohej në çdo veprim dhe në qëndrimet e tij. Ligjëratat i përcillte më kujdes dhe përkushtim edhe pse për te mundë të ishin gjera të përsëritura.                                                           

Abaz Thaqi e donte Kosovën shtet të lirë , të pavarur dhe demokratik. Për ta bërë  kështu, kishte marr obligimet e luftëtarit në nivel ”Komando”. Përkushtimin për Liri të Kosovës e kishte edukatë familjare dhe shkollore nga familja dhe mësuesit patriot. Në Zagreb u kompletua më vlerat e artit ushtarak. Kualitetet e tij ushtarake, qëndrimi luftarak dhe guximi ishin karakteristika të mjaftueshme që Abaz Thaqi të caktohet zv. Komandant i objektit ushtarak”Velebit-3”. Kjo ishte depoja e armatimit për Armatën e pestë jugosllave ndër më të mëdhatë. Depoja ishte e vendosur në Dellnicë-Kroaci. Abazi përcillte në vazhdimësi gjendjen në Kosovë. Mbante lidhje të vazhdueshme më shokët e vet shqiptarë në Dellnicë më vonë shokë të luftës në Koshare. Bashkë më Skënder Hasangjekaj, Afrim Bekën (Puço)dhe Rrustem Berishën, kujdeseshin për ushtaret shqiptar, dhe shpetimin e tyre nga lufta e cila për ta nuk kishte rëndësi. Bashkë më shokët u kujdesen edhe për sigurimin e armeve për luftë në Kosovë nga kjo depo.

Abazi braktisi armatën kroate më 15.11.1990 më vendimin nr. 43/77/2. Kështu u bë pjesë e përgatitjes për luftë në Kosovë e cila kishte filluar po këtë vit. Pas largimit nga ushtria kroate Abazi punoj jo vetëm në armatimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, por edhe më motivimin dhe mobilizimin e të rinjve për ta çliruar Kosovën dhe për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga planet serbe për zhdukje masive të tyre. Më urdhrin e Kolonel Ahmet Krasniqit u zgjodh pjesëtarë i njësisë speciale “Skënderbeu” që njihej si (Garda Kombëtare e Kosovës). Pas përfundimit të ushtrimeve dhe ngritjes së kësaj njësie në nivelin Komando kjo njësi shuhet pa ndonjë shpjegim!!!???. Me Abazin ishim bashkë në Kalimash për të kryer trajnimet për luftë nga oficer të lartë specialist më përvoja nga shumë lufta. Ai edhe pse kishte aftësi të ligjëronte vet, nuk deklarohej por përcillte më vëmendje ligjëratat. Një nga ligjëratat e pa durueshme ishte ligjërata moralo politike e Gjeneralit, Kudusi Lame. Kjo ligjëratë kontradiktore për të cilën askush nga ne nuk kishte nevojë, jo vetë që i beri të ndjehen keq shumicën e pjesëmarrësve por krijoj një përçarje momentale në mes nesh. Mesazhi i kësaj ligjërate krijonte amulli kundër kujt do të luftonim. Kundër Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK apo kundër kriminelit të Gadishullit Ilirik Sllobadan Millosheveqi dhe ushtrisë kriminele Serbe.

Pas përfundimit të kësaj ligjërate neveritëse e cila u duk se zgjati shumë Gjenerali Lame pyeti, a ka dikush diçka me pyet? U lajmërua oficeri i karrierës Gani Gjuka. Gjeneral a ka mundësi që luftën ta fillojmë nga kufiri pasi që po mbetemi pa municion dhe ushtaret më të mirë dhe më të stërvitur po na vriten në mungesë të municionit. Ende pa e përfunduar mirë këtë pyete reagon më nervozizëm Kudusi Lame. Përgjigjja e tij ishte kërcënim. “ kjo që kërkoni ju do të thotë të vijnë dy vetë të maskuar të ju vrasin dhe të zhduken në errësirë pa u hetuar kush ishin” “në nuk duam sherr më Serbinë vazhdoj Lame” . “E nëse një predhë e tyre kalon në Shqipëri atë e dua unë mezi po pres” përfundoj Lame. Oficeret e pa kënaqur u ngritën përfundoj trajnimi. Abazi kishte dëgjuar njërin nga pjesëmarrësit  që kishte thënë sa të i qojmë afër kufirit iu tregojmë këtyre të FARKU-t. Abazi mu afrua dhe më tregoj më shqetësim. Si të shpjegohet kjo komandant, ne edhe kështu jemi pak , tani të përçarë do të futemi në luftë? Abazi kishte të drejt, në luftë hyhet më besim në komandantin, shokun, armen, doktrinën e luftës dhe arsyen pse luftojmë. Të shkojmë afër kufirit së kemi më pas nevojë për njeri tjetrin dhe nuk do të kemi kohë të merremi më pallavrat e këtij gjenerali, do të na dalin punë më të rëndësishme.

Nga këtu do të filloj çdo gjë mbarë. Ai qeshi ,më shtrëngoj fort pranë vetes dhe me tha : “Sa e dua këtë optimizmin tënd.”Në natën e 8/ 9 prillit Abazi vendoset në vij të kufirit përballë Korrakollit serb. Pikërisht në shtëpinë e Sadikut, doli nga shtëpia dhe na shikonte më buzë në gazë, përqafoj ushtarin për te cilin pati bindjen e keqe të krijuar shpejt nga ligjërata e dëmshme e gjeneralit, në Kalimash, pastaj mu ofrua ngriti dorën lartë “cake” më tha. Më datën 10.04.1999 Abazi udhëzon ushtarin e vet Beqir Gorçaj për të vepruar kurse vet shkon në vij të zjarrit në përforcim të Kom. Notit përball karakollit serb. U kthye më dy pushkë. “A doni trofe lufte” tha. Më 16.04.1999 Abazi bashkë më dy ushtarë kishte vendosur të vije në Rrasë të Koshares(drejtimi 777). Ai erdhi aty ku luftimet ishin të pa ndërprera pothuaj se 24 orë. Komandanti i GO-3. Kishte aprovuar kërkesën e Abazit. Në Batalionin e dytë ai komandoj , Kompaninë e (I). Mori nofkën e luftës Bjeshka-1. Ishte shumë i dashur për bashkëluftëtaret e vet. Më 26.04.1999 Abazi më kompaninë e tij kishin kap të gjallë kuririn e komandantit të njësisë speciale të parashutistëve“pilot”. Gazetari spanjoll, Miguel  Gil  Moreno ; kur e pa trajtimin e robit të luftës nga ushtaret shqiptarë tha:” Edhe ushtritë më me traditë ua kanë zili për disiplinën tuaj ushtarake, ju lumtë”.

Pas dorëzimit të robit të luftës Abazi komandoj ushtaret e vet. “Pas meje djema” vazhdojmë më fitore të reja. Më 16.05.2019 kurë fare nuk pritej Abazi qëllohet nga një snajperist serb. Ishte i plagosur për vdekje por nuk rënkonte,” më vjen keq që u ndave prej juve; vazhdoni luftën” kështu fliste Abazi i shtrirë në barelën e mbushur plot gjak. Kthehuni ju në pozicione u thoshte, ushtarëve të vet. Më këto fjalë Abaz Thaqi kalon në pavdekësi. Kurse neve na mbetën kujtime që nuk harrohen kurrë . Fytyra e tij plot optimizëm dhe siguri në fitore. Na mbeti në pamje fotografia e tij gjithmonë më buzë në gaz plot urtësi dhe guxim. Fjalët e tij ”A doni trofe lufte” ma dha një kolegë sepse ai shkoj të Sfeti Sava. “Kujdes! robi i luftës nuk është më, i rrezikshëm”,” Shpejt do të pimë kafe në Skenderaj” komandant” jo, jo, në Skenderaj do të pimë çaj i thash. Na kujtohet kur komandanti i Batalionit (II) i dha pushim 5 ditë, por Abazi shkoj vetëm 1 ditë për të ndërruar uniformen tani më të sfilitur. Të nesërmen u kthye. Kë thyer urdhrin Abaz i thash; gabim”pozitiv komandant”më tha duke qeshur. Na kujtohet zëri i tij komandues “uluni në istikame” ditët kur tanket serbe kaluan mbi istikamin e tij dhe pastaj” Komanda e tij “zjarr dhe bravo”, përcjellit e tankut  kishin mbetur të vrarë, disa minuta më vonë zëri i tij plot keqardhje,dërgoni , herifat. Na mbetën në kujtesë lotët e tij për bashkëluftëtarin Besim Nuka, “ ah nuk e dini çfarë djali ka qenë” thoshte, shtrëngonte duart dhe më vështirësi i përpinte lotët për Heronjtë: Lutfi Musiqin, Rifat Kastratin, Fetah Sylejmanin etj.” Kemi fitore më humbje të dhimbshme” thoshte. Abaz Thaqi është Hero i dekoruar disa herë. Heronjtë jetojnë në dy bota. 

Ata kanë këtë privilegje që nuk e kemi ne.                                                                                                                                    

Jetojnë në botën tonë këtu , në kujtimet dhe zemrat tona, të familjeve, farefisit, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të vet. 

Jetojnë në kujtimet e brezave që rritën në Kosovën e lirë dhe të pavarur.                                                                                

Jetojnë në parajsë bashkë më Gjergj Kastriotin -Skënderbeun. 

Sa herë që përmendet lufta sakrifica,Atdheu,liria, kujtimet lidhen më Heroin e Kosovës Abaz Thaqi- Bjeshka-1.                                                                            

Lavdi Heroit të Kosovës Abaz Thaqi,                                                                                                                                       

Lavdi të gjithë Heronjve të rënë për lirinë e Atdheut.                                                                                                                           

Qoftë e nderuar familja e Abaz Thaqit, qofshin të nderuara familjet e heronjve të Kosovës.                                             

Zoti e bekoftë Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike.                                                                                                                                

Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat