Modeli i Demonkracisë

Opinione

Modeli i Demonkracisë

Nga: Ejup Berisha Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:37
Ejup Berisha

Si model relativisht i ri i Demokracisë-Demokracia te ne ka filluar të zbatohet prej vitit 1990 ndërsa prezenca vëllimi dhe ndikimi i saj janë rritur dhe shtuar në mënyrë të dukshme që nga viti 2001 e këtej. Fjala Demokraci rrjedh nga fjala Demon apo Djall i cili te populli shqiptar njihet si Dreq. Djalli në demokraci i ngjanë asaj këngës së këngëtares së njohur nga Kosova Adelina Ismajli e cila titullohet “Jashtë jam femër e brenda jam dreq”.

Në modelin e  Demokracisë posedues të pushtetit janë politikanët djaj-dreqër të cilët qeverisin me veprime të djallëzuara, me metoda të falsifikuara si dhe me sjellje të kamufluara. Këtë tip të politikanëve mund ta gjesh kudo nëpër botë por këta më së shumti janë prezent në rajonin e Gadishullit Ballkanik ku bëjmë pjesë edhe vet ne si njerëz.

Pse  them kështu pasiqë politikanët këtu në vend se me sinqeritet të njëjtët qeverisin me gënjeshtra, manipulime, me shantazhe të shumta si dhe me kërcënime. Elemente identifikuese të Demokracisë janë  dyfytyrësia, gënjeshtra, jo sinqeriteti si dhe babëzia.  Këto këtu te ne ndodhin apo zbatohen në kohëzgjatje të pakufizuar apo në orar prej 24 orësh pandërprerë sepse këtu politikanët nuk kanë asnjë fije njerëzie dhe burrërie.

Këtu te ne pra politika është një depo gjigante e mbushur me shumë gënjeshtra, dhe dyfytyrësi. Shihni sa për informim të drejtë dhe objektiv  Demokratët tanë në shikim të parë janë njerëz të rëndomtë të cilët realisht kanë karakter të shumëfishtë dhe të dyshimtë këta pra kanë karakter dhe sjellje të ngjashme me karakterin dhe sjelljet të cilat i praktikon dhe zbaton edhe vetë djalli pra demokratët dhe djalli lirisht njëri tjetrin mund ta quajnë kolegë.

Në Demokraci politikanët e djallëzuar nuk rrinë duarkryq sepse kanë shumë angazhime dhe punë për ti bërë dhe kryer. Të njëjtët një gjë flasin një gjë tjetër mendojnë dhe krejt ndryshe veprojnë. Këta këtu te ne nuk janë ato figura të shëmtuara djajsh të cilët i shohim në opinion por këta vizualisht duken shumë bukur më frizura të krehura mirë dhe me veshje bashkëkohore të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë.

Këto veshmbathje janë  të krijuara dhe të përpunuara në punëtorit e ndërmarrjeve më prestigjioze dhe më të njohura botërore si Versaçe, Armani, Boss, Pierre Cardin, Cristian Dior dhe Kelvin Klain. Këtu  në rajonin tonë njerëzit përtojnë të punojnë por mbeten rrugëve duke u mashtruar dhe duke u gënjyer pandërprerë nga Demokratët kështu që më të goditur nga kjo e keqe jemi ne shqiptarët. Vlen të thuhet se më parë në këto vise të merrte malli për të dëgjuar një gënjeshtër të vetme e sot ndodh e kundërta sepse të merr malli për ta dëgjuar një fjalë të sinqertë e të vetme. E shihni pra se si kanë ndryshuar kohërat rrënjësisht.

Në kohërat e mëparshme kush gënjente dhe manipulonte ai humbte shumë në shkallë të fundit edhe besimin si dhe reputacionin ndërsa në kohërat e tashme kush merret me gënjeshtra dhe me manipulime fiton shumë gjëra të bukura si psh autoritet shumë të lartë dhe reputacion të pakufishëm. Nëse siç theksova më lartë në tekst në këtë model demokracie posedues të pushtetit janë politikanët djaj këtu bartës të pushtetit janë qytetarët të cilët nuk dallojnë shumë nga politikanët e tyre sepse janë shumë të djallëzuar.

Pra këto dy kategori janë si peri për pantallonat.  Qytetarët sovranitetin e tyre në periudha të caktuara e bartin deri te politikanët Demon-krat.  Sot pra të gjithë janë zotërinj gënjeshtarë ky pra është një status i ri dhe shumë i privilegjuar që edhe pak do të afirmohet dhe legjitimohet në përmasa edhe më të mëdha jo vetëm se rajonale por edhe  ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat