I dhezi SHIK-ut, n’afat rekord!

Opinione

I dhezi SHIK-ut, n’afat rekord!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:23
Fatmir Bajraj

Ish UDB-ja Jugosllave, tanimë BIA Serbe, le t'ia rrahë krahët pjellës së vetë, SHIK-ut anti-shqiptarë për vartësinë, funksionin dhe veprën e fundit n'dobi t'Serbisë armike dhe n'dëm t'Kosovës dhe të vet Amerikës.

Akti n'kohën e duhur nga "njerëz" të duhur !

Sherbimet anti-shqiptare të armikut tonë shekullor, në momentin e duhur dhe t'nevojshëm për ta, aktivizuan pjellën e vetë shqipëfolëse në Kosovë ,alias ; SHIK-un e Hashimit & Kadrisë që permes një mjerane, vartëse e vërbër dhe argate e binomit mafio-kriminal : Hashimi & Kadria, në mënyrë skandaloze t'nxjerrë në shfaqje një skenë përverse abuzimi & dhunimi seksual të një akti makabër, amoral, jo-etik dhe çnjerëzor, për t'vrarë dy zogjë me një plumb !

- Nga një foto pornografike misetrioze e ushtarëve Amerikan në Irak, shperfaqët publikisht krimi monstruz dhe abuziv mbi viktimën irakiane dhe n'sytë e robërve të luftës, për t'a denigruar, përcmuar & denoncuar ushtrinë Amerikane dhe vetë SHBA-të në luftën globale kundër terrorizmit.

- Në anë tjetër, për të nënvlerësuar e zhvlerësuar përfundimisht, dhunimët seksuale të mbi 20 mijë grave shqiptare në luftën e fundit n'Kosovë, nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare të regjimit kriminal & gjenocidal të satrapit të Ballkanit, kriminelit Millosheviq !

Pra Serbia, përmes SHIK-ut dhe argatëve të vet, të instaluar në Institucionet ma t'larta të Republikës së Kosovës, i'a doli mbanë, me një skenë të "deshmimit" me një foto-skandal, t'a godas Amerikën dhe tue vertetën e hidhur të shqiptarëve të Kosovës ; krimet e dhunimeve seksuale...!

Një foto, sa njëmijë fjalë, një lajthitje e mashtrim i qëllimshëm që mori dhenë në një afat rekord, por që u kthye bumerang për se paku njëqindë-fish !

BIA serbe, përmes bijës së vetë n'Kosovë, SHIK-ut të Hashimit & Kadrisë, i'a doli mbanë t'i nxjerrë shqiptarët e Kosovës , si mashtrues ordiner, manipulues flagrant dhe aktorë që luajnë viktimën pa qenë fare viktimë, vetëm e vetëm për të gëzuar mbështetjën nderkombëtare, përkundër faktit se krimet serbe ishin një realitet tragjik dhe i pamohueshëm.

Flora Brovina (PDK), e dresuar nga pjella e BIA-së serbe (SHIK-u) në Kosovë, alias nga binomi famëkeq, Hashimi & Kadria, e dogji keq kartën shqiptare për dhunimet seksuale dhe krimet monstruoze të shtetit serb n'Kosovë, si dhe e atakoj Amerikën si t'vetmin aleat të shqiptarëve të cilët mese dy herë n'histori shpetuan zhbërjën tonë si komb & atdhe, dhe i dhanë vulën përfundimtare lirisë dhe shtetëve tona ; Shqipëri & Kosovë !

Flora Brovina, është masha, PDK-ja zjarri që djegë e përvëlonë Kosovën.

Flora Brovina është e keqja m'a e vogël n'PDK për Kosovën dhe shqiptarët, ngase e njëjta është vetëm dorë e zgjatur e binomit kriminal të SHIK-ut & PDK-së, Hashimit e Kadrisë, dhe si e tillë, le t'rrinë n'PDK, dhe perfaqësuese e saj n'Parlamentin e Kosovës, ngase ; kush ma shumë e kush ma pak PDK-ja e njëjtë është, fund e krye.

Shkarkimi dhe dorëheqja e saj eventuale, do ishte dëm kolateral i PDK-së, SHIK-iste, kriminale, dhe do kursente dresuesit dhe boset e vertët të krimit, korrupsionit & kotrabandës n'Kosovë ; Hashimin e Kadrinë.

Shefat e PDK-së, SHIK-iste, Hashimi & Kadria, do të shperblehën nga padronet : armiqtë tanë shekullor, Rusi & Serbi, për sherbimin efikas, të spikatur dhe në një afat rekord kundër Kosovës, shqiptarëve dhe miqëve tanë Amerikan.

Strategjia dalëse e armikut, duke ruajtur "n'lojë" edhe pjellën e vetë (SHIK-un) dhe eksponentë të tij në Institucione të Republikues së Kosovës, do jet edhe më e sofistikuar, duke dëmtuar edhe me tej, kauzën tonë kombëtare për liri & shtetëbërje...!

Serbia përmes binomit anti-shqiptarë ; Hashimit & Kadrisë dhe të dresuarës së mjerë Flora Brovina, dje n'e bëri dëmin katastrofal. Neve si shoqëri & shtet, n'a duhet shumë punë me mend, që të vijmë në gjendjën e vetëm 48 orëve më parë, dhe e gjithë kjo kerkon kurajo, dije dhe guximi qytetarë, postulate t'munguara deri tani...!

Në shtetin e kapur nga kapësit n'pushtet, ku të tre pushtetet e ndara janë n'zap dhe të kontrolluara nga kapo-banda : Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori, pa t'keqën e mediasë së shkruar & vizive, e vetmja shpresë për t'a nxjerrë vendin nga kolapsi dhe rreziku real i falimentimit, është zgjimi ynë nga gjumi letargjik dhe ndihma imediate e miqëve Euro-perendimor dhe Amerikan.

Heshtja e jonë përballë pushtetit të maskarënjeve, po n'a vretë t'sotmën tonë, t'ardhmën e fëmijëve tanë & brezave që vijnë.

Qofsha i gabuar, kësaj radhe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat