Shqiptarët të kërcënuar dhe të rrezikuar sot nga vetvetja - Bota Sot
Shqiptarët të kërcënuar dhe të rrezikuar sot nga vetvetja

Opinione

Shqiptarët të kërcënuar dhe të rrezikuar sot nga vetvetja

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 18 maj 2019 Në ora: 14:21
Edi Rama, Hashim Thaçi

Është një iluzion i pa qartë dhe i tmerrshëm shqetësimi, kur shqiptarët sot mbetën «jashtë» objektivave dhe qëllimeve të tyre në krahasim me vendet e botës zhvillimore, edhe pse Shqipëria është më shumë se 100 vjet shtet dhe bëhet anëtare e NATO-s, ajo nga imazhi i vet krijuar, sot e vë në rrezik një popull të tërë dhe çdo zgjidhje pozitive shoqërore, që nuk mund të zhvillohet dhe nuk llogaritet se ç’farë mund ti ndodhë me angazhimet e pushteteve që përdor, me një shkatërrim jo vetëm moral e shoqëror, por edhe shkatërrim kombëtar, që udhëheqtë nga Edi Rama.

Një koncept dhe program i njëjtë politik vazhdon edhe në Kosovë, edhe pse ky vend po sa i dalur nga lufta e fashizmit serb, që akoma lëngon nga plagët e saj, udhëhiqet nga një qeveri e çaluar, nga një klan dhe bandë e krimit dhe korrupsionit, e cila është instaluar pas luftës dhe vazhdon e vepron grabitshëm e pa mëshirshëm mbi këtë popullatë, që në thelbin e vet të politikës nuk ka prirje dhe qëllime për të qeverisur drejtë dhe ndërgjegjshëm për të mirën e këtij populli, por çdo gjë përcaktohet dhe udhëhiqet në kuptimin e asaj që quhet pushtet i bandave dhe mafiave «pronto», në krye me Hashim Thaçin.

Rreziku është thelbësor për imazhin dhe të ardhmen e popullit të këtyre dy vendeve, dhe nuk duhet të ushqejmë asnjë iluzion se e gjithë kjo mund të ketë ndodhur rastësisht, apo në formën e një pushteti kalimtar, por si një teori e shndërruar në praktikë dhe i përpunuar nga njerëzit qëllimkeq, që të arrijnë pushtet dhe të realizojnë ambiciet e tyre politike dhe favore kapitale në kurriz të popullit vet.

Populli i varfër dhe i lodhur, përkundrazi bie në mashtrimin e këtyre matrapazëve politik, në pretendimin e një përfitimi të mundshëm dhe në përmirësimin e gjendjes së tyre, por vijimi i ngjarjeve të dhimbshme e të vazhdueshme të gjendjes së mjerueshme, e ka zbuluar deri dikund bindjen se, po vihet në pikëpyetje  mirëqena  dhe perspektiva qytetare, duke mbetur ndër më të fundit ndër të fundit në rajon dhe më gjerë.

Cili qytetar i Shqipërisë, apo i Kosovës, ndjehet sot i lumtur dhe optimist në vendin e vet, përveç atyre që janë të privilegjuar dhe në marrëdhënie farefisnore me pushtetin. Ky fakt e bënë njeriun të pa qartë dhe e bënë të humbas shpresat e optimizmit të vet, mbi bazën e kushteve dhe rrethanave te krijuara, i cili në mungesë të një mirëqene dhe perspektive, detyrohet të iku pafund, ku do kërkojë të ardhmen e vet më të mirë dhe më të begatshme.

Prandaj, në vend që të protestohet sot kundër masave në emër të një kulture të themeluar mbi personalitetin, do të ishte më e drejtë që ta pyesim vetën, se ku qëndrojnë problemet e shqiptarëve, të kësaj mase, që protestojnë pa ndërpre rrugëve të Tiranës dhe Prishtinës, kundër qeverisjeve të dobëta dhe regresive, kundër krimeve të organizuara dhe korrupsionit në pushtet, kundër drogës dhe menaxhuarve të saj, që janë të ndërlidhura edhe me vet pushtetin aktual në Shqipëri dhe më gjerë.

Sot nuk e kemi vështirë të kuptojmë se në cilën kohë jemi, nëse shikojmë pakëz më tej nga vendet tjera të rajonit dhe perëndimit, por e kemi të vështirë dhe të pa qartë se ç’po ndodh me ne, që nuk po i japim llogari vetvetes dhe po bëhemi pengesë e burimeve tona ekzistenciale. Energjitë tona i kemi të zbuluara që moti në gardën e fuqishme rinore dhe të shkolluar, e cila pret ti bashkëngjitet gjithë  atyre që kanë projekte të mira dhe zhvillimore për vendin e tyre, që jeta të realizohet me gjithë plotësinë e saj të mundshme.

Atëherë, pse këto dy vende Shqipëria dhe Kosova, mbetën të veçanta dhe të pa emancipuara politikisht, por edhe të pa zhvilluara ekonomikisht, e vetëm përshkak se nuk i zgjedhin njerëzit e duhur për të qeverisur vendin e tyre dhe që të ndërtohet një kulturë pune dhe jete më e begatshme, dhe mos të bëhemi barrë dhe shkaktare e barrierave të vetvetes për tu integruar, që edhe vendet Evropiane, të respektojnë të drejtën tonë për të iu bashkangjitur familjeve integruese dhe prosperuese.

Pse Shqipëria dhe Kosova, mbesin peng i integrimeve me vendet tjera të zhvilluara dhe peng i zhvillimeve të veta, pse këto dy vende demokratike dhe të mëvetësishme, nuk mund të gjejnë rrugën e përbashkët të qëllimeve dhe detyrave, madje edhe nga një këndvështrim ndërvellëzëror, dhe duke respektuar marrëdhëniet reciproke me njëra-tjetrën, si dy shtete që synojnë një ditë kufijtë e përbashkët dhe të pa ndarë.

Imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës,  po e menaxhojnë dy persona, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, i pari e përdor pushtetin si një pushtues i vrazhdë dhe dominues  i pamëshirshëm ndaj popullit të vet, që krahasohet me Maduron e Venezuelës, duke menduar se do behët zot i këtij vendi. Ndërsa i dyti e merr madhështinë e pushtetit pa përgjegjësi, i cili vet dikton dhe vepron, edhe me pretendimin e ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar edhe si pronë të vetën.

Ky rrezik nuk i vjen këtij populli nga vështirësitë e veçanta, të cilat kanë të ngjarë me diçka të rrezikshme dhe as luftën, por vjen nga një përbërës i veprës së dobët njerëzore përbrenda dhe pikërisht nga pushteti i degjeneruar. Njeriu mund të përdor pushtetin e vet si të dojë, por duhet ditur se ekziston edhe mundësia e përdorimit të gabuar, në kuptimin e se keqes dhe shkatërrimit të një shteti, nga i cili është i varur vetë populli dhe qenia e tij njerëzore.

Prandaj, nuk duhet të pushojë ky popull deri në fund, në kuptimin kulturor dhe njerëzor, i cili është mjaft i ndrydhur dhe i vuajtur nga të huajt me shekuj, të bëjë përpjekje dhe të organizohet në mënyrë masive, që edhe sot të gjejë kurajo dhe të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e vet njerëzor, duke i luftuar edhe mposhtur edhe ato mbeturina dhe argatë të armikut shekullor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...