Vjen një letër publike për Johannes Hahn - Bota Sot
Vjen një letër publike për Johannes Hahn

Opinione

Vjen një letër publike për Johannes Hahn

Nga: Fatmir Bajraj Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:11
Fatmir Bajraj

Komisioneri për zgjerim në BE, z.Johanes Hahn, serish vjen me një margaritar për Kosovën dhe shqiptarët, duke siguruar se marrëveshja historike Kosovë-Serbi, do jete marrëveshje e cila s'do të duartrokitet nga palët, ngase do jete marrëveshje kompromisi, siç e quan Ai dhe bashkëmendimtarët e tij n'BE, n'Serbi n'Kosovë & n'Shqipëri, alias ; Përfaqësuesja e lartë e BE-së,zonja Mogherini, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe t'dy Presidentet serbë: Vuqiq & Thaqi...!

Komisioneri i lartë për zgjerim, z.Johanes Hahn & Co, e shohin dhe trajtojnë gjithë procesin e ecjës, rrugëtimit dhe finalizimit të statusit të Kosovës nga Vjena deri n'Pavarësi, si një proces të deshtuar dhe nga i cili mund të merret si valide vetëm ajo dhe ato pjesë të marrveshjeve të negociuara, të cilat i ka pranuar Serbia, duke hedh përtoke pavarësimin e dakorduar e t'negociuar me Serbinë dhe Bashkësinë Nderkombëtare, përfshi këtu SHBA-të, Rusinë dhe BE-në !

Jo z. Hahn & Mogherini !

Procesin e çlirimit, pavarësisë dhe t'shtetëbërjës së Kosovës, nuk e kthejmë n'pikën zero (0), pavarësisht "historisë së re" t'BE-së, interesave strategjike serbo-ruse n'Ballkanin Përendimor, dhe gejeopolitikes së administratës Amerikane n'rajon dhe me gjerë, të drejtuar nga Presidenti Trump !

Marrveshja Kosovë - Serbi, për relaksim mardhenjësh n'mes dy popujve dhe dy vendeve që ishin t'përfshira në një luftë të përgjakshme, ku në njërën anë ; Serbia ishte agresore, derisa në anën tjetër Kosova ishte në të drejtën e vet natyrale ; në vetëmbrojtje të qenjës së saj dhe identitetit etnik, kulturor e kombëtar që synim kishte : çlirimin & lirinë për qytetarët e vet, n'atdheun e tyre dhe t'parëve, nuk duhet dhe nuk guxon t'a prek qeshtjën e përmbyllur nderkombtarisht të statusit final të Kosovës, e që është Pavarësia...!

Parime dhe jo kompromise tjera n'dëm t'Kosovës & shqiptarëve !

Reciprociteti si parim dhe jo diskriminimi i njërës palë, në këtë rast, i palës së Kosovës dhe i shqiptarëve, dhe benifite, favore dhe privilegje të garantuara palës tjetër, n'këtë rast pales serbe, e cila edhe sot, njësoj sikur dje, pardje...sillet si armike e përbëtuar ndaj një populli dhe vendi të cilin e kishte pushtuar e ri-pushtuar, pikërisht falë politikes së saj hegjemoniste e fashizoide dhe aminimit të Europës së vjetër dhe Rusisë.

Kompromisi nga 1877 dhe Molla e Kuqe, dhe jo nga Vuqo & Hashimi sot n'Mitrovicë !

Nuk i kemi falë dhe as harruar trojet tona, trojet e të parëve, nga të cilat u detyruam të terhiqemi nga vala e dhunës, represionit, masakrave, ekzekutimeve n'masë, djeg'jeve, pushkatimeve, debimit dhe shpernguljës së një populli autokton (shqiptarët) , nga një popull barbarë dhe hordhive të ardhura nga karpatet ruse (serbët) !

- Nuk i kemi harruar e s'i harrojmë përjetë, barbaritë serbo-sllavo-ortodokse të luftërave ballkanike, token e djegur e t'shkretnuar nga regjime anti-shqiptare dhe miratimin e tyre nga Kongrese e Konferenca Ambasadorësh vendimet e të cilave , dëmtonin tokat tona dhe shperblenin armiqtë tanë shkullor, serbo-sllavë !

Të gjitha këto, për t'knaqë Serbinë !

Jo e fortë kujtdo qoftë, që mendon se Kosova dhe shqiptarët duhet të pranojnë marveshje n'dëm të interesit jetik & ekzistencial, si komb & atdhe ...!

- Kompromiset e padrejta n'dëm t'Kosovës dhe shqiptarëve në njërën anë, dhe n'dobi të agresorit historik serb në anën tjetër, n'a kanë sjellë në një gjëndje, ku shqiptarët shumicë absolute, në atdheun e tyre, të janë inferior dhe të diskriminuar, përballë pakicave, pozitivisht të diskriminuara...!

Rast unik dhe i pa preseadan në Europën e qytetëruar...!?

Serbia duhet t'na jep standardin (modelin) e respektimit të pakicave kombëtare n'shtetin e saj, për t'kerkuar t'njëjtin për pakicën serbe n'Kosovë e gjetiu n'rajon.

Neve s'duam ma shumë se sa kaq, por as më pak se aq !

T'njëjtat që i duam për shqiptarët n'trojet e tyre etnike në Kosovën Lindore ( Preshevë, Medvegjë & Bujanovc), edhe du u'a japim pakices serbe n'Kosovë ; as më pak dhe as ma shumë.

Zatën, z. Hahn & Mogherini !

Parakusht i çfardo marveshje me Serbinë armike, është pranimi i faktit se Kosova është e lirë & sovrane, me integritet teritorial të panegociushëm dhe me status definitiv që është Pavarësia, e cila do duhet t'kulmoj me njohja reciproke nga të dy vendet respektive ; Kosovë - Serbi.

Për t'gjitha tjerat, mund dhe duhet t'bisedohet, por si palë të barabarta dhe pa kushte.

Kështu ndihmohet Serbia dhe populli serb, për t'u liruar nga mendësia mesjetare e sundimit mbi tjerët dhe Kosova e shqiptarët duke u'a hap rrugën e integrimeve të merituara përndimore & Verio-Atlantike...!

Andaj, z Johanes Hahn, nese s'doni t'a ndeshkoni Serbinë për krimet dhe gjenocidin e kryerë mbi shqiptarët dhe të tjerët, sëpaku mos guxoni t'a shperbleni atë më fatin dhe atdheun tonë i cili është i shtrënjtë dhe i larë në gjak.

Nuk e japim sot, as kurre!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...