Flora, mbuloje fytyrën me burkë

Opinione

Flora, mbuloje fytyrën me burkë

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 18 maj 2019 Në ora: 17:26
Flora Brovina

Të kam çmuar pa masë si poete, si humaniste, si atdhetare, si shkencëtare dhe profesoreshë. Kam lexuar shumë poezi tuajat, ne vargjet e te cilave nxjerrja miresin dhe humanizmin tënd si njeri. E kam lexuar disa here librin tënd “Vërma emrin tim”. Të admiroja për qëndresën tende si e burgosur nga regjimi fashist serb. Ishe e dashur ,e adhurueshme për te gjithë,te çmanin,te respektonin. Por,nuk e kuptoj së ç’tu deshte të hyejsh në politikë,e aq më shumë në PDK në Partinë e antivlerave,ne Partin e Klaneve,ne Partinë e shikistëve,në Partinë e cila qe 20 vite të pasluftës nuk i solli asgje Kosovës pos skandaleve,afërave korruptive.Me fjalë tjera ç’tu deshte të shkonë në Partinë e ujqeve atje ku nuk ka huamnitet por vetem forcë.

Ç’tu deshtë Flora qe sot,bash sot në Seancën e Parlamentit ta rrexosh për tokë autoritëtin tand,pse e bere këtë,kush të shtyu në këtë makaber qe ia more fytyrën vehtes,familjës sate,të gjitha femrave te dhunuara pas luftës.A mos ta qitën faqen e zezë shikistet e zi,sepse ata vetem me skandale jetojnë.Po,si pate guxim dhe kurajo bash gjate seances të Parrlamentit të dalish me foton e falsifikuar sikur me qenë farë agjamije.Ç’tu dershtë kjo,a mos pate farë zori ta bejsh këtë.U more në pyetje nga Prokuroria për këtë skandal të pafalshëm,theksove se ishe e manipuluar,trego te lutem nga kush ishe e manipuluar,bile pa fije turpi u mundove të fajsoshë edhe shoqet e tua si Mevlyde Saraçini,e cila fill të demantoj,bile deklaroi së ka edhe me të paditë.

Flora, nuk mjafton të kërkoshë falje,por duhesh të tregosh të verteten se kush qendron prapa teje kush qendron prapa ketij komploti,pse e banë lojën e te tjerëve,lojën e djajve të atyre qe mundohën të të shkatërrojnë,kush është ai i cili luan me identitetin tuaj,sepse mendoj se ti nuk sharron në baltë e vetme,a mos është kjo loja e atyre qe thonë do te ju “rrasi shik”.Gabimi është i yti,ia more vehtes fytyren,familjës,rrethit miqëve,nuk te ka mbetë fytyrë.Doreheqeja e juaj është minimumi qe mund ta besh.Nuk ke fytyrë të paraqitesh as në Parlament dhe nuk duhesh te paraqitesh. Duhesh qe te mbulohesh me te zeza,duhet ta mbajsh Burkën,qe te te mos njofi askush,vetem kjo te ka mbetë. Darëheqeja e jote është minimumi yt çka mund te bajsh ne këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat