Flora Brovina e ke prishë punën me ka krejt?! - Bota Sot
Flora Brovina e ke prishë punën me ka krejt?!

Opinione

Flora Brovina e ke prishë punën me ka krejt?!

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 18 maj 2019 Në ora: 17:50
Flora Brovina

Shumë do të deshironte I madhi I letrave shqipe, Faik Konica të demantohet në konstatimin e tij se: ”Shqiptarët janë armiq të vetvetës”. Edhe pas 20 vitësh nuk po ka birë nane që e nxjerrë këtë vend nga errësia . Kosova është bërë si Han, që pak kush e ka paramenduar si të tillë.Shumë të keqija zunë vend për gjithë këto vite, në vend të të mirave. Secila ditë e cila po kalon po është më e zezë së tjetra.

Lexues të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës: a keni vesh më ndegju, a keni sy me pa, dhe a keni krenari që po lejoni të luhet më fatin e juaj? !

Po të kthehemi të ndodhia e fundit ndër më të turpshmet sigurisht të pas luftës. Ky Parlament I cirkusantëve  ku shumica nuk  e kan vendin aty ,në mbledhjën e fundit na bën sërish prrallë më tupan. Ansamblistja e PDK-së, Flora Brovina për të cilën grua shumica  e qytetarëve kan pasur respect, e ka dhi punën më ka krejt ,duke publikuar një foto të dyshimt për dhunimin e  një shqiptareje  nga  disa ushtarë serb.Se çfare ishte motivi I gjithë kësaj maskarade një Zot e din, por një publikim I tillë nuk justifikohet në asnjë menyrë. Po flitet në opinion së dikush qendron mbrapa një publikimi të kësaj fotografie të turpit, po që nuk arsyetohet një gjë e tillë nga një grua  tashmë në moshë.

Ajo nuk është e re që të mashtrohet dhe manipulohet për interesa të kujdo qofshin ato.Sigurisht së një publikim I tillë hyn edhe  në vazhdën e prodhimit të aferave të ndryshme , për ta zhvendosur vemendjën e opinionit të gjërë  public nga gjendja e mjerë ekonomike dhe politike, në të cilën është katandisur vendi . Kjo  ka mundësi  të lidhet edhe më faktin që të shtyhet puna e  Gjykatës Speciale , të cilën e prum vet të dera .Kaluan 20 vite dhe kjo klasë politike nuk kishte kohë  që të padiste Serbinë më bazë për gjenocid pranë TPI-së, siq e bën kur ishte koha Bosnja dhe Kroacia. Madje edhe Serbia gjenocidiale vuri kunder padi në Gjykatën e Hagës kunder Kroacisë.  

Tek tash gjoja u ka ra ndërmend ta nxjerrin një rezolutë në Kuvend për themelimim e një Gjykate Ndërkombëtare kunder Serbisë  , që është gadi e pa realizueshme. Duket ashiqare së kjo punë po behët më shumë për poena politik. Edhe diqka krejt në fund. Dikush me dashje apo pa dashje na la kopilin te dera, pas prazentimit të suksesshem , në Amerikë ,të Vasfije Krasniqit për dhunimet e grave shqiptare gjatë luftës , e cila pas lajmit për publikim të fotografisë nga zonja Brovina  ka shkruar në Tëittër:” që mos e përdorni dhëmbjën tonë për fitime Tuaja”. ”Ma plasët zemrën” ka shkruar ajo, siq u plasën edhe zemrat e shumë grave të dhunuara nga çetnikët serb. Duket së kjo gjë shumë do ti kushton Kosovës dhe shqiptarëve …Dhashtë Zoti qe jo…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...