A po dështon ligji për legalizimin e armëve në Kosovë

Opinione

A po dështon ligji për legalizimin e armëve në Kosovë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 maj 2019 Në ora: 23:12
Ismail Muçiqi

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, kohë më parë hartoi ligjin për legalizimin e armëve në Kosovë.

Në shumë tryeza dhe tubime u fol dhe u sollën shumë informata dhe analiza dhe raporte në të cilat u konstatua se në Republikën e Kosovës, në pronësin e popullatës të Kosovës, janë mbi 200,000 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ky potencial i armatimit paraqet rrezik përmanent për sigurin e qytetarëve të Kosovës. Për shkak të kësaj gjendje pati edhe vrasje dhe tragjedi të ndryshme nepër rajonet e Kosovës. Ku nga të cilat pësuan një numër i personave të pafajshëm

-Brengos fakti se këto armë i posedojnë shumë persona të ri dhe adoleshent, të cilët nuk kanë asnjë përvojë apo trajnim në menagjimin dhe përdorimin e tyre. Ky fenomen ka ndikuar dhe po ndikon edhe në acarimin e raporteve ndërnjerzore të qytetarëve dhe pasigurin individuale dhe familjare të tyre. Ligji për legalizimin e armëve i cili është në fuqi, deri më tani nuk solli rezultatet e pritura.

Nga numri i madh i armëve ku flitet se janë mbi 200.000, deri më tani janë legalizuar një numër shumë simbolik i tyre.

Kjo ngecje vjen në rend të parë si mungesë e vetëdijes qytetare si dhe mos aktiviteti i mjaftushëm i organeve kompetente të cilat nuk zhvilluan aktivitet të mjaftushëm në sensibilizimin e popullatës që përmes legalizimit të armëve të eliminojnë rrezikun dhe pasojat që mund të paraqesin këto.

Është mëse e nevojshme që Shoqëria Civile, mjetet e informimit, organet kompetente të siguris përkatësisht Ministria e Punëve Brendshme, ti kordinojnë aktivitetet në mënyrë që ky ligj të zbatohet deri në fund.

Shtrohet pytja: Ç'ka i duhet dhe si mund ti besohet të riut apo adoleshentit pa përvojë, pa trajnim, pa njohuri në fushën e sigurisë të mbajë apo të manipuloj me armë të ndryshme?

Këto sollën edhe viktima në shumë rajone të Kosovës.

Andaj në fund po theksojmë se përpos angazhimit në edukimin dhe vetëdisimin e popullatës, ligji i miratuar për legalizmin e armëve në Kosovë, duhet zbatuar po kompromis në mënyrë që të parandalohen rreziqet dhe pasojat që mund të vinë nga mbajtja dhe përdorimi i armëve të njerzëve jo kompetent dhe jo profesional.

Populli i Kosovës mjaftë ka vuajtur nga vëlla vrasja dhe belat të cilat shumë familjeve u kanë shkaktuar dhimbje, vuajtje dhe mallkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat