Jo Milaim, flej dathë (z`bathur)!

Opinione

Jo Milaim, flej dathë (z`bathur)!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 19 maj 2019 Në ora: 14:02
Milaim Zeka

Në nivelin qendror :

- LDK-ja është e madhe karshi tjerëve, përkatësisht oponentëve në skenën & n'spektrin politik të vendit,

- Partia m'a e madhe n'Parlement, me grupin m'a t'madh parlamentar,

Në nivelin lokal :

Qeverisë më pushtetin lokal, n'shumicën e Komunave të Republikës së Kosovës.

LDK-ja, për injorancën tuaj Milaim Zeka & Co, prinë në të gjitha sondazhët serioze-kredibile ; në besim, mbeshtetje & përkrahje nga qytetarët lojal të Republikës së Kosovës, përkatësisht, gëzon besimin & mbështetjën e shumicës absolute të qytearëve shqiptarë të Republikës së Kosovës.

Milaim!

LDK-ja, hiq një pjesë të PSHDK-së, është i vetmi subjekt politik, i organizuar & shtrirë mirëfilli në gjithë Republikën e Kosovës dhe n'botën shqiptare jashtë Atdheut, me një program politik : nacional-shtetëror që tre dekada veprimi e funksionimi n'sherbim të kombit & atdheut,

- LDK-ja, ka një kushtetutë t'mbrëndshme që quhet Statut dhe një Rregullore pune, të cilat s'bashku determinojnë, derivojnë & sanksionojnë funksionimin normativ & funksional si parti politike e qendrës së djathtë, tanimë edhe anëtare PPE-së.

- LDK-ja, ka një shtrirje horizontale & vertikale me një subordinim shembullor, gadi n'perfeksion ; nga Nëndegët dhe deri tek KP-ja,

Ka organët drejtuese ; legjitime & lagale, deri të Kryesia, KP-ja Kryetari i saj, shtetari i dëshmuar, ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, i dalë nga zgjedhjët demokratike dhe vota e lirë e Kuvendit të Pergjithshëm Zgjedhor i LDK-së.

Milaim Zeka & Co !

Juve tjerët me përjashtime të vogëla, kryesisht vini nga grupime interesi, mafio-kriminale dhe struktura agjenturore anti-shqiptare & anti-shtetërore, prej mengjesit deri n'mbrëmje : err & terr...!

- Jeni klientelë e kapo-bandave n'pushtet dhe n'shtetin e kapur të Kosovës : SHIK & PRONTO !

- Jeni n'strukturën e oligarkisë sunduese në të gjitha fushat, sferat dhe poret e jetës n'Republikën e Kosovës...

- Votuesit tuaj, janë qytetarë të cilëve i'u imponohet dhe kushtëzohet vota, janë makineri votuese e kapësve të shtetit.

- Votuesit tuaj, janë "armatë" parapolitike, e shtrirë në sajesa e konstrukte monstruoze, në të ashtuquajtura shoqata & organizata të dala e të pas-dala nga lufta e (pa) lufta...!

Millaim, NISMA & PAN-i !

Qytetarët e Kosovës, po i shtyni gjithënjë e më shumë : t'mendojnë ma bark dhe jo me tru, e tmerrshme kjo !

- Ata që s'pranojnë nënshtrimin e poshtërimin deri n'përulje, po kerkojnë shtigje t'reja, duke e i'a kthye shpindën familjës, vendlindjës & atdheut dhe duke marr botën n'sy, edhe kjo e tmershme Milaim !

Krimi, korrupsioni & kontrabanda, po lulëzojnë nën sistemin kleptokratik & nepotist të PAN-it, pjesë e kontrabanduar në NISMA, je edhe vetë Milaim deputeti i kontrabanduar, edhe kjo, jo pak e tmershme ...!

Ti Milaim, atë që shanë, fyenë & denigron n'mengjes, e shpallë Hero në mbrëmje, edhe e kundërta, ky është morali yt Milaim deputeti...!

Të pyes Milaim Zeka :

Dhe s'sheh alternativë këtij pushteti të kapo-bandave ?

Dhe s'është LDK-në, alternativë e një kaste kriminale n'kapje të shtetit dhe të tre pushteteve të ndara ( Legjislativ, Ekzekutiv & Gjyqësor) ?

Dhe s'sheh alternativë qeverisjen e vendit nga i vetmi aset nacional-shtetëror siç është LDK-ja dhe bota e saj akademike me plote energji, dije dhe invencion ?

Çfarë dhe kush jeni Ju ?

PAN-i, LISTA SRPSKA+PSD-ja, jeni m'a shumë në numër, por m'a pakë t'votuar nga vullneti Sovranit, andaj pushteti i juaj ka burimin në blerje & vjedhje votash, në kontrabandim dhe në diskriminim "pozitiv", si të tillë jeni legal por jo legjitim n ‘qeverisjen (lexo:sundimin) e vendit.

Ruajeni dhe mbajeni sikur sytë ballit, bashkëqeverisjen (sundimin autokratik) të Kosovës me Serbinë armike, produkt i Vuqiqit & Thaqit.

Mbajeni largë, sa ma largë, ndikimin, faktorizimin & Sovranin.

Mbi të gjitha ; pushteti i jua j(huaj) mbi Kosovën dhe shqiptarët, kjo është logjika e PAN-it të pazëvendësueshëm sipas teje n'Kosovën martire.

Një gjë di :

Po i'a beni mirë argatin padronit, "aferim" !

Ti s'do s'kuqësh kurr Milaim, as NISMA dhe as PAN-i për dëmin që po i shkakëtoni vëndit, ngase ; ata që skuqën kanë moral, sedër e njerëzi...

Deficite tjera s'po u'a përmendi, ato dihen e shihen sheshazi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat