Arritja për t'i përçarë shqiptarët nga Vuçiqi u realizua - Bota Sot
Arritja për t'i përçarë shqiptarët nga Vuçiqi u realizua

Opinione

Arritja për t'i përçarë shqiptarët nga Vuçiqi u realizua

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 20 maj 2019 Në ora: 13:52
Aleksandar Vuçiq

Bashkpunëtorët të regjimit të Millosheviqit po e realizojnë ëndrrën e kamotshme të parëve të tyre: Përçaj shqiptarët e shkeli me dy këmbët...

Më së miri apo më e kuptueshme se bashkëpunëtorët e rregjimit të Sllobodan Millosheviqit ndal nga dal po e realizojnë deshirën e kamotshme të parëve të tyre, Drazh Mihajlit, Aleksandër Rankoviqit e deri te Vuçiqi, Daçiqi, Markoviqi, e deri tek Lista Serbe, që më së miri treguan zgjedhjet e fundit për katër komunat serbe në Kosovë.

Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë vlerësuar të qetë dhe pa probleme ecurinë e djeshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe. Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Në një konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur të dhënat nga dalja e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme, ku deri në ora 19.00 kanë votuar gjithsej 42.42 për qind.

“Në 87 vendvotime të komunave janë mbyllur të gjitha me kohë në ora 19.00. Sipas të dhënave preliminare nga terreni, procesi i votimit në këto katër komuna është zhvilluar pa ndonjë problem. Ju njoftojmë se të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme e shfrytëzuan 24.595 apo 42.42 për qind qytetarë me të drejtë vote nga gjithsej 57.983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet e tetorit deri në të njëjtën kohë kishin votuar 23.981 votues apo 41.90 për qind. Kjo është dalja sipas komunave: Leposaviq 41.57 për qind, Zubin Potok 50.74 për qind, Zveçan 48.17 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 38.74 për qind”, tha Daka.

Arritja për t'i përçarë shqiptarët nga Vuçiqi u realizua

Në rast se kemi parasyesh gjendjen politike në Kosovë dhe në Shqipëri,njëherit në pes vete politikë të mbrenshme,të dy shtetet shqiptare të acaruara tej mase, tani, të njëjtë përçarje (po ju duket pak), ato të mbrenshmet, tani kanë filluar ato shtetërore në mes veti Kosove Shqipëri, që po ia mundësojë Serbisë të hellë valle deri te realizimi i ëndrrave të tyre.

Kjo edhe ia mundësoi Gjuriqit, që i ka dy fjalë pas rezultateve të zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë”, ka deklaruar ai fillimisht.“Ky është dështim dhe mos sukses i atyre që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe dështim i përpjekjeve të Prishtinës, që përmes kandidimit të shqiptarëve, të marrë kontrollin mbi veriun”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media, në Beograd.

Sipas rezultateve të para, Lista Serbe ka fituar me nga rreth 95 për qind në të katër komunat në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.Serbia po pretendon; hiç më pak se 10 komunat serbe por edhe korridore të posaçme të lidhjes së tyre me Serbinë. Për shqiptarët e mbetur në “pjesën tjetër”, vetëm “autonomi deri në qiell”.

Vojislav Sheshel Kryetari i Partisë Radikale serbe të rregjimit Millosheviqjane vazhdon t’i paraqesë projektet e veta serbomëdha në territoret e huaja pavarësisht se këto projekte dhe përpjekjet për realizimin e tyre, shkaktuan qindra-mijëra viktima në ish –hapësirën e ish- Jugosllavisë.

“Unë nuk do ta quaja kufizim. Unë e kam quajtur ndarje ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Nëse ata në Kosovë nuk mund të jetojnë bashkë, atëherë ata mund të ndahen dhe në një numër të organit të partisë sonë Velika Srbija (Serbia e madhe) kemi publikuar hartën e mundshme të kësaj ndarjeje”, ka thënë ai.

Vojislav Sheshel u propozon shqiptarëve “autonomi deri në qiell”

“Shqiptarët le të kenë autonomi deri në qiell. Policia serbe të jetë në vendkalimet kufitare. Shqiptarët nuk mund të kenë ushtri. Nëse e quajmë autonomi, le të jetë ajo më e madhja, nëse duan ta kenë buxhetin vet, sistemin e vet tatimor, le t’i kenë të gjitha të veta dhe Beogradi fare të mos përzihet në punët e tyre, vetëm organet doganore le të jenë në vendkalimet kufitare. Pra, kjo është liri e plotë, ndërsa a do ta pranojnë këtë padronët e tyre, mbetet për t’u parë. Mund ta kenë edhe monedhën e vet nëse ndokush do të ketë besim në të. Madje, unë do t’i lija të merrnin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Nëse bën Skocia, Irlanda Veriore, Uellsi, munden edhe ata, as që merakosem për këtë. Por nuk ka ushtri, nuk ka anëtarësim në KB, në UNESCO në Interpol”, ka qenë i prerë në dëshirën e vet Shesheli.

Ndryshe sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Jo rastësisht KFOR-i Frances u stacionua (menjëherë pas terheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territorit të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Kosova, ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Më së miri apo më e kuptueshme se bashkëpunëtorët e rregjimit të Sllobodan Millosheviqit ndal nga dal po e realizojnë deshirën e kamotshme të parëve të tyre, Drazh Mihajlit, Aleksandër Rankoviqit e deri te Vuçiqi, Daçiqi, Markoviqi,e deri tek Lista Serbe, që më së miri treguan zgjedhjet e fundit për katër komunat serbe në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...