Një inspektim shumë i rrezikshëm - Bota Sot
Një inspektim shumë i rrezikshëm

Opinione

Një inspektim shumë i rrezikshëm

Nga: Milazim Maraj Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:17
Milazim Maraj

Si sot njëzet vjet më parë nga Rrasa e Koshares u nisëm në drejtim të Ujezës. Pasi u bënë të gjitha përgatitjet dhe ngritja për vigjilencë u nisem. U nisem bashkë me kom e batalionit –II-Fadil Hadergjonaj, Komandantin e njësisë”Pit Bull” Marko Mejer, Jashar Dobra dhe Skënder Feta. Rruga ishte shumë e pjerrtë.

Kaluam pranë pozicioneve që i kishin pasur serbet më parë. Kërkohej kujdes nga se mundë të kishte mina. Qëllimi i këtij inspektimi, ishte studimi për të mbyllur harkun për mes të cilit futeshin ushtria serbe dhe jepnin koordinata për granatime të pozicioneve tona. Po i ofroheshim majës së Ujezës komandanti vërejti dy ushtarë të veshur me uniformë të zezë. Fillimisht menduam që janë ushtarët tonë, por më vonë konstatuam që janë serb dhe po jepnin koordinata nga ai pozicion të guri i kufirit C-1. Posa dolëm në hapësirë të zhveshur u fiksuam nga vëzhguesit serb na vërejtën, pas pak filluan granatimet në drejtimin tonë. Vraponim më një ritëm të koordinuar pas shpërthimit të granatave deri të krizma kurë nisej granata tjetër dhe përsëri shtriheshim. Arritëm gati në kodër ku pastaj nuk mundë të na fiksonin.

Një granatë ra në afërsi tonë 1,m dhe nuk shpërtheu, Marko filloj të numëroj deri në 10 dhe tha: ” faleminderit e dashur”. Arritëm të bunkerët e betonit të vendosur nga ushtria shqiptare. Tani më ishim të sigurt. Qëllimi i daljes në këtë pikë ishte studimi i hollësishëm i lëvizjes tonë përpara duke pasur parasysh edhe trekëndëshin kufitarë. Kjo ishte një pikë e përshtatshme për të vendosur veprimet tona te radhës. Atë ditë provuam edhe antiplumbin e Komandant Fadilit që ia kishin blerë vëllazëritë e vet dhe ia kishin dërguar nga Gjermania, rezultatet ishin pozitive, plumbi 7.62 nuk e depërtoj. Në radiolidhjen tonë u dëgjua (Jokeri) komandant i Go-3. Rrustem Berisha, ai kërkoj që ne të takohemi në Ujezë. Vazhduam rrugën në drejtim të tyre. U takuam, bashkë më Kom. Berishen po thuaj së ishin pjesa më e madhe e shtabit të Go-3 edhe shefi oprativ kol. Adem Dahri dhe Kryeshefi Anton Quni.

Komandant Fadili e njoftoj më gjendjen dhe arsyen pse kishim dalë në atë lartësi. Pas përfundimit të takimit dhe hartimit të planit të veprimit vazhduam për në Padesh dhe nga Padeshi në Rrasë të Koshares. Komandantet e kompanive sollën raportet e luftës për këtë ditë. Ushtria jonë kishte treguar nivel të lartë të përgjegjësisë dhe disiplinës ushtarake. Informata e parë dhe shumë e mirë,në këtë ditë nuk kishim fare humbje. Ushtria jonë kishte vrarë 5 ushtarë serb. Ushtaret tonë që kishin zhvilluar luftime në Zonën “B” kishin sjellë:

jelek kundër plumb, radiolidhje të tipit motorola, bateri rezervë, 1. granatë hedhës, 1. zola, 1. palë dylbi, 3. pushkë automatike, mjaftë municion, nga zona “A” . jelek kundër plumb, . pushkë automatike, . radiolidhje, 1. plan operativ dhe një deshifrues të sinjaleve, municion dhe 4 bomba dore. Operacionin në këtë sulm e ka komanduar komandanti i Kompanisë-II- Bjeshka -. Ramadan Bajra. Komandant Bajra e përgëzuam për suksesin që kishte arritur në këtë sulm, u lavdërua edhe nga komandantet e kompanive tjera, për operacionin e suksesshëm.

Pas këtyre raporteve u mbajt takimi më komandant të Kompanive, secilit ju dhanë shënimet nga plani operativ serb dhe deshifruesi i sinjaleve. U bisedua edhe për planin tonë te veprimit për datën 1.05.1999. Më këtë rast u njoftuan edhe për zgjatjen e krahut të majtë të vijës së zjarrit në zonën “A”, arsyeja dhe qëllimi i këtij plani. Takimi përfundoi, pyetje nuk kishte. Të shihemi më fitore të reja nesër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...