Farsa PAN-Pornografike për Tribunalin Nderkombëtar!

Opinione

Farsa PAN-Pornografike për Tribunalin Nderkombëtar!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:09
Fatmir Bajraj

Janë "pjekur" kushtet për Tribunal Nderkombëtarë për krimet serbe n'Kosovë, andaj s'thuhet koti : "Punët e mira viijnë kadal-dale", vetëm kurajo & seriozitet n'veprime e n'vendime !

- Mjaftë ka pritë Bashkësinë Nderkombëtare dhe Serbinë armike, krahu i "luftës", që ato t'a formojnë një tribunal ndërkombëtar për të ndjekë, gjykuar & dënuar krimet & gjenocidin serb mbi Kosovën dhe shqiptarët, por ato heshtën dhe nuk dënjuan t'a kryejnë detyrimin...!

U deshtë t'kalojnë rreth dy dekada, derisa krahu i "luftës" definitivisht t'vijë n'pushtet, t'marrë "frënjtë" në dorë, dhe fatin e vendit.

Dorën n'zemër, krahu i "luftës", i bëri m'a herët edhe veti një Gjykatë Speciale për krimet e pretenduara të ish krerëve të UÇK-së, edhe pse iniciativa dhe vullneti, ishte n'Beograd, e vendimi n'Parlamentin Europian, por Gjykata Speciale është e Kosovës dhe ka t'bëjë me qytetarët e Kosovës dhe vetëm selinë e ka në Hagë.

Por mos t'harrojmë!

Atëherë krahu i "luftës" ishte n'pushtet, por s'kishte gjithë pushtetin të koncentruar n'duarë të veta, deri n'ardhjën e PAN-it n'kapje totale t'shtetit, pra duke lënë jashtë pushtetit të gjithë shqiptarët (LDK & VV) që s'e kanë asnjë "meritë" në "luftën" për çlirimin e Kosovës.

Dhe me ardhjën e PAN-it dhe konceptin "pornografik" të zhvillimit të shtetit, erdhën ditë ma "t'mira" për fatët tona dhe të vendit, duke fuqizuar edhe nismën për Tribunal Ndërkombëtarë për krimet dhe gjenocidin serb n'Kosovë!

Pse ky Tribunal i PAN-Pornografisë pas 20 viteve?

Arsyetë janë t'panumërta, por neve veqojmë disa prej tyre:

Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, për dy dekada respektuan armikun ( i forti respekton armikun), ngase i njëjti ishte detyruar t'a lëshojë Kosovën dhe të terhiqëj nga tokat e okupuara shqiptare, pas nderhyrjes ushtarake të NATO-së,

Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, priste që Serbia si armike shekullore, të ngriste me vullnetin e saj një Tribunal Ndërkombëtarë për krimet & gjenocidin që kishte krye ndaj një vendi fqinjë dhe një populli që mëtonte & synonte lirinë,

- Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, për shkak të respektit edhe për viktimat dhe familjarët eviktimave, kishte pritë që sadopak, të zbehët dhimbja, pakësohen vuajtjët dhe plagët të sheron koha,

- Krahu i "luftës, alias PAN-pornografia, për 20 vite, kishte pritë që familjarët e viktimave të mos përballën n'Tribunal Nderkombëtarë me kriminelet ordiner serb të cilët kishin krye krime dhe gjenocid mbi popullsinë civile (gra, pleqë & fëmijë), ngase një përballje e tillë nuk do i kthente n'jetë të vrarët e t'maskruarit, por veq sa do shtonte vuajtjët dhe urrejtjën për armikun,

Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, ishte kujdes, që ngritja e Tribunalit Nderkombëtarë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, mundësisht të mos rastisë në asnjë deshmitar të gjallë, i cili do jepte deshmi kredibile për krimet & gjenocidin,

Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, ishte kujdes, që kur të ngritet një Tribunal Nderkombëtarë për krimet dhe gjenocidin në fjalë, të mos gjendet dhe as kapët asnjë kriminel dhe autor i krimeve, dhe t'njëjtat të vjetërohen dhe të harrohen me kohën...!

Krahu i "luftës", alias PAN-pornografia, ishte kujdes që kur të vije koha për punë të "mëdha & t'mira" për Kosovën dhe shqiptarët, të kenë me veti edhe armikun si hisedar, andaj, formuan këtë bosht të së "mirës" n'bashëqeverisje : PAN & Lista Srpska!

Ky koalicion qeverisës, PAN & Lista Srpska me shefat : Kadria, Ramushi & Radojqiqi, dhe Kryeshafat ; Hashimi & Vuqiqi, kanë ndermend, të kryejnë edhe punë tjera : "t'mira & t'mëdha", për Kosovën dhe shqiptarët.

Mos t'harrojmë!

Paralel me themelimin e tribunalit "nderkombëtar" për krimet & gjenocidin serb n'Kosovë, Pan-pornografia & Lista Srpska, e kanë edhe copëtimin e Kosovës, i cili për momentin ; është stopuar nga "armiqtë" e Kosovës dhe "miqtë" e Serbisë së madhe...!

Vetëm një gjë të jet e qartë dhe e kthjellët sikur loti:

T'mos dyshojmë në sinqeritetin & seriozitetin e nismetarit Veseli për Tribunalin,

T'mos themi se PAN-pornogafia e ka me hile & sherr,

T'mos themi se një gjë e tillë, është e vonuar, s'ka mbeshtetje nderkombëtare,

T'mos themi se Tribunal Nderkombëtarë formon Bashkësia Nderkombëtare, e jo një gjysëm parlament i një vendi që mohon vetën...!

Vetëm shihni, kush qendron pas inociativës?

Kënd ka mbrapa dhje,

Çfarë "t'mira" i sollën vendit?

Atëherë hiqet çdo dilemë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat